Connect with Us

Vlerësuan Holandën për abortin dhe martesat gay/ Kisha Katolike “kryqëzon” ministret e Ramës

Politikë

Vlerësuan Holandën për abortin dhe martesat gay/ Kisha Katolike “kryqëzon” ministret e Ramës

Publikuar

-

Pas letrës së tetë ministreve të qeverisë Rama drejtuar Parlamentit holandez, ku midis të tjerash vlerësohej legalizimi i martesave, midis së njëjtës gjini, dhe lejimi i abortit nga ky shtet, ka ardhur edhe reagimi nga Kisha Katolike.

Arqipeshkvi George Frendo, thekson se është detyra e ministreve për të mbrojtur familjen dhe vlerat e saj, ndërsa i pyet si nëna, si mund të jenë dakord për vrasjen e foshnjave të palindura nëpërmjet abortit dhe, aq më pak, të flasin në emër të gjithë shqiptarëve.

Reagimi i plotë: 

RRETH LETRËS SË MINISTRAVE GRA

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit holandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.

Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Disa komente. “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

LEXO EDHE:  Kroacia kundërshton ndalimin e abortit

Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Martesat gay, tërhiqet mazhoranca?/ Vasilika Hysi: Nuk ka ende një draft, ende herët

LEXO EDHE:  Abuzimet e Kishës Katolike me të miturit/ Ja shteti i radhës i përfshirë në skandal

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Kroacia kundërshton ndalimin e abortit

LEXO EDHE:  Martesat gay, tërhiqet mazhoranca?/ Vasilika Hysi: Nuk ka ende një draft, ende herët

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE