Connect with Us

Alarmi/ Shërbimet sekrete ruse po synojnë të destabilizojë Evropën

Blog

Alarmi/ Shërbimet sekrete ruse po synojnë të destabilizojë Evropën

Publikuar

-

Nga Michael Schwirtz “The York Times”

* Në fillim ishte një fushatë destabilizuese në Moldavi, e pasuar nga helmimi i një tregtari armësh në Bullgari, dhe më pas një grusht shteti në Malin e Zi. Vitin e kaluar, pati një përpjekje për të vrarë një ish-spiun rus në Britaninë e Madhe, përmes një agjenti të rrezikshëm nervor.

Edhe pse këto operacione kishin qartazi shenjat e shërbimeve sekrete ruse, autoritetet i panë në fillim ato si sulme të izoluara dhe pa lidhje më njëra-tjetrën. Por tashmë zyrtarët e sigurisë në Perëndim, kanë arritur në përfundimin se këto operacione, dhe potencialisht shumë të tjera, janë pjesë e një fushate të koordinuar dhe të vazhdueshme për të destabilizuar Evropën.

Ajo po zbatohet nga një njësi elitare brenda sistemit të inteligjencës ruse, e aftë në akte subversive, sabotime dhe vrasje. Grupi i njohur si “Njësia 29155”, po operon prej të paktën 1 dekade. Por zyrtarët perëndimorë, e kanë zbuluar ekzistencën e saj vetëm kohët e fundit.

Zyrtarët e inteligjencës në 4 vende perëndimore, thonë se është e paqartë se sa shpesh mobilizohet në opracione kjo njësi. Ata paralajmërojnë se është e pamundur të dihet më saktësi, kur dhe ku do të godasin operativët e saj.

Synimi i “Njësisë 29155”, nënvizon shkallën përmes së cilës presidenti rus Vladimir Putin, është duke e luftuar në mënyrë aktive Perëndimin, nëpërmjet të ashtuquajturës luftë hibride – një përzierje e propagandës, sulmeve kibernetike dhe dezinformacionit – si dhe një përballjeje të hapur ushtarak.

“Unë mendoj se e kemi harruar se sa të pamëshirshëm mund të jenë në vetvete rusët”- thotë Peter Zuok, oficer në pension i inteligjencës ushtarake, dhe ish-atashe i mbrojtjes në ambasadën amerikane, që shtoi se as ai vetë nuk ishte në dijeni të ekzistencës së kësaj njësie.

Ndërkohë përmes një mesazh telefonik me shkrim, Dimitri Peshkov, zëdhënësi i Putinit, i drejtoi formalisht disa pyetje rreth njësisë Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Ajo nuk bëri asnjë koment. E strehuar pas mureve të forta prej betoni në selinë e Qendrës 161 të Trajnimit të Specialistëve për Qëllime Speciale në lindje të Moskës, njësia ndodhet brenda hierarkisë komanduese të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake, e njohur shkurt si GRU.

Megjithëse dihet shumë pak për operacionet e GRU, agjencitë perëndimore të inteligjencës, kanë nisur të kenë një panoramë më të qartë të arkitekturës së saj kryesore. Zyrtarët amerikanë, pretendojnë se disa muaj para zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, dy njësi kibernetike të GRU, të njohura si “26165” dhe “74455”, hakeruan serverët e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe fushatës së Hilari Klintonit, dhe më pas bënë publike komunikimet e brendshme më të sikletshme.

Ekipet e hakerave, veprojnë kryesisht nga Moska, mijëra milje larg objektivave të tyre. Ndërkohë, oficerët e “Njësisë 29155” udhëtojnë në shumë vende të Evropës. Disa janë veteranë të dekoruar të luftërave më të përgjakshme të Rusisë në Afganistan, Çeçeni dhe Ukrainë.

Operacionet e saj janë aq të fshehta, sa që ekzistenca e kësaj njësie, ka shumë të ngjarë të jetë e panjohur edhe për operativët e tjerë GRU. Një foto e vitit 2017, tregon komandantin e njësisë, gjeneralin Andrei Averjanov, në dasmën e vajzës së tij.

LEXO EDHE:  Që SHBA të dominojë mbi Kinën, duhet të promovojë demokracinë kudo në botë

Në krah të tij ndodhen koloneli Anatoli Çepiga, një nga 2 oficerët e akuzuar në Britani për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal. “Kjo njësi e GRU-së që ka qenë aktive ndër vite në mbarë Evropën”- u shpreh një zyrtar evropian i sigurisë. Agjencitë perëndimore të inteligjencës, e identifikuan këtë njësi pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016 në Malin të Zi, ku 2 oficerë të njësisë speciale komplotuan vrasjen e kryeministrin e vendit, dhe pushtimin e godinës së parlamentit.

Por zyrtarët filluan të kuptonin më mirë axhendën specifike të njësisë, vetëm pas helmimit të Skripal në marsin e 2018-ës, nga një ish-oficer i GRU, që e kishte tradhtuar Rusinë duke punuar për britanikët. Skripal dhe vajza e tij, Julia, u sëmurën rëndë pas ekspozimit ndaj një agjenti nervori shumë toksik, por ia dolën të mbijetojnë.

Ky akt shkaktoi në një reagim të fortë, teksa më shumë se 20 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dëbuan 150 diplomatë rusë në një gjest solidariteti me Britaninë. Autoritetet britanike akuzuan 2 të dyshuar, që kishin hyrë në Britani me emra të rremë, por që më vonë u identifikuan si kolonel Çepiga dhe Aleksandër Mishkin.

Por operacioni ishte më kompleks. Një vit para helmimit, 3 operativë të “Njësisë 29155” u nisën drejt Britanisë. Njëri ishte Mishkin. I dyti Sergei Pavllov. Zyrtarët e inteligjencës besojnë se operativi i tretë, me pseudonimin Sergei Fedotov, mbikëqyri misionin. Fedotov dhe Pavllov, kishin qenë pjesë e një ekipi që tentoi të helmonte tregtarin bullgar të armëve Emilian Gebrev në vitin 2015.

Ekipi do të tentonte dy herë, një herë në kryeqytetin Sofje, dhe herën e dytë në shtëpinë e tij buzë Detit të Zi. Duke folur para gazetarëve në muajin shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, shefi i shërbimit sekret britanik MI6, Aleks Janger, ngriti shqetësimin për kërcënimin në rritje nga ana e Rusisë, dhe foli për opercione tejet të koordinuara, pa përmendur ndonjë njësi specifike.

Ai shtoi:”Ne besojmë se ekziston një kërcënim i përhershëm nga GRU, dhe shërbimet e tjera të inteligjencës ruse”. Ndërkohë Kremlini e sheh Rusinë në luftë me një rend perëndimor liberal, që për të përbën një kërcënim ekzistencial. Në vitin 2006, Putin nënshkroi një ligj që ligjëron vrasjet të caktuara jashtë vendit. Por “Njësia 29155”, nuk është i vetmi grupim i autorizuar për të kryer operacione të tilla.

Një direktivë e vitit 2012 nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, caktonte shpërblime financiare për 3 njësi të tjera për “arritje të veçanta në shërbimin ushtarak”. Njëra ishte “Njësia 29155”. Tjetra “Njësia 74455”, që ndërhyri në presidencialet amerikane të 2016-ës. E treta ishte ”Njësia 99450”, oficerët e së cilës besohet se janë përfshirë në aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Sekreti i jetëgjatësisë është ajri i pastër në mal/ Shembulli vjen nga Azerbajxhani

Publikuar

-

Nga

Nga Kamilla Rzayeva “CNN”

* Në botë ekzistojnë një numër destinacionesh, që janë të famshme për jetëgjatësinë e banorëve të tyre. Në Japoni, 100-vjeçarët e qytit të Okinauas, i kanë dhënë pseudonimin “Toka e të pavdekshmëve”. Kampodimele, “fshati i përjetësisë” në Itali, është dëshmi e mrrekullisë që bën dieta ushqimore mesdhetare.

Në qytezën plot diell të Kalifornisë në SHBA, Loma Linda, një komunitet besimtarësh të Adventistëve të Ditës së Shtatë, po përfiton ndjeshëm nga jetesa në një mjedis të pastër. Por në cepin tjetër të globit, ekziston një vend për të cilin nuk do të keni dëgjuar të flitet dhe aq shumë: Lerik në Azerbajxhanin e Jugut.

I ndodhur në jug të Kaukazit, aty gjenden disa prej krahinave të njohura për banorët që jetojnë shumë gjatë, përfshirë krahinën e Lankaran. Por Lerik, mendohet se ka përqendrimin më të lartë të 100-vjeçarëve. Në këtë tokë me ngjyrë smeraldi, me retë që enden nëpër Malet Talish, njerëzit duket se e kanë zbuluar sekretin e një jete të gjatë dhe të shëndetshme. Aty ndodhet Muzeu i Jetëgjatësisë, i ndërtuar në vitin 1991 dhe i rikonstruktuar në vitin 2010.

Ai ka më shumë se 2.000 objekte, që dokumentojnë jetën dhe kujtimet e banorëve më të moshuar të rajonit. Pjesa më tërheqëse janë portretet e 100-vjeçarëve, që mbulojnë muret e muzeut. Këto foto që datojnë që nga vitet 1930, janë dhuruar nga fotografi francez Frederik Lahop.

Në vitin 1991, në Lerik kishte më shumë se 200 njerëz më shumë se 100-vjeç, nga një popullsi e përgjithshme prej 63.000 banorësh. Që nga ajo kohë të dhënat kanë qenë më pak mbresëlënëse.

Banorët vendas, bëjnë përgjegjës rrezatimin nga antenat e telefonisë celulare, dhe ndotjen e  mjedisit. Gjithësesi ka 11 njerëz më shumë se 100 vjeç, nga një popullsi totale prej 83.800 banorësh. Qytetari më i vjetër i Lerikut është Raxhi Ibrahimova, 105 vjeç. Është një rekord i mirë.

Por që nuk ka të krahasuar me famën që arriti dikur Shirali Muslumov, një bari që supozohet se jetoi 168-vjeç. Faqet e zverdhura të pasaportës së tij, pretendonin se ai kishte lindur në vitin 1805, ndërsa në varrin e tij shënohet se ka ndodhur në vitin 1973. Nëse është e vërtetë, kjo do ta bënte njeriut më të moshuar që ka jetuar ndonjëherë.

Fatkeqësisht, në fillimin e shekullit XIX-të, regjistrimet e lindjeve ndodhnin rrallë në fshatra të largët, si vendlindja e tij në Barzavu. Prandaj nuk ka asnjë të dhënë të vërtetueshme se kur lindi ai. Letra të panumërta të dërguara nga e gjithë bota në ditëlindjet e tij të ndryshme, nuk lënë ndonjë fije dyshimi, se ai ka jetuar vërtet shumë.

Por ndoshta është e drejtë të vlerësojmë mundësinë e një gabimi minimal prej 20 vitesh. Gjeni i jetëgjatësisë, duket se funksionon edhe në familjen e tij. Vajza e tij 95-vjeçare, Halima Kambarova, thotë për CNN se ndërsa mund të mos jetojë 168-vjeç, sa babai i saj, shpreson së paku shpreson të jetojë deri 150-vjeç si gjyshi i saj, apo 130-vjeçe si tezja e saj.

LEXO EDHE:  Video/ Sulm me armë zjarri në Teksas, 18 të vdekur

LEXO EDHE:  Që SHBA të dominojë mbi Kinën, duhet të promovojë demokracinë kudo në botë

Kur ftohet koha, shumica e mbi 100-vjeçarëve zhvendosen në zonat më të dashura bregdetare të Lankaran, që kanë një klimë më të butë. Por Kambarova ndodhej ende në fshatin Lerik kur u vizitua nga një grup i “CNN Travel”, në shtëpinë modeste 2-katëshe të të atit, e rrethuar nga shumë pemë molle dhe dardhe.

E ulur pranë dritares, dhe e mbështjellë me një shall, ajo flet pak me theks, duke kaluar shpesh në gjuhën e saj amtare Talish, një dialekt që flitet nga vetëm 200.000 njerëz, i klasifikuar si “i rrezikuar” nga UNESCO. Ajo na tregon pasaportën e saj, që nuk ka të shënuar muajin apo datën e lindjes, por vetëm vitin:1924.

Ajo mund të jetë 95-vjeçe, por ajo është shumë e pranishme në jetën e familjes, duke luajtur me nipërit dhe mbesat e saj, dhe duke treguar sensin e saj të humorit. Kur e pyesin mbi moshën, ajo përgjigjet me gëzim:“Jam 15-vjeç!”. “Qetësia e mendjes, është pjesë e sekretit të tyre. Ata qëndrojnë larg stresit, e mendojnë jetën në një mënyrë mjaft filozofike, e jetojnë një ditë pa shumë planifikime apo shqetësime për të ardhmen”- na thotë drejtori i Muzeut të Jetëgjatësisë.

Kambarova e kalon gjithë ditën duke punuar në kopsht ose përreth shtëpisë. Dhoma e saj është e vogël, me një qilim të trashë dhe jastëkë në dysheme. Shumë njerëz këtu, preferojnë të flenë përtokë, duke vënë thjesht një batanije të hollë në vend të dyshekut, pasi besohet se është mënyra më e shëndetshme për relaksimin e shpinës.

Në kundërshtim me besimin popullor, 100-vjeçarët e Lerikut hanë mish, por ata kanë trashëguar një preferencë për produktet e freskëta të qumështit si gjiza, gjalpi, qumështi dhe kosi. “Sekreti i një jete të gjatë është ushqimi i mirë, mineralet në ujin e pranverës, dhe bimët që i shtojmë çajit që pimë për të parandaluar sëmundjet. Ndaj njerëzit nuk kanë pse të pijnë ilaçe”- thotë guida jonë.

Dhe në fakt, Kambarova këmbëgul se nuk ka pirë ndonjëherë ndonjë ilaç. Puna fizike që fshatarët bëjnë çdo ditë këtu është e jashtëzakonshme. Nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit, ata punojnë në kopshtet dhe arat e tyre. Ata qepin, thurrin, dhe kujdesen për familjet e tyre të mëdha.

Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Navarrës në Spanjë, zbuloi se të jetuarit në zona me lartësi të madhe mbi nivelin e detit, e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, dhe diabetit. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Kolorados në SHBA, zbuloi se banorët në zona të tilla jetojnë më gjatë./ Përshtatur nga CNA.al

Për më tepër shikoni galerinë e fotove të mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Blog

A mund të shpëtohet Venecia?

Publikuar

-

Nga

“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjatë”, shkruante Maurizio Ferrera për Corriere della Sera. Ne e trajtojmë të ardhmen “si një lloj kolonie të largët dhe të pabanuar, në të cilën mund të shkarkojmë dëmet e prodhuara nga gjeneratat e sotme”. Shikoni borxhin tonë kombëtar që lulëzon, i cili sot është 2.7 trilion dollarë, 138 përqind të produktit tonë të brendshëm bruto. Nëse do të shpëtojmë Venecian, do të duhet të ndryshojmë kulturën tonë politike. Eshtë e paqartë nëse kemi vullnet”.

“Përmbytja katastrofike e Venecias mund dhe duhej të ishte shmangur”, shkruante Gian Antonio Stella në Corriere della Sera. Autoritetet shpallën një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin e kanalit, pasi një valë jashtëzakonisht e lartë çoi nivelet e ujit në rreth 2 metra mbi nivelin e detit.

Më shumë se 80 përqind e qytetit historik u përmbyt, përfshirë Bazilikën e Shën Markut, duke lënë pas skena shkatërrimi. Gondolat mbushën brigjet e Kanalit të Madh. Katet e para të hoteleve u shndërruan në pishina: Në Pallatin 500-vjeçar, Gritti “sofrat dhe tavolinat e shekullit të 18-të lundruan nëpër dhomë ndërsa portreti i një pëllumbi shikonte rreptësisht që nga muri”. Në rrugë, turistët me çizme shiu kalonin me vështirësi pranë dyqainxhinjve me duart e ngritura nga qielli, që ruanin gjakftohtësisht mallrat e lagura.

Nuk ka qenë e keqe që nga viti 1966. Në atë kohë, italianët e mbërthyer nga paniku, bënin thirrje për veprim të menjëhershëm, por sapo uji u tërhoq, ata ngritën supet dhe e lanë në heshtje këtë çështje për gati 40 vjet. Sistemi masiv MOSE për mbrojtjen nga përmbytja që u miratua më në fund në 2003 ende nuk ka përfunduar, për shkak të burokracive dhe mashtrimit. Kemi pasur dekada eksperimentesh. Polemikash. Mbeturinash. Rryshfetesh. Hetimesh gjyqësore. Prangash”.

Ndërkohë, Venecia po zhduket nën ujë, shkruante Jacopo Giliberto në Il Ore Sole 24. Ndryshimi i klimës dhe rritja e nivelit të detit janë fajtorë, por po kaq është edhe fakti që ne nxorrëm ujë me pompa nga një akuifer nëntokësor nga vitet ’30 deri në vitet ’80, duke bërë që toka poshtë nesh të “shembet me shpejtësi mbresëlënëse”. Kur autoritetet më në fund u morën seriozisht me përmbytjet në fund të viteve 1980, ata mund të kishin kopjuar projektin e një dige të provuar dhe testuar, si psh Barrat Thames Barrier që mbron Londrën. Por Venecia e lavdishme është një thesar botëror, një muze arti i hapur, kështu që zyrtarët në vend të kësaj zgjodhën “diga të padukshme” më të kushtueshme, që “nuk do të prishnin pamjen”. Deri më tani, kemi shpenzuar më shumë se 6 miliardë dollarë për MOSE, që nuk do të funksionojë deri vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Rrjeti 5G/ Gjenerali amerikan jep alarmin, ja rreziku që kanoset

LEXO EDHE:  Rrjeti 5G/ Gjenerali amerikan jep alarmin, ja rreziku që kanoset

Projekti është një rrëmujë, shkruante Daniele Fiori në Il Fatto Quotidiano. MOSE përdor porta kundër përmbytjeve të mëdha, që ngrihen nga shtrati i lagunës, duke u mbyllur nga Detin Adriatik kur baticat e larta rrezikojnë të fusin ujë, që përmbyt në të gjithë qytetin. Ndërtimi u ndërpre për disa muaj në 2013 pas zbulimit të një skeme masive ryshfeti, që përfshinte politikanë dhe drejtues të agjencisë së digave. Pastaj u zbulua se “pjesa më e madhe e kapakëve ishin bllokuar nga rëra”, dhe tashmë “menteshat e çelikut – thelbësore që mekanizmi të punojë” janë ndryshkur. “Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjatë”, shkruante Maurizio Ferrera për Corriere della Sera. Ne e trajtojmë të ardhmen “si një lloj kolonie të largët dhe të pabanuar, në të cilën mund të shkarkojmë dëmet e prodhuara nga gjeneratat e sotme”. Shikoni borxhin tonë kombëtar që lulëzon, i cili sot është 2.7 trilion dollarë, 138 përqind të produktit tonë të brendshëm bruto. Nëse do të shpëtojmë Venecian, do të duhet të ndryshojmë kulturën tonë politike. Eshtë e paqartë nëse kemi vullnet”. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Publikuar

-

Nga

Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me evolucionin – që njerëzit kanë zbritur, hap pas hapi, nga majmunët ose majmunët modernë. Mund të jetë për shkak se imazhi i mirënjohur i ‘evolucionit të njeriut’, që tregon një seri majmunësh që bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe të ngjashëm me njerëzit, ka ndihmuar në përhapjen e këtij miti.

Së pari, duhet të jemi plotësisht të qartë se majmunët e hershëm dhe majmunët modernë nuk janë e njëjta gjë. Majmunët modernë ndahen në majmunët e Botës së Re dhe të Botës së Vjetër, të dyja janë grupe të veçanta të specieve tek majmunët. Majmunët ndahen sërish në majmunë më të vegjël (gibbonë) dhe majmunë të mëdhenj, të cilët përfshijnë njerëzit. Pra, ne me siguri nuk kemi prejardhje nga majmunët modernë. Po majmunët e hershëm (apes)?

Ne ndajmë shumë tipare me majmunët e tjerë të mëdhenj – shimpanze, orangutangë, bonobo dhe gorilla – dhe ata janë më afër jetesës sonë. Por as ata nuk janë paraardhësit tanë. Secila nga speciet e majmunëve të mëdhenj, përfshirë njerëzit, evoluoi në mënyrë të pavarur nga një ‘paraardhës i përbashkët.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj CNA.al/ Andi Përmeti kërkon interpelancë me ministren e Ekonomisë

LEXO EDHE:  Që SHBA të dominojë mbi Kinën, duhet të promovojë demokracinë kudo në botë

Nëse gjurmoni fosilet njerëzore prapa në kohë, ato gradualisht bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashme me majmunin, me dhëmbë më të mëdhenj, trurin më të vogël dhe gjymtyrët më të lidhura. Dhe nëse i gjurmoni shimpanzetë pas në kohë, ato bëhen më shumë si ai paraardhësi i përbashkët. Nëse ktheheni miliona vjet, historia evolucionare e njerëzve dhe shimpanzeve përfundimisht konvergon, dhe do të zbuloni se ne ndajmë një të afërm që ishte një specie tërësisht e ndryshme – paraardhësi ynë i përbashkët.

Çdo kryqëzim në një pemë evolucionare, përfaqëson një paraardhës të përbashkët. Nëse gjurmoni përsëri edhe më tej, përfundimisht do të gjeni një paraardhës të përbashkët midis majmunëve dhe majmunëve të lashtë, midis të gjithë primatëve, midis të gjitha kafshëve etj. Secila prej degëve të pemës evolucionare vazhdon të evoluojë, duke prodhuar specie të reja të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. / Bota.al

LEXO TE PLOTE