Connect with Us

“Negociatat, tani apo në 2020?”/ Kodheli: Një “jo” për Shqipërinë është humbje për BE-në

Politikë

“Negociatat, tani apo në 2020?”/ Kodheli: Një “jo” për Shqipërinë është humbje për BE-në

Publikuar

-

E ftuar në studion e “45 minuta”, ish-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur për çështjen e negociatave. Sipas Kodhelit, moshapja e negociatave në 15 tetor nuk është humbje për Shqipërinë, por për vetë BE-në.

E pyetur, nëse kjo do të ngjallte pakënaqësi në vend dhe vijueshmëri të protestave, Kodheli sqaron se kjo nuk është problematikë, mjafton që protestat të mos jenë të dhunshme.

“Hapja e negociatave është e rëndësishme, megjithatë edhe nëse nuk ndodh javën që vjen, por në 2020 ne do të vijojmë punën.

Unë nuk vuaj nga megalomania dhe narcizizmi shqiptar, megjithatë nuk është humbja e jonë por e atyre. Kjo do të jetë në avantazhin tonë sepse do të bëjmë më mirë detyrat. E rëndësishme është që ne të jemi transparent, parlamenti të jetë transparent me këtë proces.

LEXO EDHE:  Kapsollat që dekonspirojnë Kodhelin

Kjo mund të ketë reagime, mund të ketë protesta në vend, mirëpo ky nuk është problem përsakohë protestat nuk janë të dhunëshme. Qeveria do të vijoj përpara me hapa konkret.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha kujton 20 shkurtin/ Edhe sot ka ende një qëllim madhor

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se 20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Basha shprehet se çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa.

“Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta do të shpërndajë parlamentin?/ Ish-ministri i vë “vulën” debatit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me debatet, nëse presidenti Meta mund të shpërndajë parlamentin.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani sqaron tre rastet kur Kushtetuta, parashikon shpërndarjen e parlamentit.

“Në përgjigje të gjithë gazetarëve dhe miqve në FB, megjithëse e kam sqaruar dhe më parë, në pamundësi për ta sqaruar për secilin veç e veç, po e sqaroj edhe njëherë “shpërndarjen e Kuvendit” sipas Kushtetutës.

Kuvendi mund të shpërndahet VETËM në tre rrethana:

1. Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës.

2. Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96.
3. Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit, sipas nenit 101.

Këto janë arsyet e vetme kushtetuese kur shpërndahet Kuvendi.

Proceduralisht, nisma për shpërndarjen e Kuvendit merret nga Presidenti vetëm kur Kuvendi i ri i pas zgjedhjeve nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri sipas nenit 96.

Në çdo rast tjetër, Presidenti vihet në lëvizje nga Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri.”-shkruan Manjani.

Sipas tij, në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë nuk përmendet “shpërndarja e Kuvendit” si detyrë specifike për Presidentin. Kjo është Kushtetuta e shkruar.

Por, Manjani thekson se çështja është se kjo Kushtetutë ka rënë, sepse është praktikisht është dhunuar aq keq sa nuk ke më nga ta kapësh për të gjetur kush ka të drejtë e kush jo.

LEXO EDHE:  Kodheli “shuplakë” Ramës për tarifën e “Rrugës së Kombit”

LEXO EDHE:  Kapsollat që dekonspirojnë Kodhelin

Më tej, Manjani shkruan se zbatimi korrekt i Kushtetutës kërkon qeverisje demokratike, të bazuar në zgjedhje të lira.

“Zbatimi korrekt i kësaj kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira; Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë.

Por, në realitet të gjitha këto kanë marrë fund!

Pyetja është si rivendoset rendi Kushtetues?

Mendimi im është vetëm me proces politik që çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme si fillim. Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti NORMATIV, sipas hierarkisë.

I gjithë korpusi ligjor i normave speciale, të veçanta apo të jashtëzakonshme, tipike këto për shoqërinë diktatoriale duhet SHFUQIZUAR dhe duhet ndaluar miratimi i mëtejshëm i tyre.

Kështu fillon. Por ka plot për të bërë….”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Përplasjet në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste, duket se vijojnë të thellohen.

Ndërsa një ditë më parë, presidenti Meta paralajmëroi për mbajtjen e një proteste në datën 2 mars, kundër asaj që ai e cilëson si “grusht shtetit”, sot kreu i shtetit ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se agresioni pushtues i Rilindjes tashmë është një realitet i hidhur, Prandaj, Meta bën sërish thirrje që qytetarët t’i bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.

Meta thekson se ky është paralajmërimi i fundit, për këtë “bandë”, siç e cilëson ai Rilindjen.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

LEXO EDHE:  Pse Shqipërisë i duhet një Presidente?/ Rrëfehet Mimi Kodheli

LEXO EDHE:  Mejdani: Pse Kodheli kundershton futjen e ushtrise per shkaterrimin e droges

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve!”-përfundon postimin e tij kreu i shtetit.

LEXO TE PLOTE