Connect with Us

“Një ruse më bën foto”/ Mitro Çela rrëfen ndodhinë buzë detit

Opinione

“Një ruse më bën foto”/ Mitro Çela rrëfen ndodhinë buzë detit

Publikuar

-

Nga Mitro Çela 

Me Ezmerkën. Xhiro. Bregut të detit. Fshati turistik “Laguna Blu”. Qerret. Deti një javë i thartuar. Sot deri qesh, duke huazuar metaforën e përdorur nga Maksim Gorki, babai i realizmit sovjetik në letërsi.
I them Ezmerkës:
-Më bën një foto?
Pasi shkrepi aparatin disa herë, i thashë:
-Dua edhe një tjetër foto. Dale të hipi mbi rrëshqitëse.
-Ke lujt nga fiqiri! Të të bëj foto ku luajnë kalamaj? Turp të kesh!
-Pse? Sipas Mao Ce Dunit mosha fillon 60 vjeç. I bie të jem 9 vjeç: Kalama!
-Harroje! Më vjen turp nga njerëzia!
Aty pari po kalonte një vajzë. Bionde. E kolme. Me bikini të ditëve të fundit. Dmth mbuluar vetëm vrimat.
-Po nuk ma bëre ti foton, i them çupës!
-Do bësh gazi i botës! Pa thënë që nuk ke surrat të flasësh me këtë peri!
Por e mori ferra uratën. Lashë Ezmerkën. Ju aftova çupës. Instikti më thosh që ishte ruse.
“Pazhallusta-të lutem”. I zgjata celularin. Kaq. Mu lidh gjuha për më tej. Për dy arsye. Së pari. Nuk më kujtoheshin fjalët rusisht. Së dyti. Më mbyti emocioni.
Për habi të Ezmerkës, çupa shkrepi aparatin. Vrava trutë dhe bëra tre pyetje, standart në rusisht.
1-Kak tebja zavut? Si të quajnë?
Tatjana
2-Gde zhivot? Ku banon?
Moskva.
3-Gde rabotajet! Ku punon?
Televizja Moskvu.
Doja të vazhdoja të ëmblën bisedë, por…
-Mitro! Na pret Denisa për kafe…
-Dasvidanja! Krasivaja djevoçka. Lamtumirë vajzë e bukur!
-Dasvidanja! Mielli drug? Lamtumirë mik i dashur!
-Pika burrit! Bën si adoleshent?!…/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Luftë kundër evazionit të pastrueseve

Publikuar

-

Nga

Nga: Klodian Tomorri

Qeveria e gjeti zgjidhjen e informalitetit. Kanë vendosur të ulin pragun e detyrimit për deklarimin personal të të ardhurave nga 2 milionë lekë në vit që ishte në zero.

Domethënë një pastruese që bën dy punë me nga 20 mijë lekë në muaj secila, qeveria do e detyrojë të plotesojë deklaraten vjetore të të ardhurave. Kjo pastruesja sot paguan zero tatim mbi të ardhurat. Por nga viti tjetër do paguajë 1300 lekë tatim ne muaj. Shpëtoi arka e shtetit.

Kjo eshte Republika e nxirjes së jetës. Imagjino pastruesen, elektricistin, hidraulikun, kamerierin që bëjnë nga dy punë të plotësojnë deklaratën e të ardhurave. Çmenduri!

Ti mund jesh punonjës sezonal. Për tre muaj bën dy pune, pastaj rri 4 muaj pa pune. Pastaj fillon prapë. Në fund të vitit do të shkosh tek Tatimet dhe do të dokumentosh të gjitha rrogat, që është një çarje Trapi edhe për ata që janë ekonomistë, jo më për njerëzit e thjeshtë. Efektet anësore të progresivizmit.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/ RËNIA E BUSTIT TË DIKTATORIT

Mbani ëithholdig ne burim dhe na lini rehat me këto, keni Perëndinë. Po ky është turp, plotëso deklaratën të të ardhurave me 40 mijë lekë të ardhura në muaj. Me kaq të ardhura, një familje është në kufirin e varfërisë, qeveria i thotë plotëso deklaratën vjetore që të marr 1 mijë lekë taksë në muaj unë.

Dërrmojini pastrueset dërrmojini. Se ata janë evazorët. Kurse pronarët e hoteleve dhe resorteve paguajnë zero lekë tatim fitimi, 6 për qind tvsh dhe hic taksë infrastrukturë.

Madje këtë vit kanë bërë dhe çudira të tjera aty në paketën fiskale. Përjashtohen koleksionistët e automjeteve nga tvsh-ja, janë të përjashtuar nga fitimi kapital dhe kanë rritur komisionin që i shkon drejtorisë së transportit rrugor.

Një koleksionist ka Shqipëria. Ndaj na duhen lekët e pastrueseve që të përjashtojmë nga taksat të pasurit. Të paktën, tregohuni të ndershëm. Verini emrin paketës fiskale se aq gonxhe sa e keni bërë, bën muuuu.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Armando Duka në stadium, përtej urrejtjes së kritikëve dhe dashurisë sezonale të brohoritësve

Publikuar

-

Nga

Nga Lorenc Vangjeli

Janë të rrallë njerëzit në Tiranë, qëndrimi ndaj të cilëve vendoset jo prej tyre vetë, por nga rasti, vullneti apo fati që qëndron në këmbë të huaja. Ata i duan dhe i urrejnë brenda çastit. I mallkojnë në një moment, dhe i bekojnë në momentin pasardhës. I adhurojnë dhe i përbuzin. I vrasin dhe i ngjallin.

Sepse kjo është magjia e futbollit.

Ky është horoskopi i futbollistëve, me të cilët, në një mënyrë të pabesueshme, lidhet edhe fati i trajnerëve dhe presidentëve të federatave. Armando Duka, president i federatës shqiptare të futbollit, është shembulli që ulërin si vërtetim i kësaj aksiome. Do të mjaftonte një gol i shënuar nga Shqipëria në Stamboll pak javë më parë dhe ai do të ishte shpallur pamëdyshje hero kombëtar në Tiranë.

Do të mjaftonte dhe madje do të tepronte, siç ndodhi katër vjet më parë, kur udhëtimi i ëndrrës që kombëtarja shqiptare bëri për herë të parë në kampionatin Evropian, e shndërroi Armando Dukën në arkitektin e një ëndrre kombëtare. Edhe pse ai nuk kishte qenë në fushë. Edhe pse ai nuk kishte shënuar asnjëherë dhe as nuk kishte shpëtuar portën nga golat. I tillë është futbolli dhe magjia e tij që çmend të mençurit dhe zgjon indiferentët. Por kur koha të kalojë dhe pasionet të kenë fatin e thëngjijve të ushqyer nga zjarri i pasionit të zakonshëm shqiptar, Armando Duka do të duhet të bëjë bilancin e tij në krye të federatës shqiptare të futbollit përballë atyre që e duartrokasin dhe atyre që e kritikojnë. Përtej vijës së padukshme mes dashurisë dhe urrejtjes, përtej gjithë debateve të diskutueshme për çdo gjë tjetër, Duka do të afrojë një bilanc të pabesueshëm: Shqipëria është bërë me tre stadium evropiane.

LEXO EDHE:  Mitro Çela tregon historinë e “frikshme”/ Ja çfarë më ndodhi te Liqeni Artificial

Elbasani në fillim, Shkodra dhe së fundmi Tirana, kanë stadium normal që mund t’i gjesh njëlloj edhe gjetkë në Evropë. Ishte fati i tij që u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur apo ishte edhe koincidenca e kësaj kohe me qeverisjen e një kryeministri atipik si Rama, kjo ka pak rëndësi. Tre stadiumet e ndërtuar në këtë periudhë, do të mbajnë në shkallët e tyre të gjithë ata që në fund të fundit, as nuk do të duan t’ja dinë se kush është Armando Duka. Një figurë plot dritëhijë, nga të paktët në Tiranë qe për shumë arsye duket simpatik kur tallet me arrogancë me qeveritarë dhe të bën t’i ulërish kur duket se mer me të mira tifozët sepse dashuritë hipokrite vrasin më shumë se urrejtjet e sinqerta.

Shumëkush do të donte të ishte sot në vend të Armando Dukës, i cili është personazhi që shënjoi emrin e tij në ndeshjen e parë të kombëtarës shqiptare në stadiumin e saj të ri. Fiton apo humb ka pak nevojë të diskutohet. Eshtë statistikë. U ndërtua si u ndërtua stadiumi, sa kushtoi dhe kush e projektoi, si u pagua apo si u ideua, këto jane cështje qe pak do të kujtohen nesër dhe pak kanë të bëjnë me atë cfarë do të ndodhë duke nisur me nesër në stadium. E rëndësishme është që përballë francezëve në tribuna, do të qëndrojnë qytetarë evropianë, në një stadium evropian, me pasaportë shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Rrëmbeni armët për dashnoren e Alibeajt!

Publikuar

-

Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pranë Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tiranës, përgjegjësja e Katedrës së Historisë Valentina Duka organizoi një konkurs për marrjen në punë të një pedagogu në departamentin që ajo drejtonte. Në fund u përzgjodhën 4 kandidatët më të mirë dhe mbi bazën e kritereve, fitoi jo i pari, jo i dyti, as i treti por i katërti. Djali që u rendit i pari ankimon vendimin e komisionit në Rektorat dhe përgjigjia që mori ishte mbresëlënëse:
-Ti skualifikohesh se nuk plotëson kriterin bazë. Duhet të kesh mesataren 9 ashtu siç është publikuar në njoftimin zyrtar!
Djali qeshi dhe u tregoi mestaren e studimeve të tij e cila ishte 9.8
Dhe Rektorati i kthen një tjetër përgjigje:
-Ne duam të rekrutojmë një kandidat me mesataren 9, me mestaren tënde 9.8 ti meriton një vend pune më të mirë. Shko apliko në Institutin e Historisë ose në Akademinë e Shkencave. Ti nuk je për pedagog!
Djali me mesataren 9.8 iku emigrant, ndërsa djali me mesataren 9 filloi punë pedagog. Edhe sot pedagog është por nuk e ka më dashnore atë femrën që e ndihmoi në vitin 2007…
2./
Kur presidenti i Republikës Ilir Meta bënte thirrje sot për armatosje popullate sepse Gjykata Kushtetuese qenka në rrezik, subkoshienca ime perverse shkoi direkt në Fier aty rreth vitit 2007 ku u njoh deputeti Enkelejd Alibeaj me gjykatësen Marsida Xhaferrllari. Kjo e fundit braktis provincën se dashnori i saj i ri u bë ministër drejtësie dhe filloi karrierizimin e saj me poste e ofiqe nga më të lakmuarat.
Deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse edhe Marsida edhe Enkelejdi si qenie humane gëzojnë të drejtat hyjnore dhe njerëzore të dashurojnë e te bashkëjetojnë. Më shqetëson fakti sesi Marsida kapërceu listën e kandidatëve për gjykatëse kushtetuese nga e katërta në të parën, shqetësohem gjithashtu edhe nesër kur juristi Enkelejd Alibeaj do përfaqësojë e do mbrojë opozitën në gjykatën më të lartë shqiptare dhe përballë tij do jetë duke shqyrtuar e duke dhënë vendimin për çështjen dashnore Marsida.
Ndoshta një ditë Marsida ashtu si pedagogu i Vali Dukës, mund ta divorcojë Enkelejd Alibeajn por kush pret aq gjatë. Aq gjatë sa të jetë bërë gjëma me vendimet e politizuara të gjykatës ku sot hyri kokëlartë Marsida dhe muajin tjetër do dali kokëulur.
Seç kam një parandjenjë që në dhjetor Marsida Xhaferllari fillon punë këshilltare juridike në presidencë se atje nuk e kap vettingu por do trishtohem sepse Enkelejd Alibeaj do shkojë përsëri te gruaja e parë. Jo në Mallakastër, jo në Fier por në mes të Tiranës. Përballë parlamentit te shtëpia ku hyri kollovar!/CNA.al

LEXO TE PLOTE