Connect with Us

Ilaçe dhe midhje kontrabandë/ Arrestohet 1 person, procedohet doganieri

Kronika

Ilaçe dhe midhje kontrabandë/ Arrestohet 1 person, procedohet doganieri

Publikuar

-

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin antikontrabandë të koduar “Zëmblaku”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• N.V, 42 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
• N.B, 58 vjeç, banues në Durrës (me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës) dhe
• E.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në autobusat e linjave Athinë-Shqipëri dhe Turqi-Shqipëri, transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kapshticë-Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak, në mjetin autobus tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V., si edhe në mjetin autobus tip “Benz” në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi E.Sh., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 50 kg midhje (shpuese shkëmbi), produkt i ndaluar që prej vitit 2013, për të hyrë dhe për t’u tregëtuar në Republikën e Shqipërisë.
– Një sasi medikamentesh, veshjesh dhe pajisjesh të ndryshme, të cilat shtetasit e mësipërm dyshohet se i kanë kaluar kontrabandë, pa i deklaruar tek autoritetet doganore në Kapshticë.
Shtetasi N.B, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në mjetin tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e gjysëm burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 21 vjeçarja në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

LEXO EDHE:  Kapet me 45 doza drogë/ Ja kush është fieraku i arrestuar

LEXO EDHE:  Kundërshtoi policinë, i zbulojnë 417 gram kanabis/ Pranga 23-vjeçarit

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga sekuestrimi i 1.3 tonëve kokainë/ Kamioni bëri dy ndalesa në Shqipëri, ndiqej me GPS

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje nga aksioni në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona. Bëhet fjalë për dy vëllezërit që porositën kontenierët me banana nga Amerika Latine Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferin e kontejnerëve Jovan Kosovic nga Mali i Zi, shoqëruesin e shoferit Jetmir Hebibin dhe shqiptaro-maqedonasin Rauf Ismani, i cili shoqëronte kamionin me një furgon.

Kompania e bananeve që transportoi drogën dhe që kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë, është “Baniks LTD”.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

LEXO EDHE:  Kërkohej nga drejtësia italiane/ Arrestohet 29-vjeçari

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta nga rrugorët e Tiranës/ Arrestohen 37 shoferë gjatë një jave

Raportohet se shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa në Shqipëri, një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe.

Ndërkohë autoritetet italiane kishin zëvendësuar pjesën e madhe të kokainës dhe kishin vënë GPS në njërën prej pakove, deri në mbërritjen e destinacionit final./ CNA.al

LEXO TE PLOTE