Connect with Us

Deklarata e Ramës për KÇK-në/ Reagon Unioni i Gjyqtarëve

Politikë

Deklarata e Ramës për KÇK-në/ Reagon Unioni i Gjyqtarëve

Publikuar

-

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas akuzave të forta të kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së djeshme në parlament.
Në reagimin e tyre thuhet se qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve. Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problematikave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.
Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi. Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor. Ndërsa qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën. Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit”, thuhet në reagimin gjyqtarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërndarja e parlamentit/ Gjata sqaron “ngërçin” Rama-Meta

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka folur për përplasjen qeveri-presidencë.

Sipas Gjatës përplasja është vetëm mes Metës dhe Ramës.
“Është thjeshtë përplasje me kryeministrin. Sot në kushte që kemi ardhur kemi një kryeministër dhe asgjë tjetër. Kjo është situata dhe kemi një përplasje që anon si e drejtë kushtetuese nga ana e Presidentit. Gjithçka është kundër Edi Ramës sot dhe ai thotë aq më keq për ta unë do vazhdoj rrugën time. Kemi një kryeministër, opozitën jashtë parlamemtit reale, por si insitucione kemi një President kundër Kryeministrit. Kemi edhe një kategori mediash, gazetarësh të cilët po i qendrojnë kryeministrit Kryeministri merr një ligj ku i heq detyrën kushtetuese betimin e gjyqatarëve te Presidenti. A mendoni se kjo është zgjidhje e drejtë? E vlerëson Gjykata Kushtetuese. Atëherë stop kryeministër, të bëhet gjykata dhe ta diskutojumë”, tha Gjata në studion e Abc News.

Lidhur me shpërndarjen e Parlamentit të paralajmëruar në fakt edhe nga Meta, Gjata shprehet: “Thamë kemi një Parlament që nuk ekziston dhe formalisht Presidenti thotë i përgjigjem me dekret asaj që ka ndodhur de fakto dhe e bëj de juro. Ajo që Presidenti shpërndan Parlamentin është kompetencë kushtetuese”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët nuk i blen dot”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Ramën: Do të takohemi

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me largimin e kryeministrit Edi Rama nga studio e një televizioni, me pretendimin se vajza e tij kishte ditëlindjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se Rama e ka për detyrë të përgjigjet para gazetarëve dhe para qytetarëve, pasi pushtetin nuk e mori nga Zoti.

“Kryeminister qe iken nga studio e debatit vetem ky i sotmi ka qene ne 30 vjet! Kush eshte ky qe nuk u pergjigjet gazetareve? Cfare e di veten ky kryeminister qe nuk jep llogari per qeverisjen? Kush ja ka dhene mandatin, Zoti si ne mesjete, apo pushka si ne diktature? Me cfare te drejte sillet si pronar i Shqiperise qe merr pronat, taksat dhe ja jep kujt te doje dhe ngre dhe zerin kur i kerkojne llogari?”-shkruan Kulluri.

Më tej, Kulluri bën një paralajmërim të fortë për Ramën, ndërsa thekson se ky mund të blejë kë të dojë në media apo opozitë, por shqiptarët nuk i blen dot.

LEXO EDHE:  Rama publikon videon e arrestimit flagrant të 3 tatimorëve/Këta ta sjellin stomakun në fyt, armiq të popullit

LEXO EDHE:  Deputeti zbulon kush fshihet pas 40 milionë eurove të “Unazës së Madhe”

“Ky mund te bleje ke te doje ne opozite apo ne media, por shqiptaret nuk i blen dot! Rruget e demokracise jane te pafundme dhe nuk i kane ne dore as ky qe sillet si shef rregjimi e as ai qe struket pas cdo beteje!
Lirine e garanton vota dhe vullneti i lire! Do takohemi tek kutite e votimit sado qe ky ben “trimin” dhe tjetri “strucin”!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse në 2 Mars?

Publikuar

-

Nga

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popullit në datë 2 Mars!

Pse jo sot përshembull, që data shënon 20 Shkurt dhe mbart edhe simbolikat e historisë që lidhen me rrëzimin e diktaturës!?

Presidenti duket ka bërë një llogari, ndaj vendosi që të presë datën 2 Mars!
Për ata që nuk kanë si ta dinë apo kuptojnë llogarinë e Presidentit, në 2 Mars është afati i fundit për dekretimin e ndryshimeve të ligjit, që çon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të betohen te noteri poshtë shtëpisë.

Nuk është date e rastësishme!
Për një datë si kjo, Meta para dy ditësh doli vetë dhe e thirri vetë gjithë popullin në protestë. Por më pas, duke mos ja patur shumë besën popullit, thirri në takim me urgjencë Bashën. Nuk e dimë se çfarë informacionesh ka Meta, për raportet e Bashës me popullin, por aportimet në lidhje me takimin thonë që për këtë datë Meta i ka kërkuar Bashës të paraqesë në shesh 10.000 protestues demokratë.

Sipas shifrës së pjesëmarrjes së kërkuar për Bashën, duhet të llogarisim që Meta për datën 2 Mars pretendon të mbledhë 30.000 vetë.
Kjo llogari del kollaj nëse kalkulojmë agresivitetin e Monikës në këto raste.

LEXO EDHE:  Rama “vajton” koalicionin me LSI/ Me ta na ndau refoma në drejtësi

LEXO EDHE:  Rama “vajton” koalicionin me LSI/ Me ta na ndau refoma në drejtësi

Dhe meqe Basha kësaj rradhe është dasmor dhe jo i zoti shtëpisë, duhet të besojmë që Monikës, si e shoqja e të zotit të shtëpisë, i takon të nxjerrë në shesh 20.000 vetë.
Kësaj llogarie të pjesëmarrjes popullore mund t’i shtohen pastaj edhe shifrat e atyre që do nxjerrin në shesh partitë aleate të PD-së dhe LSI-së.

Kështu mund të llogaritet që shifrës prej 30.000 vetash, do t’i shtohen edhe kryetarë partish si Nard Ndoka, Dash Shehi, Gon Duka, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi ose ndonjë Lefter Maliq që aleancat i ka vetëm parimore.
Dhe shifra në këtë rast mund të arrijë deri në 30.007.
Shifër e mjaftueshme për të shpallur çdo lloj dekreti.

LEXO TE PLOTE