Connect with Us

Habit Ngjela/ “Reforma Zgjedhore, fundi i Ramës, Bashës dhe Berishës”

Politikë

Habit Ngjela/ “Reforma Zgjedhore, fundi i Ramës, Bashës dhe Berishës”

Publikuar

-

Nga studio e “Top talk”, avokati Spartak Ngjela duke folur për sistemin zgjedhor është shprehur se një sistem mazhoritar ose me lista të hapura do të jetë fundi i jetës politike të figurave kryesore si kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha, apo ish-kryeministri Berisha.

Ndër të tjera avokati paralajmëron se asnjë nga këta krerë të politikës nuk do të jetë më në krye të pushtetit.

“Ndërkombëtarët duan ndryshimin e sistemit ose në maxhoritar i pastër, ose me lista të hapura.

Në këtë mënyrë nuk votohet as Edi Rama as Lulzim Basha. Pra me lista të hapura, as Rama as Basha as Berisha nuk dalin dot më deputet. Pra këtyre personave iu rrezikohet posti.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës 'shigjeton' ndërkombëtarët

Kjo reformë mbyllet në 2021. Dhe me të largohen edhe këta. Pra, deri në 2021 asnjë nga krerët e këtyre partive politike nuk do të jetë më në krye të pushtetit. Do të largohen sapo kjo reformë të jetë funksionale.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputeti krah Metës/ Të marrim pjesë të gjithë në manifestimin e dy marsit

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka dalë sot hapur në krah të presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë bëri thirrje për një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Maliqi theksoi se është në mbështetje të Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa shtoi se do t’i bashkohet manifestimit të 2 marsit.

“Shqipëria sot është në luftë me krimin. Shteti nuk funksionin, por bën shoë, ndërsa parlamenti është i kapur. Jam në mbështetje të presidentit për të mbrojtur Kushtetutë dhe do t’i bashkohem manifestimit të dy marsit”-tha ndër të tjera deputeti Maliqi.

Më tej, ai i drejtoi një mesazh edhe Policisë së Shtetit, për të cilën tha se duhet të distancohet nga urdhërat politikë.

LEXO EDHE:  Degradon debati / Sharje e kërcënime në “Real Story”

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ PD prezanton propozimet për tryezën 4 palëshe

“Policia e shtetit duhet të përgjigjet si ajo e 91, të distanciohen nga urdhërat politikë të Sandër Lleshit, i cili shet mend me gazin lotsjellës”-theksoi deputeti Maliqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja qeveri-president/ Analisti: Kanë injoruar standardet e etikës dhe përgjegjësisë

Publikuar

-

Nga

Analisti Afrim Krasniqi thotë se presidenti ka të drejtë në disa nga shqetësimet e tij në lidhje me nismat e fundit ligjore të mazhorancës.

Por, sipas tij rruga që ka zgjedhur Presidenti për adresimin e tyre është e gabuar dhe nuk ka asgjë presidenciale në të.

“E njëjta edhe me qeverinë, e cila komunikon me institucionet e pavarura dhe kritikët e saj me ligjërimin e nivelit të një organizate militante partie. Replikat qeveri-president kanë injoruar tërësisht standardet minimale të etikës, sensit të masës, transparencës dhe të përgjegjësisë. Presidenti e mazhoranca kanë mekanizma të shumtë institucional për adresimin e shqetësimeve të tyre. Komunikimi i tyre jo në institucione por me modelin e mitingut në rrugë, tëitter apo facebook, tregon edhe njëherë se sa e brishtë është e mbetet sistemi i demokracisë hibride në Shqipëri”, thotë Krasniqi.

Ai shprehet se tradita negative e njësimit të institucioneve me personin dhe më pas e tërheqjes së institucionit në beteja personale, e mbivendosjes së axhendave partiake personale mbi axhendat shtetërore e institucionale, është tregues i qartë se oligarkia jonë politike e konsumuar nga mbipushteti dhe skandalet e tranzicionit nuk ka më pothuajse asgjë pozitive për të dhënë.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës ‘shigjeton’ ndërkombëtarët

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Gjermania apel politikës

“Debati i ditëve të fundit dhe me siguri edhe i ditëve të ardhshme është vetëm një prej akteve të shumta që provojnë këtë”, përfundon analisti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëtar mos rri po duku”/ Leonard Olli mesazh të fortë: Të ndalim diktaturën

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ndërsa kujton 20 shkurtin e vitit 1991, kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, e cilëson këtë si datën më domethënese, që sipas tij vrau frikën tek shqiptarët.

“20 Shkurti i vitit 1991 si një ndër datat më domethënëse te Shqiperise, dëshmoi pa ekuivok se atë ditë shqiptarët vrane friken, goditen në zemër diktaturen, duke rrëzuar e terhequr zavrrë simbolin me famekeq te saj, bustin e diktatorit.

Ky moment shënoi edhe zyrtarisht fundin e regjimit më të egër komunist në Europë, që për rreth 50 vite kishte vrarë shpresën dhe lirinë!”-shkruan Olli.

LEXO EDHE:  “Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve”/ Patozi “thumbon” opozitën e bashkuar: Pikat e tyre për Reformën Zgjedhore si supë burgu

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Gjermania apel politikës

Më tej, ai thekson se sot më shumë se kurrë historia rrezikon të ripërsëritet, prandaj Olli ka një mesazh të fortë për shqiptarët, ndërsa thekson se “Sot, më shumë se kurrë, qartazi kuptohet se historia mund të ripërsëritet dhe neodiktatura kërcënon frikshëm lirinë dhe shpresën. Është në dorën tonë dhe vetëm në dorën tonë në se do lejojmë diktaturën e urisë të na nënshtrojë apo ta ndalim ashtu si në 20 Shkurt të ’91! Shqipëtar mos rri po duku shqipëtar!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE