Connect with Us

Flakët shkrumbojnë makinën e kryebashkiakut

Kronika

Flakët shkrumbojnë makinën e kryebashkiakut

Publikuar

-

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është shkrumbuar nga flakët gjatë natës që lamë pas.

mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Po ashtu, burimet theksojnë është djegur plotësisht automjeti tip ‘Range Rover’ , mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë.

Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Babë e bijë përfundojnë në kanal

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Babë e bijë përfundojnë në kanal

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, ku një automjet ka përfunduar në kanal. Për pasojë është dëmtuar vajza e shoferit.



“Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me drogë 7 vjet më parë/ Ekstradohet në Shqipëri 44-vjeçari

Publikuar

-

Nga

U kap me drogë 7 vjet më parë/ Ekstradohet në Shqipëri 44-vjeçari

Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë kapuar dhe ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.



Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: “Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ Mbytet në pishinë 10 vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës ku një 10 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se 10 vjeçari nga Kosova është mbytur në një pishinë teksa ishte futur për tu larë.



Policia bën me dije se sot, më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE