Kosova & Rajoni
Kërkesa për koalicion bashkëqeverisës/ Vjosa Osmani takim me Albin Kurtin

Kandidatja për kryeministre në Kosovë, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se sot do të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurti.
Nuk dihet ende se kur do të zhvillohet ky takim, ndërkohë që në selinë e LDK-së ka arritur Osmani, e cila doli e dyta në zgjedhje pas liderit të VV-së Albin Kurti.
Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat e nxjerrin parti të parë Vetëvendosjen, ndërsa LDK-në të dytën.
Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi këtë e ka paralajmëruar dje Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Arrestohet zyrtari i LDK-së në aeroportin e Prishtinës
Policia ka arrestuar sot ish-kryetarin e Kaçanikut dhe ish-zyrtarin e Partisë Demokratike të Kosovës Xhabir Zharku. Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij Nasim...

Pezullimi i ligjit të pagave/ Shëndetësia dhe arsimi në grevë
Sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit në Kosovë u hodhën të premten në një grevë paralajmëruese, kundër pezullimit të zbatimit të ligjit për pagat. Pezullimi...