Politikë
Ironizon presidenti Meta: “Do të shkoj në Venecia vetëm për karnavale”

Presidenti Ilir Meta u pyet në studion e “Open” nëse mendon se mazhoranca do ta finalizojë nismën për shkarkimin e tij.
Meta u shpreh i vendosur se do të jetë në zyrë deri në përfudim të madatit.
“Se çfarë do të bëjë mazhoranca unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi. Unë e di që jam këtu në këtë zyrë ku jeni edhe ju sot dhe i gatshëm me ju edhe më datën 24 korrik 2022 të bëjmë një intervistë përmbyllëse. Sepse unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe unë e di shumë mirë se çfarë kam firmosur dhe çfarë firmos, kaq!”
Për mua kanë vetëm dy gjëra rëndësi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku jam betuar dhe populli shqiptar, kaq! Për të tjerat përgjegjësinë e kanë ata që i kanë kompromentuar të gjitha institucionet e tjera në këtë vend.
Në fund të Intervistët gazetarja e pyeti Metën nëse do të shkojë në Venecia për këtë cështje, teksa Meta u përgjigj me ironi “vetëm për karnavale”./CNA.al