Connect with Us

Avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital

Kronika

Avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Avokati i njohur i çështjeve të nxehta Maks Haxhia ka pësuar hemoragji cerebrale.

Burime jo zyrtare thonë se avokati Haxhia ka qënë në shtëpi, dhe është transportuar me urgjencë në një spital privat, për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Stafi i CNA.al i uron shërim të shpejtë.

Kush është Maks Haxhia?

Haxhia është avokati që ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në ‘sagën’ e tij të proceseve gjyqësore, ndërkohë që ka një karrierë të gjatë edhe në fushën akademike.

Ai është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1982. Në vitin 1985 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai ka marrë disa tituj akademikë si “Kandidat i Shkencave” (1990), “ Doktor i Shkencave Juridike” (1994), “Profesor i Asociuar” (2004) dhe “Profesor” (2013).

Gjatë karrierës së tij ai ka kryer disa specializime në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë një specializim në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1992, ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ai iu bashkua Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin1992 dhe është kryetar i saj prej vitit 2000. Gjithashtu, ai është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistraturës prej vitit 2000.

LEXO EDHE:  U gjet i therur me thikë/ Shqiptari transportohet me urgjencë në spital

Për periudhën 1985 – 1992 ai ka ushtruar profesionin si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe prej vitit 1997 ai është pedagog me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës. Kryetar i Komitetit Shkencor të Shkollës së Avokatisë dhe lektor përgjegjës në këtë Shkollë prej muajit Janar, 2013. Në vitin 2002 ai ishte anëtar i grupit të punës për hartimin e ligjit “ Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të Zyrtarëve Publikë dhe disa nëpunësve publikë”, si dhe autor i Ligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Ai ishte anëtar i Stafit Teknik për hartimin e Kushtetutës në vitin 1998 si dhe autor i disa librave dhe shkrimeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me kokainë/ Arrestohet 21 vjeçarja në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

LEXO EDHE:  Joga pas daljes nga spitali psikiatrik/ Këngëtarja e famshme “nxjerr” në pah format

LEXO EDHE:  Publikon fotot në spital, Bleona do shkrijë vezët për t’u bërë nënë?

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga sekuestrimi i 1.3 tonëve kokainë/ Kamioni bëri dy ndalesa në Shqipëri, ndiqej me GPS

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje nga aksioni në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona. Bëhet fjalë për dy vëllezërit që porositën kontenierët me banana nga Amerika Latine Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferin e kontejnerëve Jovan Kosovic nga Mali i Zi, shoqëruesin e shoferit Jetmir Hebibin dhe shqiptaro-maqedonasin Rauf Ismani, i cili shoqëronte kamionin me një furgon.

Kompania e bananeve që transportoi drogën dhe që kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë, është “Baniks LTD”.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

LEXO EDHE:  Publikon fotot në spital, Bleona do shkrijë vezët për t’u bërë nënë?

LEXO EDHE:  Arrestimi i Shefit të Kardiologjisë/ Mjekët e Shkodrës në protestë

Raportohet se shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa në Shqipëri, një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe.

Ndërkohë autoritetet italiane kishin zëvendësuar pjesën e madhe të kokainës dhe kishin vënë GPS në njërën prej pakove, deri në mbërritjen e destinacionit final./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“U shit si meritë”/ Artan Hoxha i përvishet policisë për kokainën: E pritët me “nderime” dhe e përcollët me “respekte”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas aksionit të sotëm në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan dhe policinë shqiptare, ku u kapën 1.3 ton kokainë.

Në media u tha se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni dhe kanë ndjekur kamionin në çdo lëvizje.

Droga u transportua me një kamion bananesh nga Amerika dhe u sekuestrua në një magazinë frutash, ku u arrestuan dy shoferë dhe një magazinier.

Hoxha thotë se ky aksion nuk duhet shitur si meritë e policisë shqiptare, pasi thekson se ngjason shumë me kapjen e kokainës te kontenierët e bananeve në Durrës.

“Pavarësisht tentativës për t’i veshur merita policisë sonë për pjesemarrjen e saj në një operacion ndërkombëtar kundër narkotrafikut, (të organizuar kryesisht nga agjensitë antidrogë të SHBA dhe Italisë), e vetmja gjë që të mbetet në mendje është fakti se:

LEXO EDHE:  10-vjeçari dëmtohet nga tërmeti/ Vizitë në spital futbollistët e kombëtares

LEXO EDHE:  Joga pas daljes nga spitali psikiatrik/ Këngëtarja e famshme “nxjerr” në pah format

Kamioni me 1.3 tonë kokainë, u prit me “nderime” në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër, dhe u përcoll me “respekte” në doganën e Qafë Thanës në Pogradec, për tu arrestuar pastaj dy shoferë dhe një magazinier në një fshat të Maqedonisë së Veriut!!!

A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokainë të kapur në Maminas, ku u arrestuan vetëm dy shofera dhe një hamall magazine bananesh???!!!!”, shtron pyetjen gazetari investigativ./ CNA.al

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Aksioni për kapjen e kokainës në bashkëpunim me DEA-n/ Klodiana Lala: Në MV kaloi përmes Shqipërisë

LEXO TE PLOTE