Connect with Us

Financuan fushatën e Trump, duke shkelur ligjin/ Arrestohen dy biznesmenët

Bota

Financuan fushatën e Trump, duke shkelur ligjin/ Arrestohen dy biznesmenët

Publikuar

-

Zëdhënësi për zyrën e Prokurorit në Manhatan, SHBA, ka raportuar se dy biznesmenë në Florida të lidhur me avokatin personal të Donald Trump, Rudy Giuliani, janë arrestuar për shkelje të ligjeve të financimit të fushatës.

Biznesmenët. Lev Parnas dhe Igor Fruman janë arrestuar për një çështje që ka të bëjë me ligjin e financimeve të fushatës, ka thënë më tej zëdhënësi i Zyrës së Avokatëve të SHBA.

Sipas një burimi i afërt me çështjen të dy kishin planifikuar një udhëtim gjatë natës të Mërkurën.

Gazeta Wall Street Journal raportoi se Parnas dhe Fruman priteshin të paraqiteshin në gjykatën federale në Virginia të Enjten.

Parnas dhe Fruman komplotuan duke dhënë ryshfet  për zgjedhjen e kandidatëve të zyrat shtetërore dhe federale.

John Donald, avokati i dy biznesmenëve nuk ka pranuar të flasë dhe të japë komente për çështjen.

LEXO EDHE:  Njё luftё pёr besimin verbёrisht e jo pёr fakte 

Parnas është një biznesmen ukrainas. Fruman është një investitor i pasurive të patundshme. Të dy, sipas llogarive të ndryshme të mediave, ndihmuan futjen e Giuliani në qarqet më të larta politike të Ukrainës.

Arrestimet vijnë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA.-së e udhëhequr nga Demokratët ka nisur një hetim për të zbardhur përfshirjen në këtë çështje të presidentit republikan.

Qendra Ligjore e fushatës, një fushatë jofitimprurëse që favorizon rregullimin e financimit , i kishte kërkuar një agjencie qeveritare amerikane për të hetuar nëse Parnas dhe Fruman kishin shkelur ligjin duke përdorur një kompani për të maskuar burimin e një donacioni prej 325,000 dollarë për të bërë një veprim politik pro Trump./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania ka nevojë për punëtorë/ Hap qendrën për njohjen e diplomave për të huajt

Publikuar

-

Nga

Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria po përshpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj. Në Bonn është hapur një shërbim i ri që do të koordinojë procesin e njohjes së diplomave.
Ekonomia gjermane varet nga fuqia e jashtme punëtore. Qeveria federale për këtë shkak ka nisur një program për sjelljen e fuqisë së huaj punëtore dhe ekspertëve nga vendet tjera në Gjermani, nën moton – „Make it in Germany“. Ky është prioriteti nacional. “Pa ekspertë të huaj nuk mund ta mbajmë mirëqenien e tanishme. Nuk është e mundur që të presin tepër gjatë këta njerëz, duhet të punojmë për mundësinë e ardhjes së tyre“, deklaroi ministri i Punës Hubertus Heil.

Enti gjerman për statistika pohon se numri i shtetasve të gatshëm për punë në Gjermani do të zvogëlohet deri në vitin 2035 për katër deri në gjashtë milionë punëtorë. Në shumë fusha ekonomike ka mungesë të fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të Odës gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK), madje 56 përqind të sipërmarrjeve mendojnë se mungesa e fuqisë punëtore është për momentin problemi më i madh i tyre.

Çdo e treta sipërmarrje gjermane në vitet e kaluara ka angazhuar fuqi punëtore nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, respektivisht nga vendet e treta. Shumë sipërmarrje gjermane për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nuk mund të pranojnë kërkesa të reja dhe janë duke përjetur dëme të mëdha financiare.

Vendi i migrantëve

Qeveria federale i ka kuptuar më në fund kërkesat e sipërmarrjeve dhe kohët e fundit është duke punuar intensivisht për krijimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Pas një debati të gjerë është miratuar ligji për ardhjen e fuqisë punëtore dhe në këtë mënyrë qeveria ka pranuar se Gjermania është një vend i migrantëve – dhe ate gjashtë dekada pas valës së parë të ardhjes në këtë vend të gastarbeiterëve.
Qëllimi kryesor i këtij ligji është që të lehtësojë ardhjen e punëtorëve të huaj në tregun gjerman të punës – në të gjitha fushat ekonomike. „Në parim është tërësisht e njëjtë se kush nga cili vend vjen, më e rëndësishmja është që të dëshmojë se është i gatshëm të integrohet në këtë vend, e që do të bashkëpunojë dhe të jetë pjesë e kësaj shoqërie. Nuk është me rëndësi prejardhja e personit por vetëm dëshira për t’u integruar në shoqëri“, deklaroi ministrja federale për Arsim Anja Karliczek, në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të hënën e kaluar ajo së bashku me kolegun e saj, ministrin për Punë Hubertus Heil, ka hapur në Bon të Gjermanisë një Qendër për njohjen e kualifikimeve (ZSBA), të arritura në vendet e tjera. Shtypi gjerman njofton se në këtë vend do të koordinohen rreth 1400 shërbime të ndryshme, të cilat do të merren me njohjen e diplomave.

Procesi i njohjes së diplomave ka qenë deri tani tepër i komplikuar dhe ka zgjatur tepër kohë, shumë më gjatë se në vendet skandinave, SHBA apo Kanada dhe shumë vende të tjera. Gjermania nuk mund t’i lejojë vetes që këto procedura të vazhdojnë dhe që në këtë mënyrë të humbë ekspertët që do të vinin këtu. Ky shërbim ka filluar punën këtë muaj me shpresë se këto procedura do të korrigjohen.

Procedura më e thjeshtë dhe e shpejtë

LEXO EDHE:  Donald Trump mban fjalimin në Arabinë Saudite/Premtimi i madh që bën (Video)

LEXO EDHE:  Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima/ Kriza mbërrin nga SHBA-ja në Europë

Gjatë një vizite në këtë Qendër, Karliczek dhe Heil kanë demonstruar se si do të duhej të dukej kjo në jetën e përditshme. Personat që janë të interesuar për punë në Gjermani duhet fillimisht të kontaktojnë Qendrën ZSBA, e cila do t’ju ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit të plotë që nevojitet për njohjen e kualifikimeve. Zyra mund të këshillojë në forma të ndryshme: përmes chat, me postë elektronike apo dhe me telefon. Kërkesat e personave do të shpërndahen dhe dërgohen tek institucionet e duhura në nivelin e landeve.

Por ajo që në njërën anë ndihmon Gjermaninë (me rregullat e reja për ardhje në këtë vend), në anën tjetër krijon probleme të mëdha – nga juglindja e Evropës nuk po largohen vetëm kuadrot më të kualifikuara me diploma universitare, por edhe forca sanitare, automekanikë dhe punëtorë të tjerë. Nga Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina largohen për në Gjermani rreth 100.000 persona.

A është qeveria gjermane e vetëdijshme se çfarë do të thotë kjo për tregun e punës në këto vende? Përgjigja e Heil ishte: “Ne kemi bërë disa marrëveshje bilaterale, për shembull që të mos tërheqim sanitarët nga vendet që kanë nevojë për këtë fuqi punëtore. Megjithatë mendoj se duhet të respektohet liria e lëvizjes dhe nga organizimi i mirë mund të përfitojnë të gjitha palët. Kjo në fund forcon edhe raportet mes vendeve tona”.
Mirë për Gjermaninë, keq për Ballkanin?

Më 1 mars të këtij viti në Gjermani futet në fuqi ligji i ri për ardhjen e fuqisë punëtore. Me këtë ligj duhet të lehtësohet ardhja e fuqisë punëtore, por edhe kërkimi i fuqisë së nevojshme për punë nga vendet që nuk janë anëtare të BE. Në të ardhmen nuk do të vlejnë më rregullat sipas së cilave përparësi u jepet personave nga vendet anëtare të BE. Një nga rajonet e synuara nga punëdhënësit gjermanë është Ballkani Perëndimor. Punëtorët nga këto rajone kanë një reputacion të mirë: „Në të kaluarën kemi pasur shumë kërkesa nga Ballkani Perëndimor, që është një prej rajoneve shumë të rëndësishme për ne. Atje kemi gjetur dhe gjejmë fuqi shumë të mirë, të kualifikuar dhe ekspertë, e atje kemi edhe shumë njerëz që zotërojnë gjuhën gjermane, që është një prej përparësive të mëdha për integrim të shpejtë në punë dhe shoqëri“, thotë për DW Torsten Rolfsmeier nga Enti federal për punësim.

Motivi për shkuarje në Gjermani nuk janë vetëm rrogat më të mira, por edhe korrupsioni, mungesa e perspektivës dhe mungesa e sundimit të ligjit në vendet prej nga vijnë ata. OSBE pohon se vetëm nga Serbia në periudhën prej vitit 2000 – 2015 janë larguar 650.000 persona – gati një e dhjeta e banorëve. Situata të ngjashme kemi edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndër ta janë shumë të rinj, me kualifikime të larta, pas të cilëve mbetet një boshllëk i madh në tregun e punës në këto vende dhe forcohet problemi i lëvizjeve demografike. Nga ana tjetër këta persona dërgojnë remitenca në vendin e origjinës dhe kështu ndihmojnë në ruajtjen e qetësisë sociale në këto vende./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Trump emëron Ambasadorin Grenell në krye të Zbulimit Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Richard Grenell është i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi.

Presidenti e bëri njoftimin të mërkurën vonë në Twitter, pak orë pasi lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të,” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

CNN njoftoi se Ambasadori Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani dhe për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar. Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Presidentit Trump.

LEXO EDHE:  Donald Trump mban fjalimin në Arabinë Saudite/Premtimi i madh që bën (Video)

LEXO EDHE:  Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima/ Kriza mbërrin nga SHBA-ja në Europë

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati. Nuk është e qartë nëse Ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

LEXO EDHE:  Prokurorin Special të Maqedonisë mund ta emërojnë SHBA dhe BE

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE