Connect with Us

Komunikimet elektronike/ AKEP paralajmëron gjoba për subjektet që shkelin rregullat e konkurrencës

Sociale

Komunikimet elektronike/ AKEP paralajmëron gjoba për subjektet që shkelin rregullat e konkurrencës

Publikuar

-

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka paralajmëruar gjoba për subjektet që shkelin rregullat e konkurrencës.

Nga kontrollet e bëra në terren, AKEP thotë se një pjesë e subjekteve janë kapur në shkelje dhe për këtë fakt ndaj tyre janë aplikuar masa administrative.

Teksa bën një bilanc të përgjithshëm me shifra për masat e marra, AKEP thekson se në “skaner” të veprimtarisë së tij do jenë të gjitha subjektet, me qëllim që të garantohet konkurrenca e drejtë mes aktorëve ekonomikë.

Njoftimi i AKEP:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, ka mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e subjekteve dhe sipërmarrësve të cilët ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike publike duke siguruar konkurencë të ndershme në tregun e komunikimeve elektronike në Republiken e Shqipërise .

Në mënyrë të veçantë në dy vitet e fundit, inspektimet dhe kontrollet me objekt shmangien e informalitetit të mundshëm në tregun e komunikimeve elektronike, kanë qenë në fokus së punës së AKEP.

Strukturat kompetente të AKEP kanë kryer inspektime dhe verifikime të shumta në disa qarqe të vendit. Në përfundim të inspektimeve janë verifikuar dhjetra subjekte dhe për rastet ku janë evidentuara problematika në aspektin formal të ushtrimit të veprimtarisë, grupet e kontrollit kanë marrë masa administrative kundrejt subjekteve sipas legjislacionit në fuqi, deri në bllokim të aktivitetit.

AKEP ka ushtruar edhe inspektime në distance, ku për shkelje të ndryshme të subjekteve ka ndërmarrë masat administrative “gjobë”, konkretisht:

–      Për vitin 2018 është marrë masë administrative “gjobë” ndaj 77 subjekteve.

–      Për vitin 2019 është marrë masë administrative “gjobë” ndaj 26 subjekteve.

Për vitin 2019 deri tani janë realizuar 47 inspektime të programuara dhe 187  inspektimeve në distancë.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë kryer inspektime me qëllim verifikimin dhe marrjen e masave të duhura juridike/teknike mbi plotësimin e detyrimit të operatoreve të komunikimeve publike për kufizimin e transmetimeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

Aktualisht strukturat inspektuese të AKEP, në koordinim edhe me institucione të tjera, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  (DPT) apo Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), janë duke kryer verifikimin dhe kontrollin e mbi dyqind subjekteve, të cilat si objekt të veprimtarise së tyre në QKB kanë deklaruar përveç të tjerave edhe shërbime telekomunikacioni apo postare ose në bilancet e tyre të depozituara pranë DPT kanë deklaruar të ardhura nga shërbimet e telekomunikacionit apo ato postare. Në këtë funksion, DPT dhe AKEP kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për të ndervepruar në një nivel te ri të shkëmbimit të informacionit dhe kontrollit, me qëllim forcimin e luftës kundër informalitetit, në subjektet që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike. Ky memorandum i  hap udhë përcjelljes në mënyrë sistematike dhe dinamike të informacionit mes dy institucioneve dhe ngritjes së grupeve të përbashkëta të kontrollit apo inspektimeve.

Si rezultat i shtimit të inspektimeve të kryera nga AKEP në vitet 2018, 2019 por edhe për arsye të zhvillimit normal të tregut për rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike, veçanërisht në disa zona pa rrjet dhe shërbime interneti, e parë gjithashtu edhe në aspektin e nxitjes nga AKEP të investimeve për zhvillimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, gjatë vitit 2018 dhe deri tani, janë regjistruar 70 subjekte të reja në AKEP, tregues ky i zhvillimit të konkurencës së ndershme në treg. Konkretisht:

–      Gjatë vitit 2018 janë regjistruar 36 sipërmarrës të rinj në AKEP, nga të cilët 29 sipërmarrës për ofrimin e shërbimit internet, 6 sipërmarrës për ofrimin e shërbimeve me vlere të shtuar dhe 1 sipërmarrës për shërbimin telefoni fikse.

–      Për vitin 2019 janë regjistruar 34 sipërmarrës të rinj në AKEP, nga të cilët 32 sipërmarrës për ofrimin e shërbimit internet, 1 sipërmarrës për ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar dhe 1 sipërmarrës për shërbimin telefoni fikse.

AKEP do të vijojë të ndjekë me prioritet këtë çështje, me qëllim zhvillimin e një konkurence të ndershme në tregun e komunikimeve elektronike në Republiken e Shqipërise./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

5 fëmijë nga Pogradeci, në Siri/ Gjyshja 70 vjeçare: Ndihmë, mi ktheni në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Asije Shuli, nëna 70 vjeçare prej më shumë se dy vitesh vajton humbjen e djalit të saj, Krenarit në luftën krah grupit militant të shtetit islamik . E 6 vite që pret kthimin e nipërve dhe mbesave nga Siria në vendlindje, fshatin Gurras të Pogradecit.

Mbrëmjen e 24 tetorit të 2013, Krenari u largua drejt Sirisë me gruan e tij, Adelinën dhe 3 vajzat, Elonën, Ermën dhe Jusrën e vogël.

Në kamp një tjetër fëmije u erdhi në jetë, Ibrahimi. E më e madhja e vajzave, Elona vetëm 14 vjeç u bë me djalë Suhejdin, që sot është 3 vjeç.

Por tani 5 të miturit kanë mbetur vetëm në terrorin e luftës, pasi e a u vra së fundmi.

Gjyshja 70 vjeçare gati në përgjërim është munduar të tërheq vëmendjen e shtetit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje./TCH

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtypi i ditës, 19 tetor 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 19 tetor 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “BE thotë “jo”, vendimi për negociatat në 2020”, ndërsa një tjetër titull vijon “Rrëfehet shqiptarja që befasoi ‘X faktor”, në Greqi”.

“Panorama” hapet me titullin “Legalizimet, lista me 3500 familjet që marrin tapitë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Zbulohet përplasja fizike mes tri modeleve VIP, Oriola dhe Kejvina pritë në shtëpi Einxhell Shkirës”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Dështon qeveria Rama, nuk hapen negociatat”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vajza e artë e Universitetit të Shkodrës”.

“Telegraf” hapet me titullin “Eurodeputetë të joshur me çanta me euro përcilen nga eskorta qeveritare”, ndërsa një tjetër titull vijon “Gjermania lehtëson dhënien e vizave të punës për shqiptarët”.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Artan Fuga denoncon skandalin/ Çfarë ndodhi dje në Akademinë e Shkencave

Publikuar

-

Nga

Akademiku i njohur Artan Fuga vijon të ngrejë zërin kundër asaj çfarë po ndodh në Akademinë e Shkencave, të cilën ai e cilëson si uzurpim dhe puç institucional.

Në një deklaratë për mediar, si anëtar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Fuga thekson se shqiptarët dje morën pas qafe edhe uzurpimin e Akademisë së Shkencave nga ana e Skënder Gjinushit dhe bashkëpuntorëve të tij.

“Dje në Akademinë e Shkencave ndodhi ajo që pritej: në mënyrë të paligjshme kryesia e akademisë së shkencave manipuloi asamblenë duke emëruar Skënder Gjinushin në mënyrë të jashtëligjshme kryetar.

Pa miratimin e Presidentit të Republikës sikurse e kërkon ligji, por edhe pa proces votimi, pa zgjedhje, thjesht me vendim të kryesisë!

Zgjedhjet e 24 qershorit u mbyllën me dështim sepse Presidentit e refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit, kurse dje u emërua po ky i fundit pa proces të dytë votimi!!!

Pa hyrë në hollësitë e relacionit mbajtur nga Vasil Tole, krejtësisht i pabazë dhe me një kulturë juridike për të qarë hallin, Akademia e Shkencave bëri një veprim pa logjikë ligjore.”-shkruan ndër të tjera Fuga.

Sipas profesor Fugës, “Në këtë mënyrë dje në akademinë e shkencave ndodhi uzurpimi i paligjshëm i një posti publik, krim penal, akademia e shkencave rrezikon që të dali jashtë kuadrit ligjor për çdo shkresë që nënshkruhet nga kryetari i paligjshëm, dhe çdo gjykatë kushtetuese, sapo të krijohet, do ta hedhi në kosh këtë veprim të paligjshëm.”

Deklarata e plotë:

Puç institucional në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Kryetari emërohet pa zgjedhje!!!

Bashkë me dështimin e negociatave për hyrjen në BE, shqiptarët dje morën pas qafe edhe uzurpimin e Akademisë së Shkencave nga ana e Skënder Gjinushit dhe bashkëpuntorëve të tij!

Dje në datë 18 tetor 2019, ora 11°°, në Akademinë e Shkencave ndodhi ajo që pritej: në mënyrë të paligjshme kryesia e akademisë së shkencave manipuloi asamblenë duke emëruar Skënder Gjinushin në mënyrë të jashtëligjshme kryetar.

Pa miratimin e Presidentit të Republikës sikurse e kërkon ligji, por edhe pa proces votimi, pa zgjedhje, thjesht me vendim të kryesisë!

Zgjedhjet e 24 qershorit u mbyllën me dështim sepse Presidentit e refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit, kurse dje u emërua po ky i fundit pa proces të dytë votimi!!!

Pa hyrë në hollësitë e relacionit mbajtur nga Vasil Tole, krejtësisht i pabazë dhe me një kulturë juridike për të qarë hallin, Akademia e Shkencave bëri një veprim pa logjikë ligjore.

Zgjedhjet e 24 majit 2019 Kryesia e ASH konsideroi se i bëri me ligjin e vjetër për akademinë, poashtu detyrohet të pranojë edhe kthimin refuzues të Presidentit po me atë ligj për kandidaturën e Skënder Gjinushit, kurse emërimin e këtij të fundit, e bëri dje pa zgjedhje me ligjin e ri që ka nxjerrë jashtë fuqie ligjin e vjetër.

Gjysma e procesit zgjedhor me një ligj, dhe gjysma tjetër me një ligj tjetër që anullon të parin. Kryesia e akademisë së shkencave, duke më ndaluar dhe censuruar fjalën, por jo votën time kundër, dhe braktisjen e sallës në shenjë proteste, mbledh copa ligjesh dhe përdhos kushtetutën e Shqipërisë në veprim jashtëligjit!

Manipulimi i bërë nga kryesia e ASH është i paprecedent në historinë e Shqipërisë.

Për herë të parë në historinë e ligjeve në Shqipëri ndodh që një proces të legjitimohet me dy ligje kontradiktore ku njeri ka anulluar tjetrin. Gjysma e procesit me një ligj dhe gjysma me një ligj tjetër që ka anulluar të parin.

Kryesia e akademisë së shkencave e ka kthyer institucionin si gjysma gjeli.

Dje ndodhi absurdi. Kryesia e akademisë së shkencave i imponoi asamblesë së akademikëve që një ligj i dalë më vonë të ketë fuqi prapavepruese për të kaluarën e mbyllur. Zgjedhjet e 24 majit 2019 i interpreton me një ligj të tetorit 2019!!! Eshtë njësoj sikur sot të dali një ligj që asnjë veturë që nuk punon me elektrik të mos qarkullojë, dhe mbi bazën e këtij ligji të dënohen ata që përpara daljes së tij tij kanë qarkulluar me vetura me karburant!!!

Në këtë mënyrë dje në akademinë e shkencave ndodhi uzurpimi i paligjshëm i një posti publik, krim penal, akademia e shkencave rrezikon që të dali jashtë kuadrit ligjor për çdo shkresë që nënshkruhet nga kryetari i paligjshëm, dhe çdo gjykatë kushtetuese, sapo të krijohet, do ta hedhi në kosh këtë veprim të paligjshëm.

Një akademi e shkencash po përvijohet në të ardhmen!

Në atë që duhej të ishte shtëpia e së drejtës, e logjikës, e respektimit të ligjit, dje u profanua shteti i së drejtës, u shkel me këmbë ligji, me heshtjen vrastare të Kuvendit të Shqipërisë, të kryeministrit, si edhe të ministrisë së financave.

Që nga dje ne nuk kemi as negociata me BE, as pushtet lokal pluralist dhe demokratik, as Kuvend me deputetë të ligjshëm, as Gjykatë Kushtetuese, kemi një President që Kuvendi kërkon ta shkarkojë, nuk kemi zgjedhje të lira, por nuk kemi as drejtim të ligjshëm të akademisë së shkencave!

Historia, ligja, drejtësia në mos sot, nesër do të bjerë mbi të gjithë ata që e organizuan dhe e zbatuan këtë uzurpim, këtë puç institucional!

Ai fsheh të tjera marifete për të cilat unë kam kërkuar hetim nga Prokuroria, nga deputetët, nga ministria e financave, nga kryeministria!

Sot këta heshtin, por nesër petët e lakrorit do të hapen!

E drejta vonon, por nuk mbytet!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE