Connect with Us

Reagime të ashpra pas zgjedhjes së Peter Handkes për Nobelin për letërsi

Kultura

Reagime të ashpra pas zgjedhjes së Peter Handkes për Nobelin për letërsi

Publikuar

-

Shpallja e austriakut Peter Handke si fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, u prit menjëherë me reagime të ashpra. Kritikët e quajtën atë mohues të genocidit, dhe vunë në pah lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin dhe deklaratat në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Zoti Handke ka marrë pjesë në funeralin e Millosheviçit.

Të enjten Akademia Suedeze njoftoi se Handke fitonte për vitin 2019,ndërsa autorja polake Olga Tokarczuk për vitin 2018.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku i tha Zërit të Amerikës se vendimi për t’i dhënë çmimin një mohuesi të genocidit dhe justifiluesi të Millosheviçit është një shuplakë për të gjitha viktimat e luftrave në Kosovë dhe Bosnje.

“A jemi imunizuar aq shumë ndaj racizmit, të pandjeshëm emocionalisht ndaj dhunës, aq komodë me mbajtjen me të mirë, saqë mund të anashkalojmë bindjet e dikujt që përputhen me axhendën e mbrapshtë të genocidit?”

Zonja Çitaku tha se shpreson që academia ta tërheqë vendimin.

“Arti, humanizmi dhe etika, janë dhe duhet të jenë të gërshetuara. Nuk ka dyshim që fituesit të këtij viti i mungojnë ato. Nëse jo atëherë Handke do ta varë medaljen e Çmimit Nobel pranë Urdhrit Kalorsiak Serb që i është dhënë personalisht nga Millosheviçi”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Shkrimtari Salman Rushdie, më i njohur për “Vargjet Satanike”, e kishte denoncuar Handken në vitin 1999 për qëndrimet e tij ndaj fushatave të Millosheviçit. Të enjten, ai iu përgjigj një postimi në Twitter të zonjës Çitaku.

“Unë kam shkruar për idiotësirat e Handkes para 20 vjetësh. Jam dakord me ju”.

Salman Rushdie

@SalmanRushdie

I wrote about Handke’s idiocies 20 years ago. I agree with you. https://twitter.com/vloracitaku/status/1182340335915143168 

Vlora Çitaku

@vloracitaku

Replying to @SalmanRushdie

Dear Salman, I believe you read the news about the latest laureate of the #NobelPrize for literature. I am shocked. It is a slap in the face of all the victims of #Milošević regime.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në një letër drejtuar Akademisë së Çmimit Nobel, shprehu indinjatën e saj, duke e quajtur Handken një eksponent të shquar të ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviçit dhe luftërave të tij gjenocidale në Ballkan,

“Si Akademi e një shteti të sapo krijuar mbi vlerat perëndimore të lirisë së popujve dhe institucion që edhe vetë ka vuajtur segregacionin dhe aparthejdin e një regjimi të urryer dhe luftën e tij shfarosëse, nuk kemi besuar se kaq shpejt do të përballemi me humbjen e kujtesës dhe amnistinë morale të atyre që mbështeten me aq pasion një vrasës të popujve, siç bëri laureati i juaj, Peter Handke”, thuhet në letër.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkruante në Twitter se “paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes të turpshme nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi vuloset si një vlerë e re”.

Edi Rama

@ediramaal

Never thought would feel to vomit because of a @NobelPrize but shamelessnes is becoming the normal part of the world we live🤮After disgraceful choice made from a moral authority like the Nobel Academy shame is sealed as a new value👎NO we can’t become so numb to racism&genocide!

Një nga gazetarët dhe shkrimtarët më të njohur boshnjakë, Zlatko Dizdarevic i tha shërbimit boshnjak të Zërit të Ameriksë, se nuk habitet.

LEXO EDHE:  Akademia suedeze mbron vendimin për Nobelin ndaj Peter Handkes

“Çmimi Nobel për letërsinë ka kohë që nuk është provë në vetvete e një cilësie të lartë apo madhështisë së punës së dikujt. Dhe meqë ra fjala, tetë vetë në historinë e Çmimit Nobel, e kanë fituar atë për çështjen palestinezo-izraelite dhe sot jemi më larg një zgjidhjeje se kurrë”, tha ai.

Analisti Florian Bieber i Universitetit të Gracit në Austri tha shërbimit serb të Zërit të Amerikës, se ajo që e bën zgjedhjet edhe më problematike është se idetë e Handkes pro nacionalizmit serb, janë reflektuar edhe në punën e tij.

“Ai ka këmbëngulur në mbrojtjen që i ka bërë pozicionit të atij që e ka quajtur pozicion serb, por unë do ta quaja pozicion nacionalist serb. Dhe kjo e bën dhënien e çmimit shumë problematike sepse nuk janë vetëm deklaratat e tij politike por i ka përfshirë në shkrimet e tij dhe tre libra, dy nga të cilët shënime udhëtimesh dhe një skenar pjese teatrale që reflektojnë këto pikëpamje”.

Çmimi Nobel për letërsi nuk ishte dhënë vitin e kaluar, pas akuzave për abuzim seksual dhe çështje të tjera brenda radhëve të Akademisë Suedeze, që zgjedh fituesin.

Problemet në Akademinë Suedeze, shpërthyen pas një skandali lidhur me Jean-Claude Arnault, një personalitet kulturor në Suedi, që është edhe bashkëshorti i poetes Katarina Frostenson, anëtare e akademisë./VOA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Akademia suedeze mbron vendimin për Nobelin ndaj Peter Handkes

Publikuar

-

Nga

Akademia Suedeze i doli në mbrojtje vendimin e saj për t’i dhënë çmimin Nobel për letërsinë për vitin 2019, shkrimtarin austriak Peter Handke. Sipas Akademisë ai ka bërë komente provokuese, por nuk ka mbështetur gjakderdhjen. Vendimi për t’i dhënë zotit Handke çmimin është pritur me kritika, përfshirë këtu edhe nga të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës të vitit 1995 të cilët kanë bërë thirrje që akademia të anulojë vendimin e shpallur javën e kaluar.

Në vitin 2006 zoti Handke kishte mbajtur një fjalim në funeralin e udhëheqësit të ndjerë serb Slobodan Milosevic, i cili vdiq në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë, lidhur me rolin e tij në luftërat në Ballkan në vitet 1990.

Peter Handke kishet shprehur gjithashtu mbështetje për udhëheqësit serbë të Bosnjës Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, të cilët u dënuan për genocid si dhe vrasje të më shumë se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në eklavën e Srebrenicës të mbrojtur nga OKB.

Në një artikull të botuar të enjten në të përditshmen suedeze

“Dagens Nyheter”, drejtuesi i Akademisë Suedeze Mats Malm pranoi se zoti Handke kishte bërë “komente provokuese, të papërshtatshme e të paqarta”.

Por ai tha se autori i “The Goalie’s Anxiety at the Penalty Kick” dhe “Slow Homecoming ” nuk ka mbështetur gjakderdhjen dhe se e kishte dënuar qartë masakrën e Srebrenicës.

LEXO EDHE:  Akademia suedeze mbron vendimin për Nobelin ndaj Peter Handkes

LEXO EDHE:  Akademia suedeze mbron vendimin për Nobelin ndaj Peter Handkes

Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë ose ndaj respektimit të barazisë së të gjithë njerëzve”, ka shkruar zoti Malm.

Akademia citonte një artikull të viti 2006 në gjermanisht të botuar në gazetën “Suddeutsche Zeitung” në të cilën Peter Handke shkruante se Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë kundër njerëzimit që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në vitin 2018 Akademia u detyrua të shtyjë dhënien e çmimit për letërsinë pas një skandali që çoi në dënimin për përdhunim të bashkëshortit të një prej anëtareve të Akademisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka akuzuar Akademinë për “zhvleftësimin e çmimit” duke ia dhënë atë Peter Handkes

dhe “duke bërë një skandal tjetër që do ta dëmtojë reputacionin e Akademisë për dekadat e ardhshme”, siç shkruante ai.

Vendimi i Akademisë është kritikuar gjerësisht në Shqipëri dhe Kosovë ku rreth 10 mijë shqiptarë janë vrarë si dhe rreth 1 milion u detyruan të largohen gjatë luftës së vitive 1998-99 zhvilluar nga forcat e Millosheviçit.

Munira Subasic, presidente e shoqatës Nënat e Srebrenicës

e cila përfaqëson të mbijetuarit e masakrës së 1995-s, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se vendimi i Akademisë Suedeze ishte “i turpshëm”./VOA

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ismail Kadare nderohet me çmimin “Nobeli Amerikan”

Publikuar

-

Nga

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan.

Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot.

I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar.

Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”.

LEXO EDHE:  Akademia suedeze mbron vendimin për Nobelin ndaj Peter Handkes

LEXO EDHE:  Akademia suedeze mbron vendimin për Nobelin ndaj Peter Handkes

Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj.

LEXO TE PLOTE

Kultura

17 vite larg Shqipërisë/ Ja çfarë ka ndodhur me jetën e Pavlina dhe Pirro Manit në Amerikë

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur Pavlina Mani dhe bashkëshorti i saj regjisori Pirro Mani janë zhvendosur në SHBA prej 17 vitesh.

Prej vitesh nuk kemi dëgjuar për ta pasi janë shkëputur nga skena dhe Shqipëria. Gazetari Dalip Greca së fundi ka vizituar dy personazhet e njohura në shtëpinë e tyre dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit e tij duke postuar disa foto.

“Sot paradite së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën siç dinë ata, me bujari dhe ngrohtësi. biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!” shkruan Greca. Fotot e aktores dhe regjisorit mund t’i shihni në galerinë e mësipërme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE