Connect with Us

Dosja e financimeve ruse të Bashës, pazari për marrëveshjen e radhës

Politikë

Dosja e financimeve ruse të Bashës, pazari për marrëveshjen e radhës

Publikuar

-

Pas protestës së 16 shkurtit opozita e drejtuar nga krye i PD-së, Lulzim Basha dogji mandatet e deputetëve, duke braktisur kështu parlamentin. Zhvilloi edhe disa protesta kombëtarë dhe më pas bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Por, ndërkohë që deklaronte se nuk do të kishte zgjedhje në 30 qershor, se Rama ka rënë, etj, në fakt zgjedhjet u bënë dhe Rama vijon të jetë kryeministër.

Basha tha se në shtator do të riktheheshin protestat, por edhe për këtë i gënjeu demokratët, pasi shtatori iku, erdhi tetori e nuk kemi parë të zhvillojë asnjë protestë.

Por, siç duket dardha e ka bishtin prapa.

Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha duke se kërkon Pazar me Edi Ramën, gjë të cilën e ka treguar edhe më parë.

Kujtojmë këtu çadrën e vitit 2017, kur Lulzim Basha në prang të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit u ngujua në çadër dhe deklaroi se nuk do të shkonte në zgjedhje.

Por, çfarë ndodhi? U ul në tavolinë me Edi Ramën në 17 maj, tradhëtoi demokratët dhe bëri një marrëveshje, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike.

avokati zbulon marreveshjen

Por, fakti është se pas kësaj marrëveshje, vjehrri i Lulzim Bashës fitoi 16 milion euro, për një pallat të shembur në Vlorë, i cili ishte ndërtuar në rërën e bregdetit Jon.

E ndërsa shqiptarët dergjen ndoshta edhe me vite dyerve të gjykatave, për vjehrrin e Lulit nuk ishte e vështirë të merrte 16 milion euro nga taksat e shqiptarëve, për një pallat të ndërtuar në rërën e detit.

Gjithçka të bën të mendosh se 16 milion eurot janë pjesë e pazarit të arritur në 17 maj, mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Meta “vërsul” LSI-në kundër ndërkombëtarëve

Ndërsa tashmë pas dy vitesh duket se kemi një përsëritje të situatës. Basha ka braktisur institucionet, vendi është në krizë. PD ka humbur çdo lloj pushteti, për shkak të aksioneve politike të Lulzim Bashës.

Por, cili është pazari i radhës që kërkon Lulzim Basha për të arritur një tjetër marrëveshje me Ramën.

Mesa duket halli i Lulzim Bashës, kësaj radhe janë problemet me drejtësinë. Duket se kreut të Republikës së re i është “ngushtuar laku” në lidhje me çështjen e lobimeve ruse në SHBA, dhe pazari që kërkon është t’i mbyllet dosja në prokurori.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, Basha është thirrur për tu marrë në pyetje nga organi i akuzës në cilësinë e të pandehurit, në lidhje me çështjen në fjalë dhe ka një hetim nga prokuroria e Tiranës për lobimet ruse të Lulzim Bashës në SHBA në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, për të siguruar një foto me presidentin Trump.

Në linkun më poshtë sjellim të gjitha detajet në lidhje me lobimet ruse, dhe shkeljet ligjore të Lulzim Bashës./ CNA.al

Ekskluzive-Skandali me lobimet ruse fundos Bashën?/ Konkluzionet dhe shkeljet ligjore

Pagesat e PD për lobim/ Letërporosi jo vetëm nga SHBA, por edhe nga Skocia  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqiptarët nuk i blen dot”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Ramën: Do të takohemi

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me largimin e kryeministrit Edi Rama nga studio e një televizioni, me pretendimin se vajza e tij kishte ditëlindjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se Rama e ka për detyrë të përgjigjet para gazetarëve dhe para qytetarëve, pasi pushtetin nuk e mori nga Zoti.

“Kryeminister qe iken nga studio e debatit vetem ky i sotmi ka qene ne 30 vjet! Kush eshte ky qe nuk u pergjigjet gazetareve? Cfare e di veten ky kryeminister qe nuk jep llogari per qeverisjen? Kush ja ka dhene mandatin, Zoti si ne mesjete, apo pushka si ne diktature? Me cfare te drejte sillet si pronar i Shqiperise qe merr pronat, taksat dhe ja jep kujt te doje dhe ngre dhe zerin kur i kerkojne llogari?”-shkruan Kulluri.

Më tej, Kulluri bën një paralajmërim të fortë për Ramën, ndërsa thekson se ky mund të blejë kë të dojë në media apo opozitë, por shqiptarët nuk i blen dot.

LEXO EDHE:  Prononcimi i Arbër Çekajt/ Prokuroria mësyn në News24

LEXO EDHE:  “Audio-përgjimi ishte montazh”/ Basha ultimatum Ramës

“Ky mund te bleje ke te doje ne opozite apo ne media, por shqiptaret nuk i blen dot! Rruget e demokracise jane te pafundme dhe nuk i kane ne dore as ky qe sillet si shef rregjimi e as ai qe struket pas cdo beteje!
Lirine e garanton vota dhe vullneti i lire! Do takohemi tek kutite e votimit sado qe ky ben “trimin” dhe tjetri “strucin”!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse në 2 Mars?

Publikuar

-

Nga

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popullit në datë 2 Mars!

Pse jo sot përshembull, që data shënon 20 Shkurt dhe mbart edhe simbolikat e historisë që lidhen me rrëzimin e diktaturës!?

Presidenti duket ka bërë një llogari, ndaj vendosi që të presë datën 2 Mars!
Për ata që nuk kanë si ta dinë apo kuptojnë llogarinë e Presidentit, në 2 Mars është afati i fundit për dekretimin e ndryshimeve të ligjit, që çon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të betohen te noteri poshtë shtëpisë.

Nuk është date e rastësishme!
Për një datë si kjo, Meta para dy ditësh doli vetë dhe e thirri vetë gjithë popullin në protestë. Por më pas, duke mos ja patur shumë besën popullit, thirri në takim me urgjencë Bashën. Nuk e dimë se çfarë informacionesh ka Meta, për raportet e Bashës me popullin, por aportimet në lidhje me takimin thonë që për këtë datë Meta i ka kërkuar Bashës të paraqesë në shesh 10.000 protestues demokratë.

Sipas shifrës së pjesëmarrjes së kërkuar për Bashën, duhet të llogarisim që Meta për datën 2 Mars pretendon të mbledhë 30.000 vetë.
Kjo llogari del kollaj nëse kalkulojmë agresivitetin e Monikës në këto raste.

LEXO EDHE:  “Audio-përgjimi ishte montazh”/ Basha ultimatum Ramës

LEXO EDHE:  PD liston 9 kushtet e Gjermanisë/ Rama pengesë për plotësimin e tyre

Dhe meqe Basha kësaj rradhe është dasmor dhe jo i zoti shtëpisë, duhet të besojmë që Monikës, si e shoqja e të zotit të shtëpisë, i takon të nxjerrë në shesh 20.000 vetë.
Kësaj llogarie të pjesëmarrjes popullore mund t’i shtohen pastaj edhe shifrat e atyre që do nxjerrin në shesh partitë aleate të PD-së dhe LSI-së.

Kështu mund të llogaritet që shifrës prej 30.000 vetash, do t’i shtohen edhe kryetarë partish si Nard Ndoka, Dash Shehi, Gon Duka, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi ose ndonjë Lefter Maliq që aleancat i ka vetëm parimore.
Dhe shifra në këtë rast mund të arrijë deri në 30.007.
Shifër e mjaftueshme për të shpallur çdo lloj dekreti.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti krah Metës/ Të marrim pjesë të gjithë në manifestimin e dy marsit

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka dalë sot hapur në krah të presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë bëri thirrje për një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Maliqi theksoi se është në mbështetje të Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa shtoi se do t’i bashkohet manifestimit të 2 marsit.

“Enveri kishte vetëm bllokimin e kufijve, dhe varfërimin e shqiptarëve. Kurse ky kryeministri jonë ka për qëllim edhe largimin e shqiptarëve. Do i përgjigjem nismës së studentëve të dhjetorit para teatrit, ashtu siç kam qenë në çdo protestë, për Anti- Shpifjen, Teatrin, apo dhe Astirin. Jemi në një luftë me krimin palë me qeverinë.

Të gjitha insittucionet janë të kapura, kryebashkiakët janë bërë drejtorë rajonalë, janë të gjithë të PS. Reforma në Drejtësi e ashtuquajt reformë, siç tha kryeministri që kërkuam mbështetjen e SHBA dhe BE, SPAK-u nuk po funksionon, krimi dhe korrupsioni, e patë dje në Elbasan se çfarë ndodhi me një vagabond që kërcënoi me jetë o tërhiq kallëzimin o të vras.

Kemi vrasje makabre në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Berat, Lushnje. Nuk kemi drejtësi për viktimat e tërmetit, por edhe ky parlament është i kapur. Deputetët që nga nocioni për shkarkimin e Presidentit, dhe të gjitha nismat, edhe Anti- KÇK, Anti- Shpifjen, ndryshimet në Kodin Penal janë për të sulmuar dhe goditur opozitën si në Turqi apo Rusi.

Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demorkatëve, dhe të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur por të rrëzohet ky diktatori. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së.
Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste. Në këtë manifetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë.”-tha ndër të tjera deputeti Maliqi.

LEXO EDHE:  Pse Luli i bën gjërat së prapthi?!

LEXO EDHE:  Themelimi i një partie të re?/ Reagon për herë të parë Basha

Më tej, ai i drejtoi një mesazh edhe Policisë së Shtetit, për të cilën tha se duhet të distancohet nga urdhërat politikë.

“Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës. I bëj thirrje edhe atij policit të kombinatit që shet mend nën urdhërat e ministrit të brendshëm .

860 milion euro kredi janë taksat tona, shtëpitë do të bëhen, prandaj më 2 mars të gjithë socialistët, miqtë e mi, përkrahësit e vendit të jenë aty, ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe mos ketë konfrontim dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Meta ka qenë në grevë në vitin 1991 për sistemin, kurse sot këta bëjnë marrëveshje ende. Shqiptarët po ikin, në Rinas janë duke ikur, në kufi janë duke ikur, droga po lulëzon . Të dashur shqiptarë jemi në një ditë ku thërret qameti, mos e shikoni vendit të qetë. Ta rrëzojmë këtë diktator dhe t;ia lëmë propagandën disa ministrave kukulla që nuk kanë lidhje me PS.”-theksoi deputeti Maliqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE