LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia e re rëndon xhepat e shqiptarëve/ 100 milionë për 3 makina në KLP

10 Tetor 2019, 10:38, Kronika CNA
Drejtësia e re rëndon xhepat e shqiptarëve/ 100 milionë

Reforma në Drejtësi në vendin tonë, ngritja e institucioneve të reja, SPAK, BKH etj, mbeten kryefjala e politikës por edhe e ndërkombëtarëve.

E ndërsa të huajt e kanë ngritur lart stekën e pritshmërive në lidhje me Reformën në Drejtësi, Shqipëria vijon të mbetet mes grahmave të së vjetrës dhe dyshimeve për të renë.

Por, përveç këtyre drejtësia e re, duket se do t?ju rëndojë shumë xhepave të shqiptarëve.

Reforma në drejtësi, organet e reja bashkë me ndryshimet e shumta institucionale që bartin me vete do t?u kushtojnë taksave të qytetarëve shqiptarë miliona euro.

Sot CNA.al sjell dy tendera të publikuara nga një prej organeve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë për blerje makinash dhe për marrjen me qera të tyre për t?i përdorur për qëllime operacionale për një periudhë të caktuar.

Në tenderin e mëposhtëm vihet re se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur një tender për blerjen e tre automjeteve ku fondi limit është 9 166 667 lekë, ose rreth mbi nënmilion lekë të reja, ose rreth 100 milionë lekë të vjetra ndërsa kohëzgjatja e tenderit është një muaj.

Po nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shpallur një tjetër tender, për marrje me qera (leasing) të dhjetë automjeteve, me fond limit 12 milionë lekë të reja, ose 120 milionë lekë të vjetra, ndërsa kohëzgjatja e kontratës, pra afati kohor për ekzekutimin e saj është 12 muaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga