Connect with Us

“Kontrabandë, dhunë e kultivim narkotikësh”/ Arrestohen tre persona

Kronika

“Kontrabandë, dhunë e kultivim narkotikësh”/ Arrestohen tre persona

Publikuar

-

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë shtetasit:

K.B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.
P.D., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale “Dhunë në familje “.
A.S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Gomonia me 600 kg drogë/Policia shqiptare përgënjeshtron italianët: Ja kur u kap

Edhe në ditët në vijim në mënyrë të pandërprerë Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës do vijojnë punën për kapjen e personave që cenojnë rendin dhe sigurinë publike me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Prej 5 muajsh nuk dihet fati i 32-vjeçarit nga Bulqiza/ Familja apel shtetit për ndihmë

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ Çfarë po ndodh...

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Artan Hoxha zbardh pazaret e drogës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e Kavajës.

Hoxha tha se ngjarja është devijuar qëllimisht dhe se gjithë çështja vertitet rreth pazareve të drogës. Ndërsa tregoi dhe se viktima dhe autori kanë qënë në të njejtin burg.

“Në momentin e parë jemi marrë me çështjen e moralit, po ngjarja u devijua qëllimisht. Kemi ikur nga thelbi i vërtet. Pista është ajo që Prokuroria po merret tani, droga.

Ai ka qenë i dënuari, ky ka qenë gradiani.

LEXO EDHE:  Vrasja e ish komisarit në Durrës/Ja ku po dyshon policia

LEXO EDHE:  Lumë droge drejt Italisë/ Policia në ndjekje të grupit kriminal, sekuestrohet sasi e konsiderueshme lendë narkotike  

Ajo që ka ndodhur aty dhe unë shpresoj që hetimet ta nxjerrin është që ky grup personash nuk ishin aty për një femër, por e njihnin njëri-tjetrin. Për çfarë u është prishur pazari!

Marsida e di shumë mirë se pse ka ndodhur konflikti i vërtetë. Kemi të bëjmë me njerëz që kanë luajtur me njëri- tjerirn. Këtë çështje nuk mund ta hetoj Prokuria e Kavajës.” u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja merret në hetim për drogë

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj Marsida Qatjas.

Mësohet se Qatja është marrë e pandehur  për akuzën e përshtatjes së ambienteve për drogë, pasi në banesë në momentin e ngjarjes iu gjet një sasi kokaine.

Marsida Qatja, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, është marrë disa herë në pyetje në Prokurori./CNA.al

LEXO TE PLOTE