Connect with Us

Zbulon emrin e zvendësuesit/ Albin Kurti paralajmëron shkarkimin e presidentit Thaçi

Kosova & Rajoni

Zbulon emrin e zvendësuesit/ Albin Kurti paralajmëron shkarkimin e presidentit Thaçi

Publikuar

-

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar në parim të hyjë në koalicion me ta për krijimin e qeverisë së re.

I pyetur nga moderatori i  emisionit “Opinion” ku është prezent, lidhur me postet që mund ti ofrojë LDK-së, Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Kosovës, tha se Isa Mustafës,kryetarit të kësaj parti, mund ti ofrojë  postin e presidentit.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që mund ta diskutojmë këtë gjë, por e theksoj që tani për tani është formimi sa më parë i formimit të qeverisë. Shkarkimin e Thaçit  ne e kemi kërkuar prej kohësh. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që kemi me Presidentin është ta shohim qëndrimin e tij sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme nga njëra anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial.  Unë nuk hy në pazare me Serbinë, me tokën e Kosovës. Ne nuk konsideromë që shqiptarët në Preshevë, Medvegja e Bujanov nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës”, ka thenë Kurti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Akoma s’ka marrëveshje/ Kurti: Po punojmë ditë e natë me LDK-në

Publikuar

-

Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, u shpreh se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion, pasi deri tani nuk ka pasur ende rezultate konkrete, raportojnë mediat kosovare, duke folur për të rejat më të fundit të negociatave pë krijimin e qeverisë.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti, i cituar nga “Kosova Press”, pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës. Të njejtën e përmend edhe kosovarja “Express”.

Gazetarët kosovarë janë shprehur se populli po pret me padurim Qeverinë e re, gjë që nuk po realizohet për shkak se Vetvendosja dhe LDK-ja nuk kanë arritur ende në një marrëveshje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pezullimi i ligjit të pagave/ Shëndetësia dhe arsimi në grevë

Publikuar

-

Nga

Sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit në Kosovë u hodhën të premten në një grevë paralajmëruese, kundër pezullimit të zbatimit të ligjit për pagat.

Pezullimi që do të jetë në fuqi deri më 30 mars të vitit 2020, u vendos nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Avokatit të Popullit, për “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.

Shumica e shkollave, çerdheve dhe universiteteve publike mbajtën dy orë grevë e cila ishte vendosur para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një njoftim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës thuhet se në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98 për qind të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate, raporton kprespondenti i radios amerikane VOA. Sipas të cilit:

Edhe punonjësit shëndetësor të të gjitha niveleve kanë hyrë në grevë tërë ditore. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës tha se “greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur grevës së Përgjithshme”.

Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tyha se ligji i ri për pagat është i përshkuar nga pabarazitë dhe se do të ndryshohet dhe plotësohet në qeverinë e tij.

“Ne as si deputet sot dhe as si qeveri nesër, nuk mund t’i dalim përball vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në pritje të aktgjykimit të kësaj gjykate, me ç’rast të gjitha ato që do të thuhen aty do t’i adresojmë. Përndryshe, unë besoj, se kemi nevojë për projektligj të ri pra që e plotëson dhe e ndryshon këtë aktualin në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen. Le të mos harrojmë se edhe me këtë ligjin e ri të pagave, shoferi i kryetarit të parlamentit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës, andaj pabarazitë janë të papranueshme dhe duhet të adresohen në një projektligj të ri për pagat, të plotësohet dhe të ndryshohet ky aktuali e me ç’rast do të merren parasysh ato që do të na i thotë gjykata Kushtetuese me aktgjykimin përkatës”, tha zoti Kurti.

Në fillim të këtij muaji, Avokati i Popullit, bëri kërkesë për vlerësimin e ligjit të punës, i cili ishte miratuar në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa hyri në fuqi më 1 dhjetor.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

I zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë i riu

Publikuar

-

Nga

Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte shpallur i zhdukur para tre ditësh, është gjetur sot i pajetë.

Sipas mediave kosovare, trupi i të riut është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që trupi i të tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE