LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapen tenderat/ 104 milion lekë për autoambulanca dhe autoburg

10 Tetor 2019, 10:17, Politikë CNA
Hapen tenderat/ 104 milion lekë për autoambulanca dhe autoburg

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur tenderat për blerje automjetesh në një vlerë të përgjithshme rreth 104 milion lekë.
Referuar shpalljeve të bëra në Agjencinë e Prokurimeve Publike, parashikohet blerje autoveturash me kalueshmëri të ulët dhe me kalueshmëri të lartë, mikrobuz (8+1vende), autoambulancë dhe autoburg për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kamionçinë për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve qeveritare, automjete për aparatin e Minsitrisë së Brendshme si dhe automjete për Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dheRural.
Tenderët janë të hapur për oferta deri me 1 nëntor 2019./Tema

Lajmet e fundit nga