Connect with Us

Sulm me armë në Gjermani/ Humbin jetën dy persona

Bota

Sulm me armë në Gjermani/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Halle të Gjermanisë. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me armë.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, teksa policia është në kërkim të tij.

Rrethanat ende nuk dihen ndërsa pritet një version më i qartë i ngjarjes./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shpend Ahmet jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PSD-së

Publikuar

-

Nga

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në Partinë Socialdemokrate të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një reagimi në rrjetet sociale ku shprehet se nuk do të garojë më për asnjë pozitë drejtuese në parti.

“Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qrnë të arsyeshme e të drejta.

Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti.

LEXO EDHE:  Kur të merr era me vete…

LEXO EDHE:  Meidani sulmon Ballën/Je naiv hokatar!

Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017.

Kosova ka nevojë për opozitë të mirëfilltë e të fortë pa marr parasysh se kush është në qeveri. Jam i bindur se PSD ka mjaftueshëm njerëz e kuadro profesionale për ta udhëhequr në sfidat e radhës të adresimit të problemeve shoqërore, ofrimit të zgjidhjeve socialdemokrate, si dhe monitorimit të qeverisë.

Kryetarit të ri dhe organeve të reja drejtuese ju uroj suksese në sfidat e radhës. Socialdemokracia për mua mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve shoqërore.

LEXO TE PLOTE

Bota

Grabitje me armë/ Vritet pronari i hotelit, plagoset rëndë djali

Publikuar

-

Nga

Pronari i një hoteli në Buenos Aires, ka mbetur i vrarë gjatë një grabitje me armë ndërsa u plagos rëndë dhe djali i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës lokale 11:00 të shtunë, ku dy burra me motoçikleta, kanë tentuar të vjedhin bagazhet e dy turistëve britanik, para hotelit të 50-vjeçarit.

Nuk dihet nëse turistët ishin viktima të rastit apo ishin ndjekur nga hajdutët që në aeroport. Ndërkaq, policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE:  Drejtori i ARRSH-së sulmon qeverinë/ Dashamir Xhika: Kemi mungesë fondesh

LEXO EDHE:  Ambasada gjermane njofton kthimin e 70 azilkerkuesve

Sulmet nga grabitësit me motoçikleta, të njohur si motochorros, nuk janë të rralla në Buenos Aires./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pazaret për postin e Presidentit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, në letër, përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Por historia dydekadëshe dëshmon se pozita e kreut të shtetit përbën simbolin e pazareve politike për qëllime partikulare të subjekteve politike a të liderëve partiakë, shkruan sot Koha Ditore.

Mendësi pazari për këtë institucion ka demonstruar edhe opozita e deritashme, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Vota për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjen Demokratike (LDK) është përkthyer si vullnet i kosovarëve për ta ndryshuar mendësinë e deritashme politike.

Një marrëveshje koalicioni mes këtyre dy partive është vënë në pikëpyetje, pikërisht në kohën kur është qitur në rend dite ndarja e pushtetit, dhe pjesë e këtij pazari është bërë edhe institucioni i Presidentit, shkruan sot Koha Ditore.

Është LDK-ja ajo që e do këtë post, ani se Kosova nuk ka hyrë në orarin kushtetues kur duhet ta bëjë zgjedhjen e Presidentit. Kjo për shkakun se Hashim Thaçit i përfundon mandati tek në vitin 2021.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që shihet si njeri i cili do që ta pasojë Thaçin në majë të pushtetit, ka insistuar se marrëveshja duhet të përfshijë të gjitha pozitat me të cilat koalicioni potencial do të sfidohet gjatë katërvjeçarit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Sulmet në Mynih/ Humb jetën shqiptarja e dytë

LEXO EDHE:  Fotot/Ivanka Trump “verbon” gjermanët!

Ndërkaq lideri i LVV-së, Albin Kurti, fillimisht ka këmbëngulur që në tryezë të negociohen vetëm “karriget e zbrazëta” dhe jo posti i Presidentit. Megjithëkëtë, burime të gazetës kanë thënë se kjo parti është në gjendje të lëshojë pe, në rast se i ofrohet asaj një ministri më shumë nga LDK-ja, ndryshe nga marrëveshja parimore për t’i ndarë proporcionalisht dikasteret qeveritare.

Ngërçi në të cilin janë futur negociatat mes këtyre partive nuk ka kaluar. Përderisa LDK-ja është përcaktuar të mos lëvizë nga qëndrimi, LVV-ja, që ka marrë më së shumti vota më 6 tetor, ka shprehur gatishmërinë të shkohet në zgjedhje të reja, në rast se negociatat për koalicion dështojnë./KD

LEXO TE PLOTE