Connect with Us

Superaksioni/ Sekuestrohen 116 kg drogë, në pranga 3 persona

Kronika

Superaksioni/ Sekuestrohen 116 kg drogë, në pranga 3 persona

Publikuar

-

3 persona janë arrestuar pas një aksioni të ndërmarrë nga policia greke në pikën kufitare Shqipëri-Greqi ditën e sotme. Mësohet se personat, shtetas grek të moshës 34, 36 dhe 51-vjeç, u arrestuan pas ndalimit të dy automjeteve në Grevena. Gjatë kontrollit të zhvilluar policia greke ka gjetur 116 kg drogë e llojit marijuanë, të vendosura në 36 pako, e cila u sekuestrua si provë materiale.

LEXO EDHE:  Po transportonin nga Qafë Thana drogë, në pranga dy polakë, at e bir

Sipas të dhënave, bëhet me dije se lënda narkotike është gjetur në mjetin e parë, ndërsa mjeti i dytë shërbente si shoqërues për kontrollin e rrugës.

Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuane në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë në Kukës/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Bresheri automatiku ne vlore dy te plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kukës.

Raportohet se një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë në fshatin Kalis.

Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije ndërkohë që policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e krimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Prokuroria administron akt eskpertimin e ADN, përputhet me Redjan Rrajën

Publikuar

-

Nga

Prokuroria ka siguruar prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoja.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BË, se duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës, mëson se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën.

Po sipas të njëjtave burime, Lala tha se ADN e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

LEXO EDHE:  Kapen 93 kg marijuanë/ Arrestohen gjashtë persona

LEXO EDHE:  Kapen 93 kg marijuanë/ Arrestohen gjashtë persona

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dorëhiqet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Gjykatës së  Apelit në Shkodër, Marina Rraboshta, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Mësohet se dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur pranë KLGJ-së, por ende nuk është pranuar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gjyqtaren Rraboshta për të marrë vendimin e dorëheqjes, por nuk dihet edhe pse KLGJ nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

LEXO EDHE:  Iu gjet kokainë, thikë dhe shuma parash/ Arrestohen trafikantët

LEXO EDHE:  Operacioni “Lapraka”/ Arrestohen në flagrancë tre persona, mes tyre dhe një grua

 

LEXO TE PLOTE