Connect with Us

“Nobeli iu dha mbështetësit të Millosheviçit”/ Spiropali: Falë Zotit nuk është gjallë Hitleri

Politikë

“Nobeli iu dha mbështetësit të Millosheviçit”/ Spiropali: Falë Zotit nuk është gjallë Hitleri

Publikuar

-

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar, pasi çmimi Nobel për Letërsi iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke.
Spiropali thotëse Handke ka qenë një përkrahës i Millosheviçit, dhe ka qarë në varrin e tij.
“Nobeli për Letërsi iu dha Peter Handke, glorifikuesit të Millosheviçit, mbështetësit të genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit. Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri se Nobelin do e fitonte “Mein Kampf”-i. #TurppërKomitetin”, shkruan Spiropali në reagimin e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqipëtar mos rri po duku”/ Leonard Olli mesazh të fortë: Të ndalim diktaturën

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ndërsa kujton 20 shkurtin e vitit 1991, kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, e cilëson këtë si datën më domethënese, që sipas tij vrau frikën tek shqiptarët.

“20 Shkurti i vitit 1991 si një ndër datat më domethënëse te Shqiperise, dëshmoi pa ekuivok se atë ditë shqiptarët vrane friken, goditen në zemër diktaturen, duke rrëzuar e terhequr zavrrë simbolin me famekeq te saj, bustin e diktatorit.

Ky moment shënoi edhe zyrtarisht fundin e regjimit më të egër komunist në Europë, që për rreth 50 vite kishte vrarë shpresën dhe lirinë!”-shkruan Olli.

LEXO EDHE:  Fituesi i çmimit Nobel u kerkon falje femrave per komentin fyes

LEXO EDHE:  ‘Nxorri me këpucë të kuqe doganat’/ Blushi ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Spiropalin

Më tej, ai thekson se sot më shumë se kurrë historia rrezikon të ripërsëritet, prandaj Olli ka një mesazh të fortë për shqiptarët, ndërsa thekson se “Sot, më shumë se kurrë, qartazi kuptohet se historia mund të ripërsëritet dhe neodiktatura kërcënon frikshëm lirinë dhe shpresën. Është në dorën tonë dhe vetëm në dorën tonë në se do lejojmë diktaturën e urisë të na nënshtrojë apo ta ndalim ashtu si në 20 Shkurt të ’91! Shqipëtar mos rri po duku shqipëtar!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha kujton 20 shkurtin/ Edhe sot ka ende një qëllim madhor

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se 20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Basha shprehet se çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa.

“Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta do të shpërndajë parlamentin?/ Ish-ministri i vë “vulën” debatit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me debatet, nëse presidenti Meta mund të shpërndajë parlamentin.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani sqaron tre rastet kur Kushtetuta, parashikon shpërndarjen e parlamentit.

“Në përgjigje të gjithë gazetarëve dhe miqve në FB, megjithëse e kam sqaruar dhe më parë, në pamundësi për ta sqaruar për secilin veç e veç, po e sqaroj edhe njëherë “shpërndarjen e Kuvendit” sipas Kushtetutës.

Kuvendi mund të shpërndahet VETËM në tre rrethana:

1. Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës.

2. Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96.
3. Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit, sipas nenit 101.

Këto janë arsyet e vetme kushtetuese kur shpërndahet Kuvendi.

Proceduralisht, nisma për shpërndarjen e Kuvendit merret nga Presidenti vetëm kur Kuvendi i ri i pas zgjedhjeve nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri sipas nenit 96.

Në çdo rast tjetër, Presidenti vihet në lëvizje nga Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri.”-shkruan Manjani.

Sipas tij, në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë nuk përmendet “shpërndarja e Kuvendit” si detyrë specifike për Presidentin. Kjo është Kushtetuta e shkruar.

Por, Manjani thekson se çështja është se kjo Kushtetutë ka rënë, sepse është praktikisht është dhunuar aq keq sa nuk ke më nga ta kapësh për të gjetur kush ka të drejtë e kush jo.

LEXO EDHE:  “Skëndërbeun e ka Elisa”/ Rama “kapet” sërish me Spiropalin

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish sekretarja e përhershme e “Nobelit”

Më tej, Manjani shkruan se zbatimi korrekt i Kushtetutës kërkon qeverisje demokratike, të bazuar në zgjedhje të lira.

“Zbatimi korrekt i kësaj kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira; Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë.

Por, në realitet të gjitha këto kanë marrë fund!

Pyetja është si rivendoset rendi Kushtetues?

Mendimi im është vetëm me proces politik që çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme si fillim. Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti NORMATIV, sipas hierarkisë.

I gjithë korpusi ligjor i normave speciale, të veçanta apo të jashtëzakonshme, tipike këto për shoqërinë diktatoriale duhet SHFUQIZUAR dhe duhet ndaluar miratimi i mëtejshëm i tyre.

Kështu fillon. Por ka plot për të bërë….”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE