LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lehtësim për qarkullimin e njerëzve/ Serbi-Shqipëri vetëm me kartë identiteti

10 Tetor 2019, 10:24, Politikë CNA
Lehtësim për qarkullimin e njerëzve/ Serbi-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Maqedonisë së Veriut Zoran Zahev , së bashku me presidentin e Serbisë kanë arritur në një dokument të përbashkët që do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në hapësirën ballkanike.
Presidenti Aleksandar Vuçiç theksoi se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti.
Kjo pritet të arrihet deri në vitin 2021.
?Dokumenti bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje?, ka deklaruar Vuçiç./CNA.al

Lajmet e fundit nga