LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta tregon frikën dhe fiksimin e tij

10 Tetor 2019, 20:44, Politikë CNA
Ilir Meta tregon frikën dhe fiksimin e tij

Presidenti ilir Meta, teksa ka folur për ?dosjen e fasadave? që disponon, ka treguar dhe ?frikën? e “fiksimin” e tij teksa tha se ruan çdo dokument të firmos.

Sipas Metës, njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm për çdo akt që firmos, pasi në këtë vend mund të ndodhin të gjitha, në kuptimin e falsifikimit.

 ?Ato i kam të gjitha unë, se unë çfarë firmos i mbaj për të gjitha një kopje, se ti e ke parasysh se çfarë ndodh këtu. Mund të ndodhë çdo gjë në kuptimin e falsifikimit, të ndërrimit të gjërave.

Kam të gjitha ato që kam firmosur unë si kryeministër, si Ministër i Jashtëm, si President.

Njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm për çdo akt që firmos, aq më tepër kur kemi të bëjmë me çështje që kanë të bëjnë më ligjin, që kanë të bëjnë me financat, që kanë të bëjnë me interesin publik.

Ma ka mësuar Anastas Angjeli këtë gjë, që letrat duhen të ruhen të gjitha se është tregues i përgjegjshmërisë publike, se nuk është thjeshtë për histori e për arkiv.?, tha Meta./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga