Connect with Us

Dade sulmon Ramën/ I paaftë për të zgjidhur krizën

Politikë

Dade sulmon Ramën/ I paaftë për të zgjidhur krizën

Publikuar

-

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade, e ftuar në Ora News, ka folur në lidhje me krizën politike në Shqipëri. Sipas Dades, arsyeja kryesore e moszgjidhjes së krizës politike në Shqipëri është kryeministri Rama.

Ish-ministrja e thotë hapur se Rama ka treguar paaftësi për të zgjidhur kriza dhe për të zhbllokuar situata.

Pjesë nga deklarata e Arta Dades:

“Vazhdojmë të jemi në qerfullin e krizës do të na kushtojë patjetër, përveç rezultateve të munguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, patjetër që neve nuk dalim në një dritë të mirë si një vend që kemi marrë statusin e vendit kandidat. Në paaftësinë tonë për të zgjidhur krizat. Në paaftësinë tonë për të relaksuar komunikimin pozitë-opozitë dhe për të zhbllokuar konfliktualitetin politik.

LEXO EDHE:  “90 % e shqiptarëve e mbështesin Ramën”/ Arta Dade: As Enver Hoxha nuk ka pasur aq shumë mbështetje

Kjo ka qenë një nga arsyet që dhe procesi i avancimit në agjendën tonë evropiane ka pasur hapa prapa. Kjo është një arsye shumë e fortë. Sepse praktikisht kriza duhet të ishte zgjidhur. Mazhoranca duhet të jetë më e interesuar që ta zhbllokojë krizën.

Për fat të keq kjo nuk është bërë dhe kryeministri ka dalë në dritën e paaftësisë për të zhbllokuar situata sepse në krizë mund të jenë edhe vendet e tjera. Në Itali u kapërcye një krizë. Edhe Kosova zgjidhi një krizë duke dhënë dorëheqjen Haradinaj. E përshëndes që tha unë ia dorëzova mandatin popullit.

Besoj që vendet tona kanë shumë për të bërë dhe sfidat do të jenë të përbashkëta”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Erion Braçe falenderon liderët e BE-së/ Kunja për ata që votuan kundër

Publikuar

-

Nga

brace thirrje analisteve, mos harroni 21 janarin

Zvendëskryeministri, Erion Braçe, ka postuar një status në faqen e tij në rrjetet sociale, ku falenderon liderët e BE-së, dashamirës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa ironizon me kunja ata që, sipas tij:”na njohin prej azilantëve”.

“#E VERTETA TROÇ!

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamentit Evropian!

LEXO EDHE:  Arta Dade tregon historinë: Eksperienca ime si prezantuese

LEXO EDHE:  Arta Dade zbulon si erdhi Edi Rama në krye të PS-së

Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi
qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,
nuk na njeh hiç;
duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,
por oferte në atë treg;
I BEJME NE PUNET TUAJA,
MADJE ME TE RENDAT,
MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!”, shkruan Braçe/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveris si një harbut i vërtetë”/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj qendrimit justifikues që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, lidhur me moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, manjani e etiketon ironikisht Ramën si “udhëheqës”, ndërkohë që nuk ngurron ta quaj dhe “harbut të vërtetë, që qeveris pa votën e shumicës së shqiptarëve”.

“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.

Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme të negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.

Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.

Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  “Bashkë me një Trëndafil”/ Meta publikon foton e veçantë me Arta Daden

LEXO EDHE:  Arta Dade zbulon si erdhi Edi Rama në krye të PS-së

Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.

Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.

Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.

Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!

Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!

Enough is enough!”, përfundon statusi i ish ministrit manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi përballë liderve të BE-së/ Grida Duma masakron Ramën: Je aty për të lypur, lyp!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, nga studio e “Zonë e Lirë”, ka kritikuar së tepërmi qëndrimin dhe fjalimin  e Ramës sot përballë liderve të BE-së.

Sipas Dumës, sot nuk ishte një ditë ku kryeministri duhej të jepte urdhëra.

“Rama sot ishte në një pozitë ku duhet të lypte, jo të jepte aty urdhëra të llojit që: “Makroni duhet të …”. Je aty për të lypur të hapen negociatat ore zotëri, lyp”, është shprehur ndër të tjera Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE