Connect with Us

Habit Meta/ “Nuk fle çdo natë me Monikën”

Politikë

Habit Meta/ “Nuk fle çdo natë me Monikën”

Publikuar

-

Ilir Meta u pyet në “Open” lidhur me deklaratën e kryetarës së LSI-së Monika Kryemadhi njëkohesisht bashkëshortja e Presidentit e  cila më herët pati deklaruar se Meta e kritikonte çdo mëngjes se pse i dogjën mandatet.

“Di të them që është i pakënaqur me çështjen e mandateve. Sapo hap sytë çdo mëngjes më thotë pse i dogjët mandatet,”, ishte deklarata e Kryemadhit, ndërsa Meta u përgjigj me ironi se nuk fle çdo natë me Monikën,kështu që nuk ndodh çdo mëngjes kjo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Përplasjet në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste, duket se vijojnë të thellohen.

Ndërsa një ditë më parë, presidenti Meta paralajmëroi për mbajtjen e një proteste në datën 2 mars, kundër asaj që ai e cilëson si “grusht shtetit”, sot kreu i shtetit ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se agresioni pushtues i Rilindjes tashmë është një realitet i hidhur, Prandaj, Meta bën sërish thirrje që qytetarët t’i bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.

Meta thekson se ky është paralajmërimi i fundit, për këtë “bandë”, siç e cilëson ai Rilindjen.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

LEXO EDHE:  Ilir Meta uron të fëmijët për Festën e 1 Qershorit

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos, shqiptari më i ri në botë, jep mezashin nga ceremonia e Krishtlindjeve

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve!”-përfundon postimin e tij kreu i shtetit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndoka zbulon çfarë diskutoi Meta me Bashën/ Porosia për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka nxjerrë detaje rreth takimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij, në takimin e Bashës me Metën nuk është diskutuar fare për protestën, por i kishte lënë porosi t’i përcillte informacionet e grushtit të shtetit aleatëve.

Ndoka theksoi se në 2 mars do të dalë në shesh të protestojë si qytetar, pasi mbështet kazën e Presidentit.

“Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashën me të gjitha etapat për grusht shteti dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur. Ndoshta për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës, por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje. Presidenti po mbron  Kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca. Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë, por ka thirrur një tubim për besëlidhje”, u shpreh ai në “Repolitix”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kanë bukë të hanë”/ Dashamir Shehi tregon pse ikin të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

kreu i lzhk dashamir shehi ne emision

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi deklaron se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është një proces normal, por një fenomen struktural.

Shehi tha se shqiptarët largohen pasi nuk kanë bukë të hanë.

“Tani në fazën e fundit, përveç emigracionit klasik kemi dhe azilkërkuesit. Situatë jo normale në Shqipëri, s’ke bukë, s’ke gjë dhe ikin. Që me liberalizimin e vizave dhe kjo i ka shtyrë më tepër ikjet. Shqipëria po vuan një sërë fenomene negative. Tani në ditët e sotme këtu nuk ka siguri, nëse me vë gjobë një tek biznesi im si mund të rri unë. Mungesa e meritokracisë. Korrupsioni, edhe kjo është një fenomen. Dua të çojnë fëmijët në shkollë, sot 12 përqind mendojnë për këtë që fëmijët të kenë sistem më të mirë. Shërbimi shëndetësor etj”., u shpreh ai në emisionin Opinion.

Lreu i LZHK-së theksoi se punëdhënësit më të mëdhenj vijnë nga shtetet e huaja dhe i paguajnë shqiptarët më pak se në vendin e tyre, duke marrë këtu si shembull call centerat.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Komisioni Hetimor bën lëvizjen e papritur

LEXO EDHE:  “Edi Rama produkt politik i Metës”/ Kryemadhi bën deklaratën e fortë

“Call Centeri spostohet nga Italia se në Romë i kërkojnë 850 euro mesatarisht rrogën dhe nuk u leverdis, prandaj kanë ardhur në Shqipëri. Mirë kanë bërë që kanë ardhur. Këtu rroga mesatare rrotullohet 300-400 euro dhe mbijetojnë ata. Skllavëri është edhe ajo. Fasoneria janë në limit e fundit, atëherë kjo ekonomi duhet të azhurnohet dhe do të mbajë punëtorët e kualifikuar, pjesa tjetër do mbyllen do i nënshtrohet rregullave normale të kapitalizmit. Pastaj këto do të spostohen në vende të tjera në Pakistane”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE