LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdornin fermën e braktisur për tharjen e marijuanës/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

10 Tetor 2019, 14:56, Kronika CNA
Përdornin fermën e braktisur për tharjen e marijuanës/

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas mediave fqinje të arrestuarit janë një 26-vjeçar dhe një 34-vjeçar identiteti it ë cilëve nuk bëhet me dije.

Ata u ndaluan nga policia në një fermë të braktisur, në Candiolo, e cila përdorej si laborator për tharjen e marijuanës.

Të dy shqiptarët u kapën në flagrancë ndërsa ishin duke tharë drogën, të gatshëm për të paketuar dozat.

Policia gjeti dhe sekuestori gjithashtu dhe 1500 rrënjë kanabis me lulëzim, me një peshë totale prej 22 kilogramësh./CNA.al

Lajmet e fundit nga