Connect with Us

Mini Shengeni në Ballkan/ Rama: Nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën, unë nuk do të isha këtu

Politikë

Mini Shengeni në Ballkan/ Rama: Nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën, unë nuk do të isha këtu

Publikuar

-

Pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me Presidentin e Serbisë, Alexandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për Mini Shengenin në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri Edi Rama, tha nga Novi Sad, se nuk ka asnjë veto për Kosovën.
“Kryeministri Zaev e tha se në takimin e Ohrit do të ftohen të gjithë. Padiskutim, çfarë është shkruan në deklaratë është më shumë, me gjithë respektin për njëri-tjetrin, sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e konfirmuar nga tre palët. Serbia nuk ka vënë asnjë veto për këtë. Përndryshe, unë nuk do të isha këtu dhe nuk do të ishim duke shtrënguar duart. Për mua dhe për shqiptarët, kjo është një çështje që nuk negociohet. Kështu që, për sa kohë nuk ka asnjë veto lidhur me këtë, është një kapërcim i madh sepse asnjëherë nuk është folur për lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë rajonin”, tha Rama në një intervistë për A2.
Kryeministri theksoi se në takimin e 10 nëntorit në Ohër do të jenë të ftuar të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputeti krah Metës/ Të marrim pjesë të gjithë në manifestimin e dy marsit

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka dalë sot hapur në krah të presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë bëri thirrje për një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Maliqi theksoi se është në mbështetje të Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa shtoi se do t’i bashkohet manifestimit të 2 marsit.

“Enveri kishte vetëm bllokimin e kufijve, dhe varfërimin e shqiptarëve. Kurse ky kryeministri jonë ka për qëllim edhe largimin e shqiptarëve. Do i përgjigjem nismës së studentëve të dhjetorit para teatrit, ashtu siç kam qenë në çdo protestë, për Anti- Shpifjen, Teatrin, apo dhe Astirin. Jemi në një luftë me krimin palë me qeverinë.

Të gjitha insittucionet janë të kapura, kryebashkiakët janë bërë drejtorë rajonalë, janë të gjithë të PS. Reforma në Drejtësi e ashtuquajt reformë, siç tha kryeministri që kërkuam mbështetjen e SHBA dhe BE, SPAK-u nuk po funksionon, krimi dhe korrupsioni, e patë dje në Elbasan se çfarë ndodhi me një vagabond që kërcënoi me jetë o tërhiq kallëzimin o të vras.

Kemi vrasje makabre në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Berat, Lushnje. Nuk kemi drejtësi për viktimat e tërmetit, por edhe ky parlament është i kapur. Deputetët që nga nocioni për shkarkimin e Presidentit, dhe të gjitha nismat, edhe Anti- KÇK, Anti- Shpifjen, ndryshimet në Kodin Penal janë për të sulmuar dhe goditur opozitën si në Turqi apo Rusi.

Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demorkatëve, dhe të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur por të rrëzohet ky diktatori. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së.
Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste. Në këtë manifetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë.”-tha ndër të tjera deputeti Maliqi.

LEXO EDHE:  Rama flet një ditë pas vettingut/Ajo që ndodhi mbrëmë është historike

LEXO EDHE:  Rama me tespije në dorë/ Berisha e ironizon: Largojmë xhinde, prishim magji

Më tej, ai i drejtoi një mesazh edhe Policisë së Shtetit, për të cilën tha se duhet të distancohet nga urdhërat politikë.

“Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës. I bëj thirrje edhe atij policit të kombinatit që shet mend nën urdhërat e ministrit të brendshëm .

860 milion euro kredi janë taksat tona, shtëpitë do të bëhen, prandaj më 2 mars të gjithë socialistët, miqtë e mi, përkrahësit e vendit të jenë aty, ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe mos ketë konfrontim dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Meta ka qenë në grevë në vitin 1991 për sistemin, kurse sot këta bëjnë marrëveshje ende. Shqiptarët po ikin, në Rinas janë duke ikur, në kufi janë duke ikur, droga po lulëzon . Të dashur shqiptarë jemi në një ditë ku thërret qameti, mos e shikoni vendit të qetë. Ta rrëzojmë këtë diktator dhe t;ia lëmë propagandën disa ministrave kukulla që nuk kanë lidhje me PS.”-theksoi deputeti Maliqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja qeveri-presidencë/ Analisti: Kanë injoruar standardet e etikës dhe përgjegjësisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Afrim Krasniqi thotë se presidenti ka të drejtë në disa nga shqetësimet e tij në lidhje me nismat e fundit ligjore të mazhorancës.

Por, sipas tij rruga që ka zgjedhur Presidenti për adresimin e tyre është e gabuar dhe nuk ka asgjë presidenciale në të.

“E njëjta edhe me qeverinë, e cila komunikon me institucionet e pavarura dhe kritikët e saj me ligjërimin e nivelit të një organizate militante partie. Replikat qeveri-president kanë injoruar tërësisht standardet minimale të etikës, sensit të masës, transparencës dhe të përgjegjësisë. Presidenti e mazhoranca kanë mekanizma të shumtë institucional për adresimin e shqetësimeve të tyre. Komunikimi i tyre jo në institucione por me modelin e mitingut në rrugë, tëitter apo facebook, tregon edhe njëherë se sa e brishtë është e mbetet sistemi i demokracisë hibride në Shqipëri”, thotë Krasniqi.

Ai shprehet se tradita negative e njësimit të institucioneve me personin dhe më pas e tërheqjes së institucionit në beteja personale, e mbivendosjes së axhendave partiake personale mbi axhendat shtetërore e institucionale, është tregues i qartë se oligarkia jonë politike e konsumuar nga mbipushteti dhe skandalet e tranzicionit nuk ka më pothuajse asgjë pozitive për të dhënë.

LEXO EDHE:  “Dako pastë këmbën e mbarë”/ Analisti i njohur mesazh Ramës 

LEXO EDHE:  Marrëveshja e fshehtë Rama-Basha/ Gazetari zbardh prapaskenat

“Debati i ditëve të fundit dhe me siguri edhe i ditëve të ardhshme është vetëm një prej akteve të shumta që provojnë këtë”, përfundon analisti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëtar mos rri po duku”/ Leonard Olli mesazh të fortë: Të ndalim diktaturën

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ndërsa kujton 20 shkurtin e vitit 1991, kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, e cilëson këtë si datën më domethënese, që sipas tij vrau frikën tek shqiptarët.

“20 Shkurti i vitit 1991 si një ndër datat më domethënëse te Shqiperise, dëshmoi pa ekuivok se atë ditë shqiptarët vrane friken, goditen në zemër diktaturen, duke rrëzuar e terhequr zavrrë simbolin me famekeq te saj, bustin e diktatorit.

Ky moment shënoi edhe zyrtarisht fundin e regjimit më të egër komunist në Europë, që për rreth 50 vite kishte vrarë shpresën dhe lirinë!”-shkruan Olli.

LEXO EDHE:  “Dako pastë këmbën e mbarë”/ Analisti i njohur mesazh Ramës 

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Elbasan/ Studentët: Ligji i Arsimit, dështim

Më tej, ai thekson se sot më shumë se kurrë historia rrezikon të ripërsëritet, prandaj Olli ka një mesazh të fortë për shqiptarët, ndërsa thekson se “Sot, më shumë se kurrë, qartazi kuptohet se historia mund të ripërsëritet dhe neodiktatura kërcënon frikshëm lirinë dhe shpresën. Është në dorën tonë dhe vetëm në dorën tonë në se do lejojmë diktaturën e urisë të na nënshtrojë apo ta ndalim ashtu si në 20 Shkurt të ’91! Shqipëtar mos rri po duku shqipëtar!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE