Connect with Us

Të gjitha pushtetet e Dvoranëve/ Rama shpërblen “dashnorin” e Ben Blushit

Politikë

Të gjitha pushtetet e Dvoranëve/ Rama shpërblen “dashnorin” e Ben Blushit

Publikuar

-

CNA.al dy ditë më parë raportoi dorëheqjen e Ilir Zelës, kreut të AKEP-it.

Një kandidaturë që pritet të zëvëndësojë një nga emrat e njohur dhe ish-themeluesit të FRESH-it të socialistëve, Ilir Zelën, pritet të jetë, Edlira Dvorani, bashkëshortja e Ardian Dvoranit, anëtari i Gjykatës së Lartë, që ka kaluar në Vetting.(lexo këtu)  

         Edlira Dvorani

Aktualisht ajo është Anëtare e Këshillit Drejtues në AKEP, ndërkohë që pritet të marrë postin e Ilir Zelës, i dorëhequr tashmë.

Por, çfarë ka ndodhur me Dvoranin?

Disa muaj më parë, mediat treguan foto ekskluzive të një takimi të Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, pak kohë para se Ardian Dvorani të kalonte Vettingun. Ndërkohë që Dvorani ishte pjesë e trupës gjykuese, në procesin gjyqësor për aksionet e Top Channel.(Lexo këtu) 

Tani ajo që po ndodh është se shpërblimi ndaj Dvoranit, për gjyqin ndaj Topi-it, apo për “topat” e tjerë që i ka hedhur qeverisë në fushën e saj, që Rama të shënojë gola nëpërmjet sistemit të drejtësisë apo nëpërmjet institucioneve të tjera publike, është zgjedhur bashkëshortja e tij Edlira Dvorani që të shkojë në krye të AKEP-it, të një institucioni tjetër të rëndësishëm.

   Ardian Dvorani para KPK-së

E ndërkohë që Ardian Dvorani, pretendon të kapë Gjykatën e Lartë apo atë Kushtetuese, bashkëshortja e tij kërkon të kapë AKEP-in, një institucion jo pak i rëndësishëm.

LEXO EDHE:  Maliqi sulmon ashpër Ramën/ “Vuan nga deliri, i duket vetja pasha e sulltan”

Me zhvillimin e teknologjisë dhe hapat që hidhen në këtë fushë, AKEP pritet të jetë një nga institucionet më të rëndësishme dhe me një menaxhim prej disa dhjetëra-miliona euro.

Në Shqipëri, mesa duket Edi Rama po gjithçka që të gjitha pushtetet t’ia falë “Dvoranëve” të tij. Atij që ka në Gjykatën e   Lartë, të cilin e ka përdorur dhe Ben Blushi për interesat e tij dhe sot shpërblimi vjen për bashkëshorten.

Duke larguar një socialist si Ilir Zela, për të çuar në vend të tij bashkëshorten e një gjyqtari, i cili edhe pse e ka kaluar Vettingun, kurrësesi nuk mund të thuhet se hyn tek elita e ndershme e sistemit të drejtësisë.

Ai është thjeshtë dhe vetëm vegla dhe instrumenti që Rama e përdor për qëllimet e tij, apo  për interesa të tjera që fillojnë me dhe përtej Blushit./ CNA.al

Jep dorehëqjen kreu i AKEP/ Në vend të tij emërohet gruaja e gjyqtarit

Gjykata e Lartë në duar të “sheikëve”/ Ardian Dvorani me pasuri marramendëse

Drejtësia në duart e milionerëve/ Pasuria i ha “kokën” Ardian Dvoranit?

Probleme me deklarimin e pasurisë/ Dvorani drejt shkarkimit

Gjyqtari “dashnor” i Benit dhe Top Channel

Fakte skandaloze/ Zbardhet lidhja e Ardian Dvoranit me vëllain e Xhafajt

A do ta kalojmë verën pa Gjykatën Kushtetuese?/ Dvorani “lan duart” me procedurat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
3 Komente

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

29 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ Të rinjtë e FRPD protestë para kryeministrisë

Publikuar

-

Nga

Sot në 29 vjetorin e rrëzimit të bustit të dikatorit Enver Hoxha, të rinjtë e FRPD kanë zhvilluar një protestë simbolike para kryeministrisë.

Të mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe me pankarta në duar ata kanë lëshuar njëzëri thirrjen “Nga krimi, nga droga na iku Europa”, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban peng të ardhmen e të rinjve tnë vend.

Ata shprehen se sot pas 29 vitesh, jemi sërish në një diktaturë të dytë dhe sipas tyre busti i ri që duhet të rrëzojnë është Edi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta thirri popullin në Bulevard/ Ngjela: A e di presidenti se Prokuroria e Posaçme e arreston në flagrancë?!

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas Ngjelës, Meta po kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.
Ngjela thekson se në datën 2 mars të këtij viti, Meta do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Në postimin e tij, Ngjela sqaron se Prokuroria e Posaçme me forcën jurudike që i jep Kushtetuta mund të arrestijë në flagrancë Presidentin me akuzën e kryengritjes ose aktit kundër rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.
Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

“Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

LEXO EDHE:  Maliqi sulmon ashpër Ramën/ “Vuan nga deliri, i duket vetja pasha e sulltan”

LEXO EDHE:  Paloka thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave/ Bëjini block Edvinit e do e shihni si do lëpihet

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?”, shkruan Ngjela.
Sipas tij, arrestimi i Metës në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët.

“Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)”, përfundon Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve dhe vuajtjeve

Publikuar

-

Nga

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 20 shkurtin të cilën e cilëson si dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë

Sipas Berishës, ora 14:05 e 20 shkurtit të vitit 1991 është dhe mbetet dhe Ora e ngadhënjimit, triumfit të të shtypurve që përmbysën tiranin, Ora e Lirisë dhe Dinjitetit të shqiptarëve.

“Enver Hoxha, diktatori monster që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje në sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ish komuniste të Europës përveç Bashkimit Sovjetik.
Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhen në qytetin Studenti në revoltën më masive, më të fuqishme në tërë historinë tonë, në mbështetje të grevës epike të urisë të mbi 720 studenteve, e cila kurorëzoi me një fitore tjetër historike lëvizjen studentore të shkurtit 1991 të organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.
Më 20 shkurt të vitit 1991 uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të persekutuarve, më i madhi që Shqipëria kishte patur në tërë ekzistencen e saj do vershonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me një energji “nukleare”, guxim në kufijte e legjendës do të përballej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën më të egër të Europës, do të ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, panciret e saj dhe do përmbyste në ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjerëzor Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftes së dytë Boterore siç do ta quante në deklaratën e Samitit të Parisit Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendres së djathtë të Europës dhe Botës”, shkruan mes të tjerash Berisha.

LEXO EDHE:  Basha akuza Ramës: Është i zhytur në krim dhe i lidhur me bandat kriminale

LEXO EDHE:  Përshpirtja e qeverisë/ Edi Rama mban psalmin e rradhës

Ai thekson se kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave, të rejave, të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, qendrestarëve, viktimave të kalvarit horror të regjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha

“Prandaj sot le të perulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre që lanë rininë, ëndrrën, të ardhmen, jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtare teë regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!
Të dashur miq sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptar për t’ju rezervuar, me revolucion demokratik bijëve bastard me në krye Edvin Kristaq Tradhëtarin dhe narkoshtetit të tyre, fatin e merituar të diktaturës së etërve primitiv dhe barbarë” shkruan më tej Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE