Connect with Us

Kreshnik Spahiu i përvishet Presidentit/ “Tejkalimi i kompetencave, lajthitje dhe abuzim”

Politikë

Kreshnik Spahiu i përvishet Presidentit/ “Tejkalimi i kompetencave, lajthitje dhe abuzim”

Publikuar

-

“Tejkalimi i kompetencave është lajthitje dhe abuzim me detyrën. Në momentin kur Presidenti në funksionin e vetë i kalon këto detyra, pra abuzon, atëherë është shpërdorim detyre. Është shpërdorim detyre kur lejon Edi Ramën  të qeverisë për  5 vjet ndërkohë që duhet  4, apo lejon të Voltana Ademin të vijoj mandatin.

Tejkalimi është shkelje.Presidenti i Republikës nuk mund të arrestohet për vepra të lehta penale, por për vepra të rënda. Po flasim për rastin e zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse po procedohet penalisht.

Në paragrafin 79 të Komisionit të Venecias thuhet se Presidenti ka shkelur kopetencat sepse u ka privuar qytetarëve të drejtën per të votuar.”, ka artikuluar ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një lidhje skype për emisionin Open./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ Ta shohësh Trampin si diversant

LEXO EDHE:  Dy rroga në shtet dhe 5 hektarë tokë/ Zyrtari që "rrëmben" ç’të mundet

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani sulmon Edi Ramën/ Themeloi PD, është në krye të PS

LEXO EDHE:  Dy rroga në shtet dhe 5 hektarë tokë/ Zyrtari që "rrëmben" ç’të mundet

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE