Connect with Us

Thirrja e presidentit të KE-së/ Junker: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

Politikë

Thirrja e presidentit të KE-së/ Junker: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

Publikuar

-

Gjatë fjalës së mbajtur  në Parlamentin Europian presidenti i KE-së, Jean Cloude Juncker, iu ka bërë thirrje vendeve të unionit për mbajtjen e premtimit për çeljen e negociatave . Sipas Junker, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime thelbësore.

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse Presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, Presidentja e zgjedhur von der Leyen dhe unë u shkruajtëm një letër Shteteve Anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor  veçanërisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por edhe reformat e guximshme që ka ndërmarrë Shqipëria,  duhet të na lejojnë që ti hapim negociatat.

Nëse Evropa ka një vullnet të fortë, gjithmonë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet e dakorduara zakonisht. Unë e marr shembullin e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë – korniza evropiane dhe perspektiva evropiane kanë ndihmuar për të siguruar që një konflikt dhjetëvjeçar zgjidhet përfundimisht. Dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim, na lejojnë të parashikojmë në një mënyrë të favorshme  hapjen e negociatave të pranimit.”- u shpreh Juncker./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tjetër paralajmërim i Artan Hoxhës/ Opozita po punon për të shkarkuar 27 kryebashkiakë

Publikuar

-

Nga

zbulon nga i vijne informacionet

Pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë, gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një tjetër paralajmërim.

Sipas Hoxhës, opozita jashtë parlamentare po punon  dhe po verifikon fakte për shkarkimin e kryebashkiakëve të 27 bashkive që PD ka drejtuar para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas Hoxhës, opozita po punon fort për të goditur në nivel lokal të zgjedhurit e mazhorancës në krye të këtyre bashkive.

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë me popullsinë e Shqipërisë brenda 25 viteve?

LEXO EDHE:  Shqipërisë i ikën “truri”/ Shpenzimet për kërkimin shkencor më të ulëta në rajon

“Opozita jashtë parlamentare po punon dhe po verifikon fakte, do mundohet të shkarkojë të zgjedhurit në 27 bashkitë që PD drejtonte para zgjedgjevet te 30 qershorit. Po mundohen të verifikojnë fakte për të goditur në nivel lokal të zgjedhurit e mazhorancës e për t’i çjerrë maskën atij që drejton këtë vend”, u shpreh Hoxha në studion e Abc News./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku duke thithur kokainë/ Publikohet video skandaloze

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativArtan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulziqës, Lefter Alla i cili është filmuar duke konsumuar kokainë.

Sic shikohet dhe nga pamjet e publikuara nga Hoxha në stduion e Abc News, duket qartë se si kryebashkiaku merr kokainë mbi banakun e lokalit.

Gazetari Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve ndërsa tha se ka kohë që është regjistruar por u spostua për shkak të termetit.

Më herët, CNA.al bëri një investigim dhe burimet theksuan se të gjitha dyshimet ishin se bëhej fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla,  por, pas këtij publikimi, burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë ekskluzivisht për CNA.al se ashtu siç ka vepruar në të gjitha rastet e publikimit të këtyre videove dhe në raste të tilla të ngjashme, uniformat blu në zbatim të ligjit fillojnë hetimet menjëherë në bashkëpunim me prokurorinë, për të zbuluar se kur është bërë video, kush është personi, kur është filmuar , kur ka ndodhur ngjarja e të tjera. Tashmë Partia Socialiste ka marrë në mbrojtje kryebashkiakun e Bulqizës.

LEXO EDHE:  Arrestohet çifti shqiptar/ Po kalonin drogë në Maqedoninë e Veriut

LEXO EDHE:  Arrestohet çifti shqiptar/ Po kalonin drogë në Maqedoninë e Veriut

Burime nga PS thanë për CNA.al se kjo video është montazh dhe është përdorur për shantazh pasi janë kërkuar 100 mijë euro për mospublikimin e saj. Mesa duket se socialistët, pas deklarimit të kryebashkiakut Alla në publik, duket se e kanë ndarë mendjen që ta marrin në mbrojtje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta takon homologun bullgar/ “Besojmë tek mbështetja juaj për negociatat”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka takuar gjatë qendrimit në Izrael, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ndërsa bën me dije se në javët e ardhëshme ky i fundit do të vizitojë Tiranën.

Meta e ka falënderuar Radevin për ndihmat dhe solidaritetin që tregoi Bullgaria pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë,

“Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i Shtetit shqiptar e falenderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

LEXO EDHE:  Grindje në politikën gjermane për refugjatët nga Shqipëria e Kosova

LEXO EDHE:  Thaçi i mbyll derën bashkimit me Shqipërinë

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se  “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e plotë të Presidencës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE