Connect with Us

Mini Shengeni Ballkanik/ PDIU: Nismë e panevojshme dhe e dëmshme

Politikë

Mini Shengeni Ballkanik/ PDIU: Nismë e panevojshme dhe e dëmshme

Publikuar

-

Kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi

PDIU ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se mini shengeni Ballkanik do të bëhet realitet në 2021.
Sipas PDIU, Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut është një nismë e panevojshme dhe e dëmshme.

“Schengeni Ballkanik Serbi-Mal i Zi-Maqedoni e Veriut, një nismë e panevojshme dhe e dëmshme. Është e papranueshme një nismë Rajonale që lë jashtë Kosovën dhe e pakonsultuar me të. Shqipëria s’duhet ti japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë. Një nismë e dëmshme që risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike.
Një nismë sjell një çorientim gjeopolitik. Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së. Kemi që nga viti 2014 që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kanditat, e presim hapjen e negociatave.
Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, e na servir një nismë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët. Këto nisma duken si alternativa ndaj integrimit evropian, pra si paradhoma pritje që do zvarrisin hyrjen në BE prandaj është më mirë ti shmangim.
Çorientim gjeopolitik- Ne kemi partner kryesor tregtar BE-në dhe vullneti i 98 përqind i Shqiptarëve është të shohim nga perëndimi, s’kemi asnjë arsye të thellojmë lidhjen me lindjen. Boll më me megallomaninë e liderit rajonal, ne duhet të kryejmë me kokën ulur detyrat e shtëpisë për të arritur standartet e BE-së, demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe betejën kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe ekonomisë nga Oligarkët”, thuhet në reagimin e PDIU./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Padia e Metës/ Dvorani përballet sot me prokurorët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të dëshmojë në lidhje me padinë e presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, kujtojmë këtu se dje, u paraqit në Prokurori edhe presidenti Meta, i cili për rreth një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Pas dëshmisë në prokurori, gjatë një prononcimi për mediat, Meta tha se rasti në fjalë është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria duhet të zbatojë ligjin për të mos u ndikuar nga presionet politike.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore, PDIU prezanton programin

LEXO EDHE:  Morali pa moral i politikës shqiptare/ Hipokrizia e LSI-së dhe PDIU-së

Kujtojmë këtu se Meta ka pasur një përplasje të fortë me KED, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marifeti i pistë që “derdhi kupën”/  Fundi i palavdishëm i një “agent provocateur”, që mendonte se virtyti është dobësi

Publikuar

-

Nga

“Historisë së gjatë me marifete të paskrupuj të Roger Stone, më në fund i ka ardhur fundi”, shkruante Errol Leuis në CNN.com.

Pas dekadash të tëra me marifete të ndyra, ky person i vetëpërshkruar si “agent provocateur” u dënua për shtatë akuza, që përfshijnë ngacmim dëshmitarësh, deklarata të rreme, dhe gënjim të Kongresit gjatë hetimit për Rusinë.

Gënjeshtra kryesore e Stone ishte mohimi i tij që të ketë punuar me Uikiliks, për të nxjerrë emailet që hacker-at rusë kishin vjedhur prej Komitetit Kombëtar Demokrat “në momente kyçe gjatë fushatës së vitit 2016”. Në një dëshmi dramatike, ish zëvendës shefi i fushatës së Presidentit Trump, Rick Gates, kujtoi një telefonatë mes Trump dhe Stone, që kish ndodhur disa ditë pas nxjerrjes së emaileve nga Uikiliks. Pasi uli telefonin, Trumpi tha i lumtur: “pritet të dalin më shumë informacione”. Stone përballet tani me më shumë se 50 vite burg, i vetëdijshëm se “kjo që ndodhi me Uikiliks ishte marifeti i ndyrë që e mbushi kupën”.

Stone thoshte gjithmonë se “virtyti është dobësi”, shkruanin Morgan Pehme, Daniel DiMauro dhe Dulan Bank në Uashington Post. Si skenaristë dhe regjisorë të një dokumentari mbi Roger Stone, ne shohim një ironi të madhe tek fakti që do të hyjë në burg, për shkak të të vetmit virtyt që ai vlerësonte: besnikërisë.

Stone ishte tejet besnik ndaj Richard Nixonit, fytyrën e të cilit e ka bërë tatuazh mbi shpinë. Për 29 vjet, ai ishte aleati më i devotshëm i Trumpit, duke i bërë thirrje atij të kandidojë për president, deri kur Trump më në fund pranoi në vitin 2015. Gjatë investigimit mbi Rusinë, Stone gënjeu vazhdimisht Kongresin, për shkak se e vërteta mbi Uikiliks dhe bashkëpunimi me Rusinë do të kishin dëmtuar shumë mikun e tij. Tani e vetmja pyetje është nëse Trumpi do ia kthejë me të njëjtën monedhë besnikërie me një falje presidenciale, shkruante Kayle McGheee në Uashington Examiner. Falja e Stone do të dërgonte mesazhin se “krimi dhe pandershmëria nuk janë problem, sa kohë që bëhen në shërbim të Shtëpisë së Bardhë”.

LEXO EDHE:  Aqif Rakipi i PDIU sulmon publikisht Meten/ Kauza e Metës dihet se për çfarë është

LEXO EDHE:  Përplasjet dhe intrigat/Çfarë po ndodh në PDIU?

Stone duhej të ikte si një shënim i vockël në fund të faqes në librat e historisë, shkruante Houard Fineman në Uashington Post, por në vend të kësaj, ai qëndron si një simbol qendror i zhytjes së vendit në politikën e marifeteve të ndyra. Ai ishte njeriu që futi Super PAC-ët dhe reklamat me sulme nën brez. Ai shkatërroi politikanë me gënjeshtra. Ndoshta më shumë se e çdokujt tjetër, harku i jetës së Roger Stone “nxjerr zbuluar rënien e të djathtës, dhe pjesës më të madhe të makinerisë sonë politikë, në një mjedis paturpësie cinike, nga i cili e kemi shumë të vështirë të dalim”. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj zbulon shifrën e dëmeve të tërmetit/ E paralajmëroi edhe CNA.al

Publikuar

-

Nga


Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e emisionit Opinion ka bërë transparente të dhëna financiare që i përkasin qeverisë, në lidhje me situatën pas termetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj ka thënë se qeveria dispononte një fond monetar rezervë prej 6 milion dollarësh e ndërsa për dëmin e parashikuar, Ahmetaj ka thënë se ai mund të variojë nga 700 milion lekë deri në 1 miliard lekë.

“Qeveria kishte fond rezervë. Fondi rezervë ishte 6 milion dollarë.Nga se u bë bonusi i qirave? Nga se u bë strehimi në hotele? Sa i përket demit të parashikuar deri tani, mund të jetë diku tek 700 milion – 1 miliard lekë”, ka deklaruar Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Plasin largimet në qeveri/ Një tjetër parti tërheq zv.ministrat

LEXO EDHE:  Plas në PDIU/I kërkohet dorëheqja Shpëtim Idrizit: Përgjegjësia e jotja, analizo defektet

Ndërkohë kujtojmë se CNA.al ka paralajmëruar edhe më parë se dëmet e tërmetit mund të shkojnë deri në 1 miliard euro./ CNA.al

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

LEXO TE PLOTE