Connect with Us

“Çfarë e pengon integrimin në BE?”/ Paskal Milo zbulon arsyet

Politikë

“Çfarë e pengon integrimin në BE?”/ Paskal Milo zbulon arsyet

Publikuar

-

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, politico-historiani Paskal Milo ka treguar se çfarë e pengon Shqipërinë drejt integrimit europian. Sipas Milos, mos përmbushja e kushteve është njëra anë për moshapjen e negociatave, ana tjetër janë vetë problemet brenda unionit.

“Fillimisht përgjegjësia për plotësimin e kushteve është e atyre që qeverisin. Integrimi Europian duhet të vendoset brenda Shqipërisë në radhë të parë sepse nëse plotësohen standartet, çdo gjë tjetër është demagogji. Kushte ka dhe ato duhet të plotësohen nga Shqipëria, megjithatë duhet të pranohet në proces. Dobia e hapjes së negociatave është mbajtja nën presion e vendit nga Bashkimi Europian. Megjithatë mospranimi nuk është vetëm faji i Shqipërisë por edhe i BE-së. Bashkimi Europian momentalisht ndodhet në krizë. Është një krizë identiteti.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Paralajmërimi i fundit për këtë bandë”/ Meta nuk ndalet, thellohen përplasjet me mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Përplasjet në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste, duket se vijojnë të thellohen.

Ndërsa një ditë më parë, presidenti Meta paralajmëroi për mbajtjen e një proteste në datën 2 mars, kundër asaj që ai e cilëson si “grusht shtetit”, sot kreu i shtetit ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se agresioni pushtues i Rilindjes tashmë është një realitet i hidhur, Prandaj, Meta bën sërish thirrje që qytetarët t’i bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 2 mars.

Meta thekson se ky është paralajmërimi i fundit, për këtë “bandë”, siç e cilëson ai Rilindjen.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

LEXO EDHE:  Meta sulmon ndërkombëtarët/ Negociatat nuk hapen me qoka

LEXO EDHE:  Sassoli viziton së shpejti Tiranën/ Dritë jeshile nga BE për negociatat?

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve!”-përfundon postimin e tij kreu i shtetit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndoka zbulon çfarë diskutoi Meta me Bashën/ Porosia për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka nxjerrë detaje rreth takimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij, në takimin e Bashës me Metën nuk është diskutuar fare për protestën, por i kishte lënë porosi t’i përcillte informacionet e grushtit të shtetit aleatëve.

Ndoka theksoi se në 2 mars do të dalë në shesh të protestojë si qytetar, pasi mbështet kazën e Presidentit.

“Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashën me të gjitha etapat për grusht shteti dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur. Ndoshta për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës, por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje. Presidenti po mbron  Kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca. Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë, por ka thirrur një tubim për besëlidhje”, u shpreh ai në “Repolitix”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kanë bukë të hanë”/ Dashamir Shehi tregon pse ikin të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

kreu i lzhk dashamir shehi ne emision

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi deklaron se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është një proces normal, por një fenomen struktural.

Shehi tha se shqiptarët largohen pasi nuk kanë bukë të hanë.

“Tani në fazën e fundit, përveç emigracionit klasik kemi dhe azilkërkuesit. Situatë jo normale në Shqipëri, s’ke bukë, s’ke gjë dhe ikin. Që me liberalizimin e vizave dhe kjo i ka shtyrë më tepër ikjet. Shqipëria po vuan një sërë fenomene negative. Tani në ditët e sotme këtu nuk ka siguri, nëse me vë gjobë një tek biznesi im si mund të rri unë. Mungesa e meritokracisë. Korrupsioni, edhe kjo është një fenomen. Dua të çojnë fëmijët në shkollë, sot 12 përqind mendojnë për këtë që fëmijët të kenë sistem më të mirë. Shërbimi shëndetësor etj”., u shpreh ai në emisionin Opinion.

Lreu i LZHK-së theksoi se punëdhënësit më të mëdhenj vijnë nga shtetet e huaja dhe i paguajnë shqiptarët më pak se në vendin e tyre, duke marrë këtu si shembull call centerat.

LEXO EDHE:  Tabaku ngre tonet ndaj Ramës/ Shqipëria ka bërë vetëm regres, penalizoi edhe Maqedoninë e Veriut

LEXO EDHE:  Bushati shigjeton opozitën/ Keqardhje për reagimet, pasqyrë e kulturës së dëshpërimit

“Call Centeri spostohet nga Italia se në Romë i kërkojnë 850 euro mesatarisht rrogën dhe nuk u leverdis, prandaj kanë ardhur në Shqipëri. Mirë kanë bërë që kanë ardhur. Këtu rroga mesatare rrotullohet 300-400 euro dhe mbijetojnë ata. Skllavëri është edhe ajo. Fasoneria janë në limit e fundit, atëherë kjo ekonomi duhet të azhurnohet dhe do të mbajë punëtorët e kualifikuar, pjesa tjetër do mbyllen do i nënshtrohet rregullave normale të kapitalizmit. Pastaj këto do të spostohen në vende të tjera në Pakistane”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE