Connect with Us

Ngjarja në Kavajë/ Kush është burri i Marsida Qatjas i dënuar në Gjermani, u akuzua nga Berisha si vrasës në 2015

Kronika

Ngjarja në Kavajë/ Kush është burri i Marsida Qatjas i dënuar në Gjermani, u akuzua nga Berisha si vrasës në 2015

Publikuar

-

Të tjera detaje vijojnë të zbardhen lidhur me ngjarjen e Kavajës ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos Bleda Toçi.
Ngjarja ndodhi në apartamentin e Marsida Qatjas e cila rezulton e martuar më një person i cili ndodhet i burgosur në Gjermani.
Sipas Ballkan Web, bashkëshorti i Marsida Qatjas është shtetasi Indrit Hyseni i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, emri i Indrit Hysenit është përmendur katër vite më parë dhe nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Në një denoncim në “Facebook”, Berisha shkruante se banda e kryebashkiakut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Birishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin. Berisha përmend emrat e kësaj bande, mes të cilëve është edhe Indrit Hyseni, që sipas ish-kryeministrit, sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.
“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e gjysëm burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 21 vjeçarja në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

LEXO EDHE:  Abuzimi në Kavajë/ PD kryqëzon Elisa Spiropalin

LEXO EDHE:  Dalin emrat/Muhaxheri dhe 4 terroristë shqiptarë u vranë nga ISIS

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga sekuestrimi i 1.3 tonëve kokainë/ Kamioni bëri dy ndalesa në Shqipëri, ndiqej me GPS

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje nga aksioni në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona. Bëhet fjalë për dy vëllezërit që porositën kontenierët me banana nga Amerika Latine Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferin e kontejnerëve Jovan Kosovic nga Mali i Zi, shoqëruesin e shoferit Jetmir Hebibin dhe shqiptaro-maqedonasin Rauf Ismani, i cili shoqëronte kamionin me një furgon.

Kompania e bananeve që transportoi drogën dhe që kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë, është “Baniks LTD”.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

LEXO EDHE:  Parandalohet një vrasje/ Arrestohet i rrezikshmi i Shkodrës

LEXO EDHE:  Abuzimi në Kavajë/ PD kryqëzon Elisa Spiropalin

Raportohet se shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa në Shqipëri, një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe.

Ndërkohë autoritetet italiane kishin zëvendësuar pjesën e madhe të kokainës dhe kishin vënë GPS në njërën prej pakove, deri në mbërritjen e destinacionit final./ CNA.al

LEXO TE PLOTE