Connect with Us

Vrasja e Santiago Malkos/ Arrestohet Elvis Gaçaj

Kronika

Vrasja e Santiago Malkos/ Arrestohet Elvis Gaçaj

Publikuar

-

Policia e Durrësit ka arrestuar një natë më parë, Elvis Gaçajn, person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish efektivit të policisë, Santiago Malkos në kryeqytet.

Në momentin e arrestimit ai ka qënë i armatosur me një armë pa leje, ndërkohë që ka bërë rezistencë duke iu shmangur postblloqeve të policisë.

Gaçaj ishte një prej tetë personave të shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit të Policisë Malko. Në burg për këtë vrasje vazhdon të mbetet Belndi Teta, për të cilin Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga “pengim i zbardhjes së të vërtetës” në “përfshirje në vrasje”.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

Gjatë operacionti policor të koduar “Taulantia”, Policia kap dhe arreston dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Njëri prej tyre, i cili kishte dhe armë zjarri me vete ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariati i Policisë Durrës, në vijim të planit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se dy shtetas lëviznin me një automjet me armë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Taulantia”.

Shërbimet e Policisë në rrugën “Taulantia” kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin presonat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë.

LEXO EDHE:  Ekzekutoi babë e bir/ Arrestohet 28 vjeçari

Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë.

Policia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi E.G., pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu ka qenë në masë sigurie ” Arrest në shtëpi” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shtetasi K. D. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Moskallëzimi i krimit “dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMË. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbulohet mashtrimi me kreditë/ Goditet grupi prej 6 personash në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka goditur disa raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare, nëpërmjet operacionit të koduar “Kredia”.

Mësohet se blutë kanë ndaluar shtetasin me iniciale A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. V., banues në Berat.

Gjithashtu, raportohet se ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim, edhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpërmjet mashtrimit, duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300 000 lekë, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190 000 lekë.

Të dyja shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, nëpërmjet kredive që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

LEXO EDHE:  Policia arreston Marko Gjuriq, drejtorin serb të Zyrës për Kosovën

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 22 kg drogë/ Një në pranga e një në kërkim

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.

Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në DVP Berat.

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për të shpenë më tej hetimin për konsumimin e veprës penale të ‘’Mashtrimit’’, e kryer në bashkëpunim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrihet barbarisht babai i dëshmitarit kundër Shullazit/ Dy autorët i marrin paratë

Publikuar

-

Nga

Rrihet barbarisht Naim Musai, babai i dëshmitarit të Prokurorisë, që u rrëfye kundër bandës së Shullazit.

Pasi e kanë dhunuar, dy autorët i kanë vjedhur edhe çantën ku kishte 150 mijë lekë dhe 275 euro.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë, në lagjen numër 13, tek “Rrota e Kuqe”, në Plazh Durrës. Babai i Besnik Musait punonte si kambist. Gjatë grabitjes, ai ka marrë dëmtime në kokë, fytyrë dhe në trup.

“Më datë 18.01.2020, në orën 17: 05, rruga “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

LEXO EDHE:  Sherr banal me pronarin italian/ Shqiptari i bën “gropën” vetes

LEXO EDHE:  Tentoi ta godiste gruan me kaçavidë/ Arrestohet në flagrancë burri dhunues

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Vepra penale e konsumuar është ”Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Besnik Musai dëshmoi kundër Emiljano Shullazit, lidhur me konfliktin me Ylvi Beqjan. Dëshmitari ka qenë për 5 vite shoferi i Ylli Beqajt, i cili i kishte dhënë Shullazit 80 mijë euro. Më parë ai ka deklaruar se është kërcënuar personalisht edhe familja e tij. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentohet një alpinist në Tomorr/ Niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një alpinist është aksidentuar pasditen e sotme në Malin e Tomorrit.

Mësohet se alpinisti ka thyer këmbën, pasi ka rrëshkitur në ngjitje dhe si pasojë është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 personash. Ata ishin nisur nga Qafa e Dardhës në Librazhd dhe pranë vendit të quajtuar “Çesma e Tarikos” alpinisti ra nga një zonë të thepisur.

LEXO EDHE:  Sherr banal me pronarin italian/ Shqiptari i bën “gropën” vetes

LEXO EDHE:  Ekzekutoi babë e bir/ Arrestohet 28 vjeçari

Shokët që e shoqëronin kanë njoftuar menjëherë Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes njofton se është nxjerrë nga atje me helikopter për shkak të borës së madhe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE