Connect with Us

Studim mbi kushtet e vështira të punës për gazetarët shqiptarë

Politikë

Studim mbi kushtet e vështira të punës për gazetarët shqiptarë

Publikuar

-

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Organizata Citizens Channel publikuan sot një studim, mbi tregun e sotëm të medias dhe kushtet e punës së gazetarëve të rinj.

Studimi zbuloi se pjesa dërrmuese e reporterëve të rinj shfrytëzohen nga drejtuesit e mediave gjatë të mbiquajturave praktika pune, duke cënuar dinjitetin dhe pritshmëritë e tyre.

Mbi 85% e gazetarëve të punësuar në media thonë se e kanë gjetur vetë këtë mundësi ose i kanë referuar të njohurit e tyre.

Vetëm një gazetar thotë se ka aplikuar për vendin e punës. Mbi 60% e studentëve të punësuar thonë se nuk kanë një kontratë të nënshkruar me punëdhënësin.

Ndërsa mbi 26% e gazetarëve të punësuar me kohë të plotë pohuan se nuk kanë një kontratë të nënshkruar më punëdhënësin.

Të pyetur “nëse janë thirrur ndonjëherë nga punëdhënësi i tyre për të diskutuar çështje të kontratës së punës”, shumica e gazetarëve të intervistuar, ose afro 60% e tyre, u përgjigjën jo.

Afro 30% e tyre thanë se janë informuar pak ose aspak mbi detyrimet që punëdhënësi ka ndaj tyre, të përcaktuara në kontratën e punës.

“Është krijuar një mentalitet në profesionin e gazetarit, ku kontrata e punës në shumicën e herëve merret si e mirëqenë dhe nuk kërkohet të ketë një proces negocimi përpara, apo edhe thjesht diskutimi për çështje të kontratës. Të dhënat tregojnë se punëdhënësit dhe punëmarrësit, nuk janë pro-aktivë shumicën e herëve për të diskutuar çështje të kontratës” – thuhet në studim.

Mbi 30% e studentëve të gazetarisë të punësuar me kohë të plotë në media thonë se nuk po paguhen rregullisht për punën e kryer. Madje edhe mbi 18% e gazetarëve profesionistë thonë se nuk po paguhen rregullisht për punën e kryer.

“Problemi kryesor mbetet pamundësia e tyre për të lidhur kontrata pune si afat-shkurtëra ashtu edhe afat-gjata. Në shumicën e rasteve këto kontrata janë të cënueshme lehtësisht nga ana e punëdhënësit ose nuk ekzistojnë fare. Nuk ekzistojnë kurrfarë garancie për gjithë punonjësit e medias, sepse disa punojnë pa kontrata, dhe disa kanë kontrata fiktive” – Roden Hoxha, përfaqësues i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Sondazhi me afro 500 studentë të gazetarisë në Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër, 50 gazetarë profesionistë dhe 16 menaxherë mediash zbuloi se afro 3/4 e gazetarëve pohuan se u janë shkelur të drejtat dhe se nuk kanë patur kontrata pune në periudhën e provës, ndërsa 1/3 e të anketuarve pohuan se nuk po paguhen rregullisht për punën e kryer.

Mbi 80 për qind e gazetarëve profesionistë pohojnë se kanë pasur një periudhë prove para se të punësoheshin me kohë të plotë. Sipas studimit, mbi 80% e gazetarëve profesionistë thonë se kanë pasur një periudhë prove para se të punësoheshin me kohë të plotë.

Afro gjysma e tyre pohuan se kjo periudhë ka zgjatur tre muaj, ose më shumë se tre muaj. Mbi 70% e gazetarëve profesionistë pohuan në sondazh se nuk kanë pasur një kontratë të nënshkruar për periudhën e provës me punëdhënësin, ndërsa 50% e gazetarëve profesionistë thonë që nuk janë paguar për periudhën e provës.

Pagat dhe oraret janë shkaqet më të shpeshta të mosmarrëveshjeve me drejtues të redaksive. “Afatet e tejkaluara të orareve te punës shihen si një gjë normale nga menaxherët e medias dhe çdo reagim i gazetarëve në këtë pikë shihet si pretendim i tepërt” – thekson studimi.

Pronarët apo menaxherët e mediave u përgjigjën në shumicë se nuk kanë asnjëherë problem me pagat, apo vonesa, por gazetarët profesionistë pohuan se situata me vonesat në paga është përkeqësuar, krahasuar kohë më parë.

LEXO EDHE:  E vërteta sipas Edit

Vetëm dy nga 16 prej tyre përmendin krijimin e pavarësisë editoriale si kusht i rëndësishëm për të pasur një gazetari cilësore, ndërsa shumica përmendin mënyrën e drejtimit, mjediset e punës dhe marrëdhëniet mes stafit.

“Gazetarët e rinj thonë se problemi më i madh në tregun e punës janë pagat dhe oraret e tejzgjatura, ndërsa pronarët përgjigjen krejt tjetër, se pagat vijnë në kohë, se nuk kanë patur kurrë vonesa. Tema se gazetarët marrin trajtim të dobët në redaksi ka mbetur si legjendë se ata ashtu gjithmon ankohen, por ne duam ta bëjmë këtë një temë debati konkret për të diskutuar më njëri tjetrin” – tha Lorin Kadiu, përfaqësues Organizatës Citizen Channel.

Studimi është pjesë e projektit mbi “Përmirësimin e Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare”, që mbështetet nga Bashkimi Europian, Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

Shumica e studentëve të gazetarisë, afro 39% të të anketuarve, pohuan se dëshirojnë të nisin një karrierë në televizion pas përfundimit të studimeve, por ka edhe një rritje të përqindjes së studentëve që duan të punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun.

Mbi 70% e gazetarëve profesionistë u përgjigjën se “kanë pasur raste gjatë përvojave të punës, që kanë menduar se iu janë shkelur të drejtat”, dhe shkeljet kanë të bëjnë me punë jashtë orarit, mospagesa në kohë, mos-nënshkrimi i një kontrate pune. Mbi 20% e studentëve të gazetarisë përgjigjen se “kanë pasur raste gjatë përvojave të punës, që kanë menduar se iu janë shkelur të drejtat”, të llojit mos-nënshkrim kontrate, mbajtja në periudhë prove për më shumë se 3 muaj dhe mospagesa pas periudhës së provës.

Studimi vëren se vonesat në pagesa janë më të zgjatura në rastin e studentëve sesa në rastin e gazetarëve profesionistë. Numri i studentëve që punojnë dhe që i marrin rrogat me vonesa 3 mujore, 6 mujore apo edhe një vit, është më e madhe sesa përqindja e gazetarëve profesionistë, për të cilët shumica e vonesave në paga janë për periudha një mujore.

“Tregu mediatik është i tejngopur, përtej nevojave të vendit dhe jashtë logjikës ekonomike. Kemi 12 TV me formatin lajme 24 orë, kemi 56 TV të tjera, kemi 20 gazeta të përditshme, kemi 200 TV kabllorë, kemi 3 platforma digjitale; të gjitha këto janë për një publik 2.7 milionë banorë. Këto nuk funksionojnë si treg, se përndryshe do të duhej të kishte falimente” – tha pedagogu i gazetarisë Lutfi Dervishi.

Sipas studimit, shumica e themeluesve/menaxherëve të mediave të intervistuar thonë se nuk kanë marrëveshje të nënshkruara bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë, për qëllimin e praktikave të studentëve, por disa prej tyre pranuan që kanë marrëveshje bashkëpunimi joformale me disa nga institucionet e arsimit të lartë për praktikat e studentëve të gazetarisë.

Menaxherët e mediave u shprehën se kanë vullnetin e mirë për të pranuar studentë për praktika profesionale por identifikojnë ‘frikën nga tatimet’ si pengesë për këtë sjellje pasi ka paqartësi për përcaktimin ligjor dhe detyrimet e medias për rastet e praktikave të studentëve.

Studimi sjell një pamje të plotë mbi aspiratat e gazetarëve të rinj, përballë përvojave dhe mundësive konkrete për praktika profesionale dhe zbulon probleme reale nëpër redaksi lajmesh, ku sfidat kanë të bëjnë nga etika profesionale e deri tek trajtimi dinjitoz i punonjësve.

Ai pasqyron pikëpamjet e grupimeve të ndryshme si studentët, gazetarët, menaxherët dhe pronarët, ndaj bëhet një ndihmesë të madhe për të gjithë aktorët dhe institucionet që mund të angazhohen në përmirësimin e situatës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbulohet çfarë e lidh Bashën me presidentin Macron

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte njeriu që “dënoi” për të paktën edhe 20 vitet e ardhshme rrugë europiane të Shqipërisë, ç’ka do të thotë se çelja e negociatave e cila në fakt nuk është futje në Bashkimin Europian, por një hap pranë saj dhe do të dojë të paktë 10-15 vjet të shtyhet fillimisht me jo më pak se 5 vite. Pa pasur ende një vendim, Shqipëria do të vazhdojë të endet në rrugët e saj të panjohura, me kushte pa kushte duke qenë pjesë e betejave të politikave të ndryshme të Europës, SHBA, Rusisë apo dhe Turqisë.

Por, përtej kësaj ka një tjetër fakt që bie në sy, një entuziazëm i pa përmbajtur i opozitarëve të Lulzim Bashës dhe një urrejtje e pa përmbajtur e Rilindasve të Edi Ramës. Por çfarë i lidh dhe çfarë i ndan palët me njëra tjetrën?
Tifozët e Rilindjes së Edi Ramës e kanë shpallur Macronin një armik, njeri të paaftë, kanë filluar ta shajnë dhe ta urrejnë, ndërsa tifozët e Republikës së re të Lulit po e shpallin Macronin një hero edhe pse ai e dënoi Shqipërinë, një njeri që tha të vërtetën për vendin tonë.

Në fakt e vërteta e Macron është disi ndryshe, është një betejë e brendshme brenda BE dhe një influencë e Gjermanisë brenda saj, është një sjellje tjetër e një populisti që kërkon ta shohë ndryshe ecjen përpara të BE-së me një projekt që në fakt ka disa kushte që shkojë edhe tek ngushtimi jo tek zgjerimi i BE. Tek një influencë me e madhe që duhet të kenë disa vende dhe zgjerimi i cili pasojat e para i ka lënë me futjen e Bullgarisë, Rumanisë dhe disa vendeve të tjera të BE të cilat në fakt për hir të se vërtetës nuk kanë performuar ashtu siç duhet.

Por duke lënë mënjanë këto detaje, le t’i kthehemi faktit se çfarë e lidh Lulzim Bashën me Emmanuel Macron.
Ashtu siç përmenda dhe më lart, ditët e fundit fansat e Republikës së Re të Lulit e kanë shpallur Macron një hero, megjithëse disa kohë më parë ai ishte një burrë i poshtër, një socialist i ndyrë i cili duhej larguar nga pushteti dhe këtë e kanë thënë po këta të Republikes së Re të Lulit.

E thanë kur në Francë filluan protestat e jelekverdhëve e cila ishte starti i një qëndrese të tyre për shkak të disa taksave që vendosi Macron në lidhje me naftën.
Protestat filluan në Francë dhe nga Shqipëria bëhej tifozllëk kundër Macron dhe po ta shihje se kush bente tifo, kryesisht ishin Lulzimsat të cilat si fansa të Republikës së Re që duhet të vinte në pushtet pas protestave të fuqishme të Lulit, e mbështesnin atë dhe kërkoin të nxisnin opinionin publik shqiptar se me protesta mund të arrihej në fitore.

LEXO EDHE:  E vërteta sipas Edit

LEXO EDHE:  VIDEO/ Si përfundoi historia e sherrit mes Çiljetës dhe gazetareve?

Një shembull që u mor ishte protesta e banorëve të Unazës së Re , të cilët prej disa muajsh qendrojnë kundër qeverisë e cila kërkon t’iu prishë shtëpitë e tyre pa leje për të zgjeruar këtë Unazë.
Gjithashtu, ata u morën si shembull dhe me jelekë u veshën disa qindra banorë të kësaj zone për t’i larguar ndoshta siç e quajti dhe Luli atëherë, provokatorët nga radhët e Rilindjes apo policisë.
E pra, ajo çfarë e lidh Bashën me Macronin është thjesht dhe vetëm urrejtje, asgjë më shumë sesa kaq.
Macron është një socialist i dalë nga radhët e tyre i pavarur që më pas u zgjodh president me një frymë populiste ndoshta duke u votuar dhe nga të djathtët deri diku në Francë pasi mundi LPE në një garë të fortë.

Luli dhe të tijët që sot bërtasin “urra urra” për Macron janë ata që deri dje e shanin dhe e sulmonin duke e mbështetur jelekverdhët që ishin kundër tij dhe shembullin e jelekverdhëve e morën edhe në Shqipëri kundër Ramës, ndërsa sot çuditërisht Macron është heroi që edhe pse e la Shqipërinë për të paktën 15-20 vite jashte BE, duhet lavdëruar edhe pse dje shëmbullin e protestave kundër tij, partia e Lulit e kishte simbol.

Asgje tjetër veç urrjetjes nuk e bashkon Lulin me Macron. Ata janë të ndryshëm nga njëri tjetri, Macron ka politikat e vendit të tij, tenton të sillet si një i majtë populist që kërkon të mbledhe vota që Francën e ka të parën, ndërsa nga ana tjetër Luli është thjesht dhe vëtëm një mashtrues i vogël që ndryshe flet njëherë dhe ndryshe flet njëherë ashtu siç vjen sitauata për interes të pushtetit që kërkon ta marrë në tavolinë. Asgjë më shumë sesa kaq, thjesht dhe vetëm lëvizje mashtruese, momentale pa asnjë strategji të qartë besimi në opinionin publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pse nuk protestojmë kur humbet Shqipëria, por kur na thërret partia?”

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit për çeljen e negociatave, ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thotë se presidenti dhe kryeministri duhet dorzëzonin çelsat.

Sipas tij, sot opozita shqiptare duhet të ishte në shesh, azilantën shqiptar duhet të vishnin jelekët e verdhë në Paris dhe parlamenti duhet të shpërndahej.

“Ku janë Monika dhe Lulzimi që përfitojnë nga izolimi? Mos prisni që të protestojnë sepse ata po festojnë.
Ata përfitojnë nga izolimi. Jashtë BE nuk u kërkon llogari askush.
Nuk do ngrihet as SPAK dhe as VETING. As reformë zgjedhore nuk do të ketë.
Rrini të qetë o milet i verbër. Fundja nga shpulla franceze: Humbën 4 milion shqiptar dhe fituan 4 zuzar”, shkruan mes të tjerash Spahiu.

Postimi i plotë:
Pse nuk protestojmë kur humbet Shqipëria por kur na thërret partia?
Kreshnik Spahiu*
Sot Opozita shqiptare duhet të ishte në shesh,
Sot nacionalistët shqiptar duhet të ishin para ambasadës Franceze.
Sot shoqëria civile duhet të ndizte Tiranën.
Sot azilantën shqiptar duhet të vishnin jelekët e verdhë në Paris.
Sot intelektualët duhet ti apelonin gjithë botës.
Sot qeveria duhet të jepte dorheqje.
Sot parlamenti duhet të shpërndahej.
Sot presidenti dhe Kryeministri duhet dorzëzonin çelsat,
30 vjet mashtrim dhe premtime.
30 vjet fobi ndaj ndërkombëtarve.
Këto ishin frutet e pemës që mbollën 3 dekada.
Shqipëria përfundimisht jashtë Europës si kombi më i përçmuar nga rracizmi francez, hollandez etj.
Ku janë ata militantë që kur rrezikon Berisha dhe Meta të burgosen e djegin Tiranën?
Ku janë ata idiotë që nuk shohin se Berlini, Ëashingtoni, Roma, Brukseli e duan Shqipërinë më shumë se PD dhe PS-ja.
Ku janë ata që heshtin edhe kur SOROSI e mbron më shumë se politikanët tanë Shqipërinë?
Ku janë Monika dhe Lulzimi që përfitojnë nga izolimi?
Mos prisni që të protestojnë sepse ata po festojnë.
Ata përfitojnë nga izolimi.
Jashtë BE nuk u kërkon llogari askush.
Nuk do ngrihet as SPAK dhe as VETING.
As reformë zgjedhore nuk do të ketë.
Rrini të qetë o milet i verbër.
Fundja nga shpulla franceze: Humbën 4 milion shqiptar dhe fituan 4 zuzar.
Ata as nuk do i burgos kush dhe as nuk i largon kush.
Në kurriz do i keni edhe për 20 vjet.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria duhet t’i jetë mirënjohëse Merkelit”/ Balla: Do të ketë reflektim dhe se deri në Samitin e Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla mori pjesë në seminarin e organizuar nga OSBE/ODIHR “Drejt parlamenteve me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut”.

Nisur nga situata kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk patën një përgjigje pozitive nga Këshilli i Europës, Balla u shpreh se të dy vendet e meritonin plotësisht dhe duhet të mos humbin aspak kohë por të vazhdojnë me reformat e nisura.

“Vendimi i Këshillit Europian, apo mosvendimi për të qënë korrekt, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk mori parasysh aspak progresin me reformat kryesore të bëra nga të dyja vendet gjatë viteve të fundit. Por ne gjithësesi duhet të vazhdojmë reformat e ndërmarra.
Dua ta nënvizoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i jenë mirënjohës Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, për atë që udhëhoqi në Këshill, sepse Gjermania bashkë me 24 vende të tjera që ishin PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Duke qenë se këtu jemi sëbashku me anëtarë të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, dua t’ju them se të dy vendet tona jo vetem e kemi anetaresimin në BE si aspiratë, por procesi i anetaresimit na ndihmon te permiresohemi si instrument.
Unë kam studiuar në Rumani, kur Rumania diskutonte anëtarësimin. Ata kaluan shumë më lehtë përgjatë këtij procesi dhe tani na kërkojnë shumë më shumë.
Por unë besoj se do të ketë reflektim dhe se deri në Samitin e Zagrebit për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Maj 2020, me siguri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisim bisedimet për anëtarësim”, u shpreh Balla.

LEXO EDHE:  E vërteta sipas Edit

LEXO EDHE:  Pse pija i “rinon” femrat në moshë…

Balla duke vlerësuar vendimin e Bundestagut gjerman dhe detyrat e lëna, nënvizoi si një çështje të rëndësishme ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryetari i Grupit të PS-së tha se brenda dhjetorit do të miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Brenda dhjetorit të këtij viti ne do të kemi miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meqënëse në këtë tryezë ka përfaqësues të shumicës por edhe të opozitës parlamentare, unë dua të shpreh nevojën që Shqipëria, brenda dhjetorit të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Këto janë pjesë edhe e detyrave të përcaktuara edhe nga Bundestagu, sepse nuk ka një matricë më të mirë të vlerësimit të progresit të Shqipërisë në rrugën e hapjes së negociatave, se sa vendimi i Bundestagut gjerman.
Apeli im, edhe për grupimet e tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, është që, përtej interesave politike që mund të kemi, adresimi i nevojave të ndryshimit të Kod Zgjedhor të rekomandimeve të ODIHR-it duhet të jetë i menjëhershëm.
Besoj që Krishtlindjet e 2019 dhe marrja e presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë, do të na gjejnë me ndryshime të miratuara në Parlamant”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE