Connect with Us

“Negociatat vështirë të hapen”/ Mustafaj “zbërthen” Ramën, zbulon treguesin

Politikë

“Negociatat vështirë të hapen”/ Mustafaj “zbërthen” Ramën, zbulon treguesin

Publikuar

-

I ftuar në rubrikën “Opinion”, ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka folur për çështjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Referuar daljeve të shpeshta të Ramës në media, Mustafaj shprehet se ky është një tregues së negociatat me 18 tetor vështirë të hapen.

“Të gjitha daljet publike të Ramës këto kohë tregojnë ai e di mirë se nuk do të ketë hapje të negociatave.  Mua më duket se Macron nuk është një mjeshtër ndaj politikës së jashtëm, por ai sheh më shumë pjesët e brendshme. Mua më duket jo e drejtë të vonohet avancimit të procesit, i cili nuk është një gjë që merret sot për nesër. Ky kohezion në BE nuk ka shans të krijohet brenda 4-5 vitet e ardhshme, sepse janë procesi si Brexit, janë tensionet me Hungarinë. Ky kohezion në BE nuk është një kohezion i realizueshëm shumë shpejt”,u shpreh Mustafaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Përplasjet në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste, duket se vijojnë të thellohen.

Ndërsa një ditë më parë, presidenti Meta paralajmëroi për mbajtjen e një proteste në datën 2 mars, kundër asaj që ai e cilëson si “grusht shtetit”, sot kreu i shtetit ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se agresioni pushtues i Rilindjes tashmë është një realitet i hidhur, Prandaj, Meta bën sërish thirrje që qytetarët t’i bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.

Meta thekson se ky është paralajmërimi i fundit, për këtë “bandë”, siç e cilëson ai Rilindjen.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Austria jep lajmin e mirë për shqiptarët

LEXO EDHE:  "Ka papjekuri politike"/ Arta Dade kritikon ashpër Ramën: I vesh vetes atribute që nuk i ka

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve!”-përfundon postimin e tij kreu i shtetit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndoka zbulon çfarë diskutoi Meta me Bashën/ Porosia për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka nxjerrë detaje rreth takimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij, në takimin e Bashës me Metën nuk është diskutuar fare për protestën, por i kishte lënë porosi t’i përcillte informacionet e grushtit të shtetit aleatëve.

Ndoka theksoi se në 2 mars do të dalë në shesh të protestojë si qytetar, pasi mbështet kazën e Presidentit.

“Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashën me të gjitha etapat për grusht shteti dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur. Ndoshta për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës, por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje. Presidenti po mbron  Kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca. Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë, por ka thirrur një tubim për besëlidhje”, u shpreh ai në “Repolitix”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kanë bukë të hanë”/ Dashamir Shehi tregon pse ikin të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

kreu i lzhk dashamir shehi ne emision

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi deklaron se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është një proces normal, por një fenomen struktural.

Shehi tha se shqiptarët largohen pasi nuk kanë bukë të hanë.

“Tani në fazën e fundit, përveç emigracionit klasik kemi dhe azilkërkuesit. Situatë jo normale në Shqipëri, s’ke bukë, s’ke gjë dhe ikin. Që me liberalizimin e vizave dhe kjo i ka shtyrë më tepër ikjet. Shqipëria po vuan një sërë fenomene negative. Tani në ditët e sotme këtu nuk ka siguri, nëse me vë gjobë një tek biznesi im si mund të rri unë. Mungesa e meritokracisë. Korrupsioni, edhe kjo është një fenomen. Dua të çojnë fëmijët në shkollë, sot 12 përqind mendojnë për këtë që fëmijët të kenë sistem më të mirë. Shërbimi shëndetësor etj”., u shpreh ai në emisionin Opinion.

Lreu i LZHK-së theksoi se punëdhënësit më të mëdhenj vijnë nga shtetet e huaja dhe i paguajnë shqiptarët më pak se në vendin e tyre, duke marrë këtu si shembull call centerat.

LEXO EDHE:  “Është pengesa e vetme për integrimin”/ Kryemadhi sulmon ashpër “njeriun e saj special”

LEXO EDHE:  "Lista të hapura apo të mbyllura?"/ Salianji zbardh detaje mbi propozimin e PD-së për sistemin

“Call Centeri spostohet nga Italia se në Romë i kërkojnë 850 euro mesatarisht rrogën dhe nuk u leverdis, prandaj kanë ardhur në Shqipëri. Mirë kanë bërë që kanë ardhur. Këtu rroga mesatare rrotullohet 300-400 euro dhe mbijetojnë ata. Skllavëri është edhe ajo. Fasoneria janë në limit e fundit, atëherë kjo ekonomi duhet të azhurnohet dhe do të mbajë punëtorët e kualifikuar, pjesa tjetër do mbyllen do i nënshtrohet rregullave normale të kapitalizmit. Pastaj këto do të spostohen në vende të tjera në Pakistane”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE