Connect with Us

Aksidenti në Shijak/ Rritet bilanci i viktimave

Kronika

Aksidenti në Shijak/ Rritet bilanci i viktimave

Publikuar

-

Rritet bilanci i viktimave në aksidentin tragjik të Shijakut. Pas të ndjerit M.T. 44 vjeç, ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident, N.H., 41 vjeç.

Kujtojmë se, sipas deklaratës së policisë, aksidenti tragjik i pasdites së sotme në Shijak, ka ndodhur si pasojë humbjes së kontrollit të njërit prej drejtuesve të mjeteve.

44-vjeçari me iniciale M.T. është nxjerrë me shumë vështirësi i vdekur nga makina, ndërsa 41-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen tre persona

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.  Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U vra në atentat/ OFL bllokon makinat e blinduara të Edison Harizajt

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara sot në Vlorë.

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Sipas asaj që raporton ABC news dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt.

Edison Harizaj, i njohur si mik i Emiljano Shullazit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat në Durrës në 7 nëntor të vitit 2018  bashkë me mikun e tij Genci Caci./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e Krapsit në Fier.

Një “Volsvagen” është përplasur me një “Benz” dhe si rrjedhojë kanë mbetur të plagosur tre persona

Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ccka ka bërë që drejtuesi i mjetit tip “Benz” të humbë kontrollin e mjetit duke u përplasur me automjetin tjetër.

“Në datën 14.02.2020 rreth orë 15:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Q me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit A. Q, si dhe pasagjeri i mjetit “Benz” shtetasi R. Q të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aksident në qendër të Korçës/ Përplasen disa makina (FOTO)

LEXO EDHE:  Aksident në qendër të Korçës/ Përplasen disa makina (FOTO)

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një banesë në Shkodër/ Zjarrfikësit “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Një banesë në lagjen “Kiras” të Shkodrës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE