Politikë
Video-Mesazhi i fortë i Kryemadhit/ Thirrje studentëve, të shpëtojmë të ardhmen tonë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka drejtuar sot një mesazh të fortë studentëve dhe ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen sipas saj, në mbrojtje të Kopshtit Botanik.
Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi theksoi se kja ka nevojë për angazhimin e të gjithëve, dhe se nuk duhet të lejohet betonizimi i Kopshtit Botanik.
“Ju bëj thirrje të gjithëve, miq ish studentëve të FSHN. Universiteti ka nevojë për ne. Nuk duhet të ndodhë ajo që ndodhi me muzeun e kafshëve të rruga e Kavajës. Nuk duhet të lejojmë të betonizohet muzeu i shkencave. Është e domsdoshme angazhimi i të gjithëve ne. Ne te Shkencat e natyrës kemi studiuar bimë dhe specie të ndryshme. Nuk kemi studiuar specian e Rilindjes.
Idokracia e Rilindjes që do ta kthejë çdo insitucion të arsimit në lavatriçe të parave. Sot më shumë se kurrë ne duhet të japin mbështetjen tonë se vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen tonë”, tha Kryemadhi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...