Connect with Us

Përplaset makina me motorin/ Plagosen dy persona

Kronika

Përplaset makina me motorin/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik.
Mësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Paraprakisht, raportohet se të plagosurit janë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vijon “telenovela” Shullazi/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Nga

Gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij vijon të shtyhet.

Sot është shtyrë sërish seanca në Gjykatën për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mosformimi i trupës gjyqësore, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Kujtojmë këtu se procesi ka ngecur në Apel, prej më shumë se një viti, pasi Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.

LEXO EDHE:  Aksidenti i frikshëm në Bullgari/ Tre ministra japin dorëheqjen

LEXO EDHE:  Aksidenti i frikshëm në Bullgari/ Tre ministra japin dorëheqjen

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e gjysëm burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 21 vjeçarja në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Aksidentohet për vdekje 35-vjeçarja në Fier

LEXO EDHE:  E rëndë/ Aksidentohet për vdekje 35-vjeçarja në Fier

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO TE PLOTE