Kronika
Plumbat trondisin Kavajën/ Reagon policia, ja kush është viktima dhe i plagosuri

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnatës së mbrëmshme në Kavajë, ku një shtetas mbeti i vrarë me armë zjarri, dje një efektiv policie mbeti i plagosur rëndë.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në banesën e shtetases M. Q.
Mësohet se fillimisht ka qënë viktima që ka qëlluar me armë në drejtim të policit të burgjeve, ndërsa më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e vrarë me armën e shërbimit.
“Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.
Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ndahet papritur nga jeta Prokurori i Tiranës
Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti. Lajmin e ka konfirmuar vetë nipi...

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e...