Connect with Us

“E kam trashëguar nga babai…/ Kryemadhi flet për pasurinë miliona euroshe

Politikë

“E kam trashëguar nga babai…/ Kryemadhi flet për pasurinë miliona euroshe

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “Nova Media Albania”, në SHBA.

Teksa u pyet nëse familja Meta ka ndonjë pasuri të vendosur në mënyrë të paligjshme, Kryemadhi u përgjigj me ironi se pasurinë e saj nuk e kanë hetuar vetëm shqiptarët me thashetheme, por edhe ambasadat e huaja me radhë.

“Unë kam trashëguar një shtëpi nga babai im, i cili punonte në ndërmarrjen “Gjergj Dimitrov”. Dhe siç është shpërndarë e gjithë toka e asaj kohe me 7501, babai im mori një tokë ranore, si agronom që ishte, si gjithë punëtorët e fermës. Dhe aty ndërtuam një shtëpi, ku unë kam jetuar aty. Dhe atë tokë ne e kemi zhvilluar në një pallat, i cili fatmirësisht nga njëra anë, por edhe fatkeqësisht, sepse fatmirësisht është që leja është me firmën e Edi Ramës dhe zbardhja është me firmën e Lulzim Bashës, me vendim qeverie. Sepse zoti Rama atëherë nuk donte të ma zbardhte lejen, ose kërkonte 20%, siç ishte traditë që paguanin të gjithë ndërtuesit, ose donte të ma bënte presion politik që unë të merresha me angazhime të tjera. Dhe nëpërmjet atij pallati, i cili është 16 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtime, unë sot shkolloj fëmijët e mi, që paguaj dhe që i kam të deklaruara.

Edhe një shtëpi që kam, që është shtëpi pushimi në Lalëz, e kam bashkë me mamanë time dhe kjo ka ardhur si rezultat i shkëmbimeve të dyqaneve të katit të parë të pallatit, i kam shkëmbyer me një shtëpi pushimi në Gjirin e Lalëzit, siç kanë edhe të gjithë të tjerët, siç kanë edhe shumë ministra socialistë e shumë deputetë socialistë e demokratë. Dhe shumë mirë që kanë, sepse nuk ka asgjë të gabuar, por është shumë e rëndësishme për t’i deklaruar. Këto janë pronat e mia, prona property. Por pasuria ime më e madhe nuk janë këto, sepse ra tërmeti para disa kohësh dhe mund t’i shkatërronte të gjitha dhe nuk kishe çfarë t’i bëje, sepse nuk ka kompani sigurimesh që të merr përsipër, e jo më qeveria, sepse edhe qeveria 0 e kishte buxhetin për solidaritetin. Por pasuria ime më e madhe është familja. Unë mendoj që nuk e blen dot familjen as me para, nuk blen dot as miqësinë, as shoqërinë dhe as emrin. Dhe kjo ka qenë një nga anët më të mira që unë kam mbijetuar. Ka dhe një anë tjetër, të jeni të bindur që për pasurinë e familjes Meta-Kryemadhi nuk kanë hetuar vetëm shqiptarët me thashetheme, kanë hetuar edhe ambasadat e huaja, madje kanë hetuar në mënyrë intensive, për shkak të shumë fjalëve që përhapen, duke filluar nga Ambasada amerikane, Ambasada angleze, greke, italiane e të tjera me radhë.

LEXO EDHE:  Toyota, Mitsubishi, apartamente, dyqane/ Befason me pasuri gjyqtarja e Gjykatës Administrative

Sepse mos harroni që veprimet e familjes Meta- Kryemadhi, pra qoftë veprimet e zotit Meta, qoftë veprimet e mia kanë qenë veprime që unë me koshiencën më të plotë, dhe jam krenare për çka kemi bërë, kemi vendosur sovranitetin e vendit përpara interesave personale të grupeve të caktuara të interesit që mund të kenë qenë edhe antishqiptare. Ne nuk duam të jemi peng i asnjë njeriu, ne mund të jemi peng vetëm i Shqipërisë. Nuk duam të jemi peng as i serbëve, as i grupeve që mund të jenë nën emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bëjnë lojën e serbëve dhe grupeve ruse nëpërmjet lobimit të parave. Për Ilir Metën, edhe pse nuk jam e autorizuar të flas për të, por flas si familje dhe në edukimin ndaj fëmijëve tanë, ne mund të jemi peng vetëm ndaj flamurit tonë. Ne duam të jetojmë në Shqipëri. Ne mund të vinim të jetonim në Amerikë. Unë kam shumë familjarë të mitë që jetojnë në Amerikë, të cilët nuk kanë ardhur pas viteve ’90, por kanë që në vitet 1960. Unë mamanë time e kam shqiptare të Maqedonisë, nga Dibra e Madhe, shumë kushërinj të mamasë sime jetojnë në SHBA, të cilët kanë krijuar lidhjet dhe familjet e tyre, lindur e rritur atje. Po të ishte për të jetuar do vija e do jetoja në Amerikë. Por fati më zgjodhi në kohën dhe në vendin e duhur. Por kjo nuk do të thotë që ka shumë vajza dhe djem të tjerë që jetojnë sot në Amerikë dhe duhet të kthehen dhe punojnë për Shqipërinë”, tha Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lirimi i të arrestuarve për tërmetin/ Ish ministri: Show i radhës, pisllik sa më s’ka!

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lirimit të të arrestuarve në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tij ky është show i radhës.

“2 ditë më parë shpallën arrestime me bujë në media e portale. Konferenca për shtyp e breaking neës.
Pas 2 ditës i lënë në lirë…! Pisllëk sa më ska! Po pse o njerëz nuk i detyroni të paraqiten që në fillim, pa qenë nevoja ti telendisni njerëzit nëpër media?!”, shkruan Manjani.

Sipas tij, vetëm hetuesia e Drejtësisë Popullore e Enver Hoxhës bënte nga këto veprime.

LEXO EDHE:  Analiza-Meta nxori zbuluar Bashën dhe Kryemadhin/ Ja si ndërkombëtarët u’a dogjën skenarët

LEXO EDHE:  Faktet/Open Data falsifikon apo ndryshon pasurinë e deputetit Alfred Peza

“E dimë që ligji është llastik i shëmtuar, i lënë me qëllim ashtu, por njerzillëkun nuk e rregullon dot me ligj! Shumë turp”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuza e forta kundër Ramës/ Tenton të izolojë Shqipërinë, ja pse po hakmerret ndaj Haradinajt  

Publikuar

-

Nga

Nga qyteti i Korçës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kryemadhit,  Edi Rama dhe Qeveria e tij duan ta përdorin izolimin e Shqipërisë si alibi për Mini-Shengenin, duke shkuar kështu në aleanca dhe rrugë të tjera, të cilat shqiptarët nuk i kanë dashur as si politikë por as shpirtërisht.

Sa i takon padisë së Ramës për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryemadhi e cilësoi këtë hakmarrjen për bllokadën që sipas saj i bëri Haradinaj.

“Edi Rama ka zgjedhur t’i tradhëtojë interesat e shqiptarëve.Edi Rama ka zgjedhur të tradhëtojë Shqipërinë por të tradhëtojë Kosovën.

Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar,zotit Ramush Hajradinaj.

LEXO EDHE:  E mendonin si të vjetër/ Të gjithë janë mahnitur kur janë futur brenda kësaj shtëpie

LEXO EDHE:  Trump përmbys politiken e Obamës/ Ndalon transgjinorët në ushtri

Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.

Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.”-tha ndër të tjera kryetarja e LSI./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi justifikon marrëveshjen me Ramën/ Morëm përgjegjësinë për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ndodhet në Korçë, në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja të LSI, ka tentuar të justifikojë vendimin për t’u ulur në tryezë me qeverinë.

“Sot përballë kemi një qeverisje dhe një kryeministër që e ka nxjerrë Shqipërinë në treg, që duan ta zhbëjnë Shqipërinë, ta grabisin atë, ta mbajnë të varfër, të pa zhvilluar, të pa arsimuar, pa stabilitet politik dhe ekonomik, pa shërbim shendetësor, pa rend dhe siguri, me një drejtësi të kapur dhe të frikur, të pa integruar në familjen e madhe të BE. Ne mendojmë se kështu mendojnë se do zgjasin pushtetin e tyre në kurriz të së ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj opozita është e ndërgjegjshme për përgjegjësinë historike që ajo ka, për ta shpëtuar vendin dhe për ta ndryshuar këtë realitet të zymtë për shqipërinë dhe shqiptarët.

Opozita e Bashkuar e detyroi Rilindjen dhe Edi Ramën të pranojë zgjidhjen e opozitës për reformë zgjedhore, e cila i hap rrugën jo vetëm integrimit të vendit, por edhe krijimin e mundësive reale për zgjedhje të lira të ndershme e të parakohshme.”-tha Kryemaadhi.

Sipas Kryetares së LSI, opozita mori përgjegjësinë e saj përpara jush për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman jo vetëm e tij por dhe e bashkimit europian, për të bërë të mundur hapjen e negociatave në muajin mars.

“Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet dhe mosdashjen e saj për të integruar vendin në BE.”-tha Kryemashi.

LEXO EDHE:  Trafikuan qindra shqiptarë të veriut drejt SHBA, 7 të pandehur në gjyq. Ja rruga që ndiqnin

LEXO EDHE:  Trafikuan qindra shqiptarë të veriut drejt SHBA, 7 të pandehur në gjyq. Ja rruga që ndiqnin

Më tej, ajo theksoi se tashmë i duhet kësaj Qeverie të paaftë të mos mbajë më peng të ardhmen Evropiane të Shqipërisë.

“Tashmë është kjo Qeveri e lodhur që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.

Tashmë është kjo Qeveri dhe ky Parlament monopartiak, që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës.

Me marrjen e përgjegjësisë nga ana e Opozitës së Bashkuar për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që  ne mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.”-u shpreh kryetarja e LSI.

LEXO TE PLOTE