Kronika
Ngjarja që tronditi Kavajën/ Klodina Lala zbardh të shkuarën e errët të viktimës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Kavajës.
Gazetarja Klodiana Lala ka thënë për “BalkanWeb” se Dritan Haxholli, i cili humbi jetën pas sherrit me armë në ambientet e shtëpisë së Marsida Qataj, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Për pos faktit që ka qenë i dënuar me 13 vite burg për krime kundër personit dhe për trafikim lëndësh narkotike, Lala thekson se gjykata ndaj 41-vjeçarit kishte caktuar gjatë kësaj kohe edhe masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, me kërkesë të prokurorisë.
Kjo masë sigurie ishte caktuar ndaj viktimës pasi akuzohej për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për kundërshtim të forcave të policisë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ndahet papritur nga jeta Prokurori i Tiranës
Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti. Lajmin e ka konfirmuar vetë nipi...

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e...