LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letra e ministreve të Ramës/ Organizatat që mbrojnë homoseksualët sulmojnë Kishën Katolike

10 Tetor 2019, 18:14, Politikë CNA
Letra e ministreve të Ramës/ Organizatat që mbrojnë

Letra e ministreve të kabinetit Rama, drejtuar parlamentit holandes, duket se ka ndezur një ?luftë të brendshme? mes Kishës Katolike dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut në Tiranë.

Pasi Arqipeshkvi George Frendo, kritikoi ministet për ?vlerësimet e pazakonta? legalizimi i martesave midis së njejtës gjini dhe lejimin e abortit, ka ardhur dhe reagimi nga PRO-LGBT dhe Aleanca kundër diskriminimit LGBT .

?Për sa i përket reagimeve të përfaqësuesve të klerit katolik, që shqetësohen pse ministret marrin përsipër të flasin në emër të popullit shqiptar, risjellim në vëmendje faktin se dhe vetë këto individë nuk kanë tagrin për të folur në emër të shqiptarëve dhe të drejtën për të vendosur se çfarë do të bëjnë gratë dhe vajzat e këtij vendi me trupin e tyre,? vijon më tej deklarata.

Gjithashu organizatat kritikuan kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të krijojë një imazh të pavërtetë mbi të drejtat e grupeve të margjinalizuara në Shqipëri.

?Premtimet boshe të qeverisë dhe deklaratat e pabazuara dhe hipokrite minojnë ndjeshëm përpjekjet tona për bashkëpunim me institucionet shtetërore,? thuhet në deklaratë./CNA.al

Lajmet e fundit nga