Connect with Us

Nga Kolodian Tomorri/ Afera e kobshme që do të shembë sistemin energjetik

Opinione

Nga Kolodian Tomorri/ Afera e kobshme që do të shembë sistemin energjetik

Publikuar

-

Mendjet e mbrapshta nuk pushojnë asnjë ditë të vetme me planet e tyre për të grabitur asetet dhe paranë publike. I fundit që po vihet në jetë këto ditë është një skenar i kobshëm, i cili e shndërron sistemin energjetik të vendit në një piramidë financiare me fund të sigurtë, falimentin.

Në vitin 2017, qeveria shqiptare miratoi planin kombëtar për burimet e rinovueshme të energjisë. Për energjinë diellore, plani parashikonte që në periudhën 2018-2020 Shqipëria të ndërtonte centrale fotovoltaike me kapacitet total të instaluar 120 mega vat. Nga ky kapacitet, 20 mega u dhanë për centrale të vegjël me fuqi deri në 2 megavat, ndërsa pjesa tjetër do të ishin centrale të mëdhenj si i Akërnisë në Vlorë.

Ndarja e centraleve me fuqi deri në 2 mega dhe mbi 2 mega është një element kyç i planit. Sipas ligjit, në rastin e centraleve të vegjël deri në 2 mega qeveria garanton blerjen e energjisë për 15 vjet me çmimin stratosferik 100 euro për mega vat. Ndërsa për centralet e mëdhënj, çmimi përcaktohet me garë në momentin kur shpallet ankandi dhe në rastin e centralit të Akërnisë ai zbriti deri në 59 euro për mega vat.

Por çfarë ndodhi?
Menjëherë pas miratimit të planit në Ministrinë e Energjisë vërshuan kërkesat për leje centralesh deri në 2 mega, teksa njerëzit e lidhur me politikën por edhe biznesemenët e mëdhënj i panë këto centrale si një mundësi të artë biznesi për të nxjerrë fitime marramendëse. Por për shkak të faturës së rëndë financiare që ka blerja e energjisë nga centralet e vegjë për Operatorin e Shpërndarjes, licencat për këto centrale u kufizuan në vetëm 15 të tilla. Pjesa tjetër u kapacitetit ju dha centralit të Akërnisë.

Por teksa u duk se sistemi energjetik shpëtoi nga kërcënimi financiar i centraleve diellore, gjithcka ndryshoi në mënyrë të papritur. Deputetët biznesmenë brenda Partisë Socialiste dhe oligarkët e lidhur me të arritën ta çajnë digën.

Dy muaj më parë, pa zhurmë dhe në mënyrë të beftë qeveria miratoi planin e konsoliduar kombëtar të burimeve të rinovueshme për periudhën 2019-2020. Në mënyrë të papritur, në plan u vendos që për dy vitet e ardhshme, kapacitetet e energjisë diellore të shtohen edhe me 490 megavat vat të tjera.

Por çmenduria nuk mbaron këtu. Dy javë pas miratimit të planit, përmes një urdhëri të datës 16 shtator, Ministria e Energjisë ka ndarë se nga ky kapacitet, 290 mega vat do të jenë centrale të vogla deri në 2 mega dhe pjesa tjetër do të jenë centrale të mëdha. Ky është kërcënimi më I madh për qëndrueshmërinë financiare të Shqipërisë. Llogaritë e kolapsit janë të thjeshta.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/A janë të realizueshme premtimet e qeverisë?

Sipas strategjisë për energjinë e rinovueshme, një central diellor me fuqi 2 mega prodhon mesatarisht 3200 mega vat energji në vit. Kjo do të thotë se 145 centralet e parashikuara për tu dhënë në dy vitet e ardhshme do të prodhojnë 464 mijë mega vat energji.

Tani fatura financiare. Blerja e kësaj sasie energjie me çmim 100 euro për mega do t’i kushtojë OSHEE-së 46.4 milionë euro. Por në tre vitet e fundit çmimi mesatar i energjisë nga importi ka qene vëtë 65 euro. Rrjedhimisht sikur kjo sasi energjie të merrej nga jashtë OSHEE do të paguante vetëm 30 milionë euro. Pra për çdo vit qytetarët shqiptarë do të paguajnë 16.5 milionë euro më shumë, faturë abuzive përmes Operatorit të Shpërndarjes. Dhe për 15 vitet e ardhshme fatura totale e abuzimit shkon në 250 milionë euro.

Kjo nuk është shaka, por një bombë financiare e cila do të shemb përdhe të gjithë sistemin energjetik të vendit dhe financat publike të shtetit. Kujtoni zhurmën që ekspertët e partisë socialiste kanë bërë për çmimin me të cilin OSHEE u ble energji heceve private. Ai çmim është vetëm 6.5 euro për mega mbi çmimin e importit. Ky i voltaikëve është 35 euro për mega mbi importin.

Në fakt edhe brenda vetë mazhorancës kjo çështje ka hapur debate të mëdha. Të paktën pjesa ende e përgjegjshme që ka mbetur brenda Partisë Socialiste po e kundërshton planin si çmenduri. Dhe kjo është me të vërtetë një çmenduri financiare, që duhet ndalur një orë e më parë. Në të kundërt, Shqipëria do të shembet përdhe nga falimenti buxhetor ose shqiptarët do ta paguajnë energjinë më shtrenjtë se në Suedi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Pasojat e revoltës së 2 marsit, çfarë po synon Ilir Meta dhe parashikimet e kobshme të analistëve

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Pata –

Pas shpalljes së revoltës së 2 marsit, kur Ilir Meta, siç tha publikisht, do t’i bjerë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, komentatorët e analistët kanë nisur të parashikojnë pasojat e mundshme.

Të cilat duket se kanë një kolorit të gjerë resonance, nga përplasja civile, pra rikthimi i molotovëve ndaj Kryeministrisë, apo edhe më shumë se kaq, e deri tek eleminimi fizik i Ramës, që e përmendi Frrok Çupi.

Por realisht duket se është një fotokopje e 2017-s dhe 2019-s, kur opozitat braktisën institucionet dhe dolën në rrugë.

Një vit më parë ndodhi e pandodhura në Shqipëri, që ishte dalja totale e opozitës nga çdo përfaqësim politik institucional, me logjikën për të bllokuar Parlamentin e me synimin për të krijuar kapsllëk institucional, që mund të prodhonte një zgjidhje të negocuar drejt një qeverie jashtë parlamentare e zgjedhje të reja, sipas kushteve të Metës e Berishës.

Një pjesë e madhe e analistëve vunë bast që nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor dhe këtë e thanë aq me pathos, sa vunë në lojë edhe kredibilitetin e tyre profesional.

Kur më 30 qershor zgjedhjet u zhvilluan dhe madje normalisht, kënga ndryshoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe ata që thanë të kundërtën as u skuqën e as u zverdhën, po ndryshuan këngën.

Kishte nga ata që paralajmëruan edhe vrasje politike, si pasojë e daljes nga sistemi të një pjese të kastës politike. Por natyrisht nuk ndodhi asgjë.

Po më 2 mars çfarë do të ndodhë, përveç presionit, nëse Meta shpërndan Parlamentin me dekret Bulevardi dhe niset të futet në Kryeministri?

Sipas gjasave, do ketë skena tensioni si ato të një viti më parë apo edhe më shumë, në varësi edhe të përgatitjes së forcave të rendit.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Kardhiqi, preludi i unazës

LEXO EDHE:  Gazetari i Top Channel sulmon Andi Bushatin/ Paratë që u vodhën në Bankën e Shqipërisë financuan portalin tënd

Por synimi apo pasojat janë thjesht që ky tension të ndikojë në vendimarrjen e Samitit të Zagrebit për hapjen e negociatave.

Një vendim pozitiv i vendeve anëtare pas dhënies së 1.15 miliardë eurove për rindërtimin duket se konsiderohet si kob për Metën në radhë të parë, por edhe për qarqe të tjera të opozitës, pasi ata kështu e kanë nisur kauzën e tyre, si një përplasje fatale me Ramën.

Meta synon t’i heqë kryeministrit të paktën një arritje.

Ndryshe do të ishte sikur ata ta kishin zhvilluar këtë opozitë si një alternativë e Edi Ramës, ku mund të kishin korrur konsensus edhe më shumë, madje mund të kishin qenë aktorë kryesore, si në 1.15 miliardëshin e rindërtimit, ashtu edhe në hapjen e negociatave me BE-në.

Kështu ndodhi më PS-në në 2008, kur kreu i grupit parlamentar të saj, Valentina Leskaj, ishte në delegacionin shqiptar kur u dha ftesa për anëtarësim në NATO.

Ndërsa ambasadori amerikan Uithers, e cilësoi Ramën një javë para atij vendimi si “burrë shteti”, pasi nuk e përdori politikisht tragjedinë e Gërdecit.

Rama nuk erdhi në pushtet një vit më pas, edhe pse doli parti e parë, si pasojë e koalicionit Meta-Berisha. Politika nuk është gjë tjetër veçse dialektikë e zhvillimeve të atyre që një klasë mbjell çdo ditë.

Kjo lloj opozite ka mbjellë vetëm erën e zhurmën dhe është e ditur që do të korrë vetëm furtunën, që siç para një viti erdhi nga jashtë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Grusht shteti, por jo si thotë Meta!

Publikuar

-

Nga

ilir meta

Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të majtës e së djathtës, politikë a facebook janë ndarë dysh: Ka grusht shteti në Shqipëri – nuk ka grusht shteti në Shqipëri. Meqë “bombën” e lëshoi Ilir Meta, ata që janë me Metën, edhe kur nuk e dinë ç’është, betohen se ka! Ata që janë kundër Metës, edhe kur e dinë ç’është, thonë se nuk ka grusht shteti të Ramës.

JEMI EDHE NE!

Me avokatin Altin Goxhaj, vite më parë , po shumë më përpara, kur Presidenti i sotëm ndante tepsinë me Edi Ramën, kemi denoncuar grushtin e shtetit me të cilin Edi Rama ka kapur gjithë pushtetet.

Thjesht për ish njeriun e Metës, Brahon e Ramës që e quan sot  qesharak këtë nocion, se “Rama e ka pushtetin tashmë”, le të sqarojmë pak se ç’është kjo gjëja:

Grushti i shtetit është uzurpim me forcë a mjete jodemokratike të një pushteti nga një diktator, ushtarak a grupim politik. Ndërkohë në Shqipëri:

1. Kemi uzurpimim e Parlamentit me ndihmën e kryetarit të ish opozitës dhe fabrikimit të një opozite fasadë që s’përfaqëson askënd.

2. Uzurpimin dhe kontrollin e plotë të sistemit gjyqësor përmes të ashtuquajturës “Reformë në Drejtësi” të cilën, ndryshe nga sa qe paraqitur në publik, na e pohoi se e ka kërkuar dhe bërë ky vetë e jo të huajt. Në emër të saj tashmë u bënë jo muaj por vite që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese e pa gjykatë të lartë. Për rrjedhim, ligjet NUK KA AS KUSH I INTERPRETON E AS KUSH I KTHEN MBRAPSH KUR JANË TË GABUAR, TË PADREJTË pse jo edhe KRIMINALË

LEXO EDHE:  Gazetari sulmon Ramën/Ide perverse për ministrat, gangsterë e të fortë në qeveri

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Enigma 180 milione euro

3. Përmes shpopullimit masiv e sistematik të vendit dhe zëvendësimin e të ikurve me emigrantë nga vende të mjera të planetit.

4. Në kundërshtim me aspiratën për ” identitet dhe bashkim kombëtar” që ende kemi në kushtetutë, ka anashkaluar Kosovën për një marrëveshje okulte me një vend aspak mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve: Serbisë. Marrëveshje që e ka shpallur si nismë të tijën e jo të imponuar prej BE apo SHBA.

Pa vazhduar me të tjerë argumenta, kthehemi tek konteksti i sotëm.

Dosja e GRUSHTIT TË SHTETIT me të cilin Edi Rama ka uzurpuar çdo pushtet në vend është kyçi që çmonton ESTABLISHMENTIN e për rrjedhim edhe OLIGARKINË në Shqipëri. E kemi artikuluar, bashkë me avokatin Goxhaj se VETËM kushtet e një grushti shteti bëjnë nul ligjet, aktet, kontratat e PPP – ve, përmes të cilave Edi i Gjithëpushtetshëm i ka shitur të ardhmen e vendit një oligarkie tepër të dyshimtë për vet ekzistencën e Shqipërisë e më tej, kombit shqiptar.

Ky “kofini pas të vjelave” që lëshoi Meta është po aq kriminal sa vetë GRUSHTI I SHTETIT nëse përdoret thjesht si sllogan për të motivuar edhe një tjetër protestë a valë protestash. Kauzës kyçe për ndryshimin rrënjësor të politikës shqiptare as Meta e askush s’ka moral ta përdorë si një trap për të hedhur lumin! Do të thotë: PA NJË DOSJE TË PLOTË PENALE, CIVILE E ADMINISTRATIVE, PARAQITUR INSTITUCIONALISHT BE, SHBA E INSTITUCIONEVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE, çdo përdorim i termit “GRUSHT SHTETI” është shërbim ndaj Edi Ramës për shkak të zhvleftësimit dhe degradimit të konceptit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

Publikuar

-

Nga

Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një tabor mbështetësish të Edi Ramës po i bien më fort se kurrë daulleve të propagandës. Ashtu sikurse ndodh në regjimet më totalitare në histori, ku thuhet se luftën e fitoi Stalini, pallatet i ndërtoi Çaushesku, digat e hidocentraleve i ngriti Enveri, e gjitha po tenton të shitet si një meritë personale e njeriut të vetëm që simbolizon mbarë kombin.

Natyrisht, në raste të tilla edhe politikanë të tjerë, që i lënë një vend shumë më të vogël në aktivitetin e vet propagandës, reken t’i përdorin në favor të tyre ngjarje të tilla. Por në Shqipëri, ajo që ndodhi në Bruksel, po shndërrohet në karikaturë duke mbytur çdo lloj debati tjetër.

Sot, ne nuk dimë ende se sa nga ato para të premtuara janë doancione dhe sa kredi, madje edhe antarët e kabinetit qeveritar japin shifra të ndryshme. Sot, ne nuk dimë se sa aftësi ka Shqipëria për t’i thithur ato para në mënyrë që borxhi të mos shkojë kacafiu. Sot ne nuk dimë se sa e zonja është administrata jonë për t’i përvetësuar ato grante. Sot quhet herezi të përmendësh se eksperienca botërore tregon se vetëm gjysma e parave të premtuara mbërrijnë në destinacion.

Debatit racional dhe të ftohtë i janë mbivendosur klithmat me hosanna për liderin global. Në vend që të diskutohet se çfarë u arrit realisht në Bruksel, këtu çirren se si ishte përbetuar Rama se do t’i nxirrte paratë nga fundi i dheut; në vend që të kthjellohen shifrat, këtu i qahet halli liderit që ishte zgjuar i vetmuar natën e 26 nëntorit; në vend që të flitet se sa para është e mundur të mbërijnë në destinacion, këtu evokohet kalvari i Ramës, që duhet t’i gjente budallenjve dhe gratë e humbura pas tërmetit; në vend që të parashikohet se kur futen njerëzit në shtëpitë e reja; këtu glorifikohet roli i aktorit – lypsar për t’i  marrë para arabëve.

LEXO EDHE:  Gazetari i Top Channel sulmon Andi Bushatin/ Paratë që u vodhën në Bankën e Shqipërisë financuan portalin tënd

LEXO EDHE:  “Qeveria s’ka lekë, pezullohen tenderat e mëdhenj”/ Braçe i përgjigjet gazetarit: Gënjeshtra e ditës

E gjitha kjo përpjekje që demonstron në mënyrë të neveritshme fytyrën autokratike të regjimit të Rilindjes i është mbivendosur si një tavan i xhamtë pyetjeve të zakonshme që do të ishin shuar në një vend normal: Sa zgjat koha nga premtimet e deri tek disbursimi i parave dhuratë? Deri në ç’masë duhet pranuar kostoja e kredive të buta? Pas këyre eurove që janë thithur, ç’duhet bërë me borxhin e fshehtë të koncesioneve dhe PPP-ve? A duhet të ridalë sërish qeveria në treg të hapur për eurobondin dhe deri në ç’masë duhet të kërkojë kredi të reja?

Në pikun e masturbimit verbal të dishepujve të Ramës, të ngresh pyetje të zakonshme quhet gati armiqësore. Duke glorifikuar autokratin në pushtet, ata po pengojnë një bilanc real të asaj që ndodhi vërtet në Bruksel.

Në këtë rast ata po sillen njësoj si dy vite më parë kur spërkateshin me shampanjë për hapjen e negociatave që nuk ndodhi kurrë. Ata janë i njëjti tabor që na kanë vizatuar Shqipërinë e pastruar nga hashashi i ç’rrënjosur nga policia e Saimir Tahirit, dhe po të zakonshmit që e komentonin si fitore ekselente rezultatin e Rilindjes në votimet e 30 qershorit.

Pikërisht fakti se ata janë hedhur sërish, si me buton, në skenë është një indicie që duhet të dyshojmë për atë që ngjau realisht në fillim të javës.

Le ti lëmë një moment t’i bien daulleve, le të durojmë edhe ca ditë hosanatë për padronin e tyre dhe vetëm pastaj, kur daullexhinjtë të lodhen, kur ahengu të pushojë, le të ulemi të qetë dhe të analizojmë fitoren 1.15 miliardshe të Edi Ramës. Për të kuptuar të vertetën reale të asaj që morëm dhe nuk morëm nga konferenca e kreditorëve, duke e zhveshur atë nga refleksi atavik për të glorifikuar tiranët.

LEXO TE PLOTE