Kosova & Rajoni
Analisti zbulon sfidat e Albin Kurtit si kryeministër

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” për të folur për përplasjen midis Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me Albin Kurtin, analisti Armand Shullaku ka treguar sfidat me të cilat do të përballet Kurti si kryeministër.
“Sfida kryesore e Albin Kurtit nuk është dialogu me Serbinë, por të qenit kryeministër i Kosovës, për ato premtime që u ka bërë qytetarëve të Kosovës. Kurti nuk është votuar specifikisht për dialogun me Serbinë pavarësisht se kjo është sfida e tij e parë ndërkombëtare.
Nëse njerëzit largohen nga Kosova, shkak është problemet ekonomike, krimi i organizuar dhe shkëputja e politikës nga krimi. Të gjitha këto janë pika të programit të tij politik të cilat duan zgjidhje.
Dialogu ka të paktën 8-9 vjet që ka nisur nën ombrellën e BE-së, por që u pengua për shkak të taksës. Arritja e zgjidhjes, them se Albin Kurti nuk arrin dot të zgjidhi problemin 100 vjeçar serbo-shqiptar brenda ditës.”/ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Aksion në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas mediave kosovare, në këtë aksion është arrestuar kreu...

Arratiset ish-drejtori i Shërbimit Sekret i Maqedonisë
Autoritetet maqedonase thonë se janë në kërkim të ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, Sasho Mijallkov, pasi i njëjti nuk është gjetur në asnjë nga...