LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta sulmon opozitën/ Nuk merr përgjegjësitë…

10 Tetor 2019, 20:07, Politikë CNA
Meta sulmon opozitën/ Nuk merr përgjegjësitë…

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për ?Open? ka sulmuar opozitën teksa tha se nuk merr përgjegjësitë e saj për të parandalur konfliktet aktuale.

?Ne kemi një kryeministër që nxitjen e konfliktit e ka kthyer në strategji me qëllim që të mbulojë atë që po ndodh në këtë vend, për të shmangur vëmendjen nga mënyra e qeverisjes dhe për të shfokusuar nga shashkat.

Patjetër, edhe opozita nuk është se nuk shkëlqen në transferimin e përgjegjësive te të tjerët dhe që nuk merr dot përgjegjësitë e saj në kohë për të parandaluar konflikte apo për të mos rënë viktimë e politikës së aktit të kryer që bën kryeministri për t?i vendosur ata gjithmonë në pozita të vështira dhe për t?i provokuar dhe për t?i nxjerrë jashtë institucioneve.

Unë përgjegjësitë e mia i kam mbajtur në çdo kohë, në çdo detyrë që kam patur. Këtu në detyrën e Presidentit jam i sigurt dhe jam i bindur që kam bërë më të mirën dhe do të bëj më të mirën për të respektuar Kushtetutën dhe për t?u sjellë si një President i shtetit të së drejtës”, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga