LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazari Rama-Basha për Gjykatën Kushtetuese, kalon nga Enkelejd Alibeaj

10 Tetor 2019, 10:01, Politikë CNA
Pazari Rama-Basha për Gjykatën Kushtetuese, kalon nga Enkelejd Alibeaj

Drejtësia e re, më shumë se një Reformë e thellë në sistemin e drejtësisë, duket se po përdoret nga politika, për pazaret e tyre, ku secila palë kërkon garanci në institucionet e reja.

Kohët e fundit ajo që bie në sy është fakti se Marsida Xhaferllari, gruaja e dytë e ish-deputetit demokrat Enkelejd Alibeajt, është një nga emrat që aplikon në shumë prej niveleve drejtuese në institucionet e reja të drejtësisë.

Marsida Xhaferllari, është një nga emrat që së fundi kandidon për të qënë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se dy emrat që drejtojnë lëvizjet e socialistëve për drejtësinë, Ulsi Manja dhe Engjëll Agaçi, janë ata që i në  pazar me Alibeajn po veprojnë për vendin që ka aplikuar Marsida Xhaferllari.

Lulzim Basha duket se po kërkon pazar me Edi Ramën, për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe emri më specifik që përflitet është ai i Marsida Xhaferllarit, gruas së dytë të Enkelejd Alibeajt.

Mesa duket, në këto momente të krizës politike, në vend të një reforme në drejtësi, me shumë gjasa po kthehet në një pazar të radhës.

Xhaferllari duket se është garancia e Lulit për të pasur këmbët në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ende duket se pazari vazhdon tërhiq e mos e këput.

Por, Alibeaj, Ulsi Manja dhe Engjëll Agaçi duket se janë treshja e pazarit të brendshëm politik, që çon tek Edi Rama dhe Lulzim Basha, goditjet e Reformës në Drejtësi./ CNA.al

Gruaja “ilegale” e Enkelejd Alibeajt/ Nga këshilltarja e të dashurit drejt Kushtetueses

Gruaja e pasur e deputetit demokrat/ Xhaferllari nga KLD drejt Kushtetueses

Nga gjytari i skandaleve tek “veglat e Don Agaçit”/ KED përfshihet në skandal  

Lajmet e fundit nga