Connect with Us

Deputeti i Bundestagut Christian Petry: Shkojmë në Tiranë për të përcjellë mesazh pozitiv

Politikë

Deputeti i Bundestagut Christian Petry: Shkojmë në Tiranë për të përcjellë mesazh pozitiv

Publikuar

-

Christian Petry, socialdemokrat, deputet i Bundestagut ndodhet për një vizitë në Maqedoninë e Veriut e Shqipëri. Franca e Gjermania nuk duhet të përçahen për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, thotë ai.

Deutsche Welle: Ju shkoni të enjten në Tiranë. Çfarë mesazhi keni me vete?

Christian Petry: Nuk kam ndonjë mesazh negativ. Mesazhet negative janë për ata që shkaktojnë negativitete. Ne shkojmë në Tiranë duke përcjellë një ndjenjë pozitive, dhe duke bërë të ditur se procesi ndodhet në një fazë kritike por nuk ka marrë fund, dhe në asnjë mënyrë nuk ka marrë fund në mënyrë negative, por do të negociohet deri në fund.

Deutsche Welle: A do t’i pranojë Franca kushtet të ka vendosur parlamenti gjerman?

Christian Petry: Zoti Macron njihet si njeri që ndjek idetë e veta dhe kur futet në diskutim me qëndrim negativ, nuk do të thotë se mban deri në fund të njëjtin qëndrim. Por, në rrugën drejt marrjes së vendimit zhvillohen negociata, dhe negociatat kanë të bëjnë me krjimin e mundësisë që vendi i tij të japë mendimin e vet për bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë këtë javë. Prandaj unë kam ardhur në rajon dhe jam optimist se ekzistojnë mundësi për negociata. Por në fund Gjermania dhe Franca duhet të jenë me vendim të përbashkët për këtë çështje. Sepse do të shkaktonte krizë në Europë nëse këto dy vende përçahen.

Deutsche Welle: Pyetja ime ka të bëjë me trajtimin e veçantë të dy vendeve. Është ky një variant realist?

Christian Petry: Çdo gjë është realiste, sa kohë është e ligjshme. Kjo është demokracia. Pyetja është, a është e drejtë. Unë mendoj se kjo është e gabuar. Ne kemi folur gjatë me kolegët nga Partia Kristiandemokrate për këtë pikë. Gjatë gjithë verës ne e kemi parë procesin me këtë këndvështrim. Sepse ne i shtymë vendimet në qershor dhe në tetor. Po e jap përgjigjen në këtë mënyrë: Kur edhe vetë konservatorët në Gjermani janë për trajtim të njëhershëm të të dy vendeve, atëherë kjo gjë nuk mund të jetë diçka e keqe. Të gjithë ata që kanë sado pak njohuri për rajonin e Ballkanit, e dinë se kaq pak kohë pas përfundimit të luftës së fundit në Europë, ekzistojnë linja të ndryshme historie, narracione të ndryshme të etnive të ndryshme, palëve të ndryshme, vendeve të ndryshme, grupe të ndryshme, të cilat mund të zhvillohen në mënyrë radikale. Bashkimi Europian dhe organizmat e tij, nuk do të lejojnë kurrë që të merren vendime, që janë kundër frymës së Marrëveshjes së Lisbonës. Për shembull që të merret një vendim që të bazohet në përkatësinë fetare ose përkatësinë etnike. Ka argumente që tregojnë pse një vend duhet trajtuar teknikisht ndryshe nga një vend tjetër, dhe këto argumente duhen dëgjuar. Por nuk lejohet në asnjë mënyrë të krijohet përshtypja, sepse kjo do të ushqente një narracion rajonal që do të na kthente mbrapsht në katastrofë.

LEXO EDHE:  Opsioni i ri i WhatsApp që do të shkatërrojë grup-chatet

Deutsche Welle: Ju përmendët Kosovën, duke folur për ndryshimet e mëdha me zgjedhjet në Kosovë. Çfarë prisni nga Kosova?

Christian Petry: Presim shpresë, asgjë tjetër. Shpresë që strukturat e vjetra, që rëndojnë mbi vendin të kapërcehen. Një shpresë që pengesat të kapërcehen nga figurat e reja, sepse me sa duket strukturat e vjetra që kanë zënë kore dhe janë të rrezikshme, nuk e morën më votën nga popullsia me moshë të re e Kosovës. Atyre iu mor vota, kështu që ekziston shpresa. Pastaj ajo që presim është perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Dhe pikëpamja ime personale është, se kjo nuk mund të arrihet duke ndjekur delikte të pakuptimta të politikës europiane për ndryshime territoresh ose ndryshime kufijsh, por duke e kërkuar afrimin me Serbinë në fusha të tjera.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Erion Braçe falenderon liderët e BE-së/ Kunja për ata që votuan kundër

Publikuar

-

Nga

brace thirrje analisteve, mos harroni 21 janarin

Zvendëskryeministri, Erion Braçe, ka postuar një status në faqen e tij në rrjetet sociale, ku falenderon liderët e BE-së, dashamirës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa ironizon me kunja ata që, sipas tij:”na njohin prej azilantëve”.

“#E VERTETA TROÇ!

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamentit Evropian!

LEXO EDHE:  Britania gati të paguaj 50 miliardë euro BE-së për Brexit

LEXO EDHE:  Raporti/ Ballkani nuk pret, SHBA-BE të veprojnë përmes integrimit gradual

Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi
qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,
nuk na njeh hiç;
duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,
por oferte në atë treg;
I BEJME NE PUNET TUAJA,
MADJE ME TE RENDAT,
MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!”, shkruan Braçe/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveris si një harbut i vërtetë”/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj qendrimit justifikues që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, lidhur me moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, manjani e etiketon ironikisht Ramën si “udhëheqës”, ndërkohë që nuk ngurron ta quaj dhe “harbut të vërtetë, që qeveris pa votën e shumicës së shqiptarëve”.

“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.

Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme të negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.

Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.

Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Raporti/ Ballkani nuk pret, SHBA-BE të veprojnë përmes integrimit gradual

LEXO EDHE:  Angela Merkel: Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit në BE mbetet

Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.

Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.

Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.

Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!

Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!

Enough is enough!”, përfundon statusi i ish ministrit manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi përballë liderve të BE-së/ Grida Duma masakron Ramën: Je aty për të lypur, lyp!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, nga studio e “Zonë e Lirë”, ka kritikuar së tepërmi qëndrimin dhe fjalimin  e Ramës sot përballë liderve të BE-së.

Sipas Dumës, sot nuk ishte një ditë ku kryeministri duhej të jepte urdhëra.

“Rama sot ishte në një pozitë ku duhet të lypte, jo të jepte aty urdhëra të llojit që: “Makroni duhet të …”. Je aty për të lypur të hapen negociatat ore zotëri, lyp”, është shprehur ndër të tjera Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE