Connect with Us

Paralajmërimi i frikshëm i Ngjelës/ Reforma zgjedhore, shok në politik

Politikë

Paralajmërimi i frikshëm i Ngjelës/ Reforma zgjedhore, shok në politik

Publikuar

-

I ftuar pasditen e sotme në “Top Talk” avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka folur edhe për Reformën Zgjedhore. Sipas Ngjelës kjo reform pritet të sjellë një shok në politik, ashtu sikurse dikur Reforma në Drejtësi me institucionet e drejtësisë.

“Reforma Zgjedhore do të sjellë shok në politik ashtu sikurse dikur Reforma në Drejtësi.

Qeveria aktuale sapo të fillojë reforma nuk do të jetë më qeveri. Pse pak shok të duket ky ty? Hetimi do të jetë i plotë. Do të jenë nën akuzë.

LEXO EDHE:  Krijimi i SPAK/ Ngjela: Politikanët janë të frikësuar

Deri më sot kanë vepruar si deshën, po ashtu sepse mungon Gjykata Kushtetuese. Ne nuk kemi kushtetutë, kemi një qarkore antikorrupsion. Dhe vetëm pasi të mbarojë korrupsioni do të ndryshojë Kushtetuta. Jam i bindur se reforma do të funksionojë.”, ka thënë ndër të tjera avokati Ngjela./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“A ekziston në BE një rast si ky?”/ Pas dështimit të negociatave, Berisha i kujton Ramës audio-përgjimet

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar edhe njëherë pas vendimit negative të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave. “A ekziston ne BE apo Europe nje shembull, nje rast si ky?”, pyet Berisha ndjeksit e tij teksa postimin e tij e shoqëron me një meme, për t’iu rikthyer edhe njëherë historisë së audio-përgjimeve, ku eksponentë të lartë të PS, Policisë së Shtetit dhe krimit të organizuar përfshihen në shit-blerjen e votës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një dorëheqje e mundshme e Zaev do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Portali maqedonas TetovaSot transmeton se burime qeveritare bëjnë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen në muajin Mars të 2020.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev duke njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar se  reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ A do të krijohet dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ A do të krijohet dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?

Vendimi i Zaev është mbështetur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahemti, i cili u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas Ahmetit, zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë pas “jo-së” për negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Respekt për të huajt, por s’mund të na shajnë motrat dhe nënat”/ Nuk përmbahet Klevis Balliu

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar “JO-në” që mori Shqipëria për çeljen e negociatave.

Teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, Balliu theksoi se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Sa të jetë Edi Rama nuk hapen negociatat dhe këtë ia kam thënë dhe kolegëve të mi që lëvizin në çdo cep të Europës. Nuk e ka fajin Macrom për inkriminimin e shtetit.

Rama duhet të japë dorëheqjen se është një kryeministër i kapur nga krimi i organizuar. Moshapja e negociatave është një fatkeqësi kombëtare dhe fajin e ka vetëm ky njeri. Përgjegjësi kryesor dhe i vetëm është vetëm Edi Rama.

Aksioni i opozitës ka qenë deri tani tejet i fortë me sakrifica të jashtëzakonshme. Ne s’kemi plan të mbëjmë pas. Rama bën mirë të dorëhiqet ndryshe do të hiqet njësoj si janë hequr kryeministra të tjerë në botën perendimore.

Kjo qeveri kishte vetëm për të hapur negociatat dhe kishte vetëm 4 kushte, ky i bëri 9 kushte.”, theksoi Balliu.

LEXO EDHE:  Avokat Spartak Ngjela duhet të arrestohet!

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ A do të krijohet dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?

Duke vijuar më tej, Balliu foli dhe për protestën e banorëve të “Astirit” si dhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt.

“Si u bllokonka rruga kur Erion Veliaj bën vrap, e nuk u bllonka kur qytetarët protestojnë për të mbrojtur shtëpiat e tyre!

Ajo është një zonë tejet e nxehtë! Erion Veliaj në muajin e dytë, bëri një takim fallco me qytetarë fallco në bashki dhe thoshte se këta janë banorët e unazës. Unë ftoj komunitetin ndërkombëtarë të vijnë dhe të flasin me ata banorë.”

Lidhur me deklaratat e Borchardt, Balliu u shpreh se ai ishtë një gjest shumë i ulët dhe peticioni do të vijojë.

“Ai ishte një gjest shumë i ulët dhe i turpshëm. Një gjest prej militanit të Partisë Socialiste. Peticioni ka shkuar me qindra dhe do të vijojë. Ne kemi shumë respekt për të huajt por jo të vini të na shani motrat dhe nënat.”, u shpreh Balliu në  “Mbrëmja në ABC”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE